Inspirimi i Djallit

 

Inspirimi i Djallit

———————————

 

Allahu ka thënë:

 

“Dhe mos hani nga ato gjëra mbi të cilat nuk është përmendur emri i Allahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Dhe me të vërtetë shejtanët inspirojnë shokët e tyre që të polemizojnë me juve, e nëse i bindeni atyre, atëherë me të vërtetë do të ishit idhujtarë.” [El-Enam, 121]

 

 

“Dhe me të vërtetë, shejtanët inspirojnë shokët e tyre që të polemizojnë me juve…”

Ibën Ebu Hatim shënon se Ebu Is’haku ka thënë se një njeri i kishte thënë Ibën Omerit se El-Muhtar pretendonte se ai pranonte shpallje. Kështu që, Ibën Omeri i tha: “Të vërtetën e ka thënë,” dhe pastaj recitoi këtë ajet,

(“Dhe me të vërtetë, Shejtanët inspirojnë shokët e tyre…).

Ebu Zemili ka thënë: “Isha ulur pranë Ibën Abbasit në një kohë kur El-Muhtar ibën Ebi Ubejd po kryente Haxhin. Kur pastaj, një njeri erdhi tek Ibën Abbasi dhe i tha, `O Ibën Abbas! Ebu Is’hak (El-Muhtar) pretendon se ka pranuar shpallje këtë natë.’ Ibën Abbasi ia ktheu: Të vërtetën e ka thënë.’U mërzita[nga kjo] dhe i thashë: `Ibën Abbasi po thotë se El-Muhtar ka thënë të vërtetën!?’ Ibën Abbasi m’u përgjigj: `Ekzistojnë dy lloje të shpalljeve, njëra nga Allahu dhe tjetra nga shejtani. Shpallja e Allahut i zbriti Muhamedit, derisa shpallja e shejtanit vije tek miqtë e tij.’

Pastaj, ai recitoi:

(“Dhe me të vërtetë, Shejtanët inspirojnë shokët e tyre…”).

Ne, gjithashtu, përmendëm komentimin e Ikremes mbi këtë ajet,

(Inspirimi i njëri-tjetrit me fjalë të zbukuruara si mashtrim). Pastaj, Allahu thotë:

(që të polemizojnë me juve,)

Ibën Xheriri shënon se Ibën Abbasi ka komentuar;

(Mos hani nga ato gjëra mbi të cilat nuk është përmendur emri i Allahut…) deri,

(…që të polemizojnë me ju,) “Shejtanët inspirojnë mbështetësit e tyre besnik: `A hani nga ajo të cilën e therni por jo nga ajo që Allahu e ka bërë që të ngordhë”’ Es-Suddi ka thënë: “Disa idhujtarë u kishin thënë muslimanëve, `Ju pretendoni se kërkoni kënaqësinë e Allahut, kur akoma, ju nuk hani nga ajo që Allahu e ka caktuar të vdes, por, ju hani nga ajo që e therni’. 

Allahu ka thënë:

(dhe nëse i bindeni atyre…), dhe hani kafshë të ngordhura,

(atëherë me të vërtetë do të ishit idhujtarë.) Ngjashëm është thënë nga Muxhahidi, Ed-Dahhaku dhe shumë të tjerë nga dijetarët e selefit.

 

—————-

Përktheu: Meriton M.

Referenca: Kur’an: Tefsiri i Ibën Kethirit: Sureja Nr. 6

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read