BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhThirrësi Filipinas u ndihmoi më shumë se 1000 aziatikëve për ta përqafuar...

Thirrësi Filipinas u ndihmoi më shumë se 1000 aziatikëve për ta përqafuar Islamin

 

Thirrësi Filipinas u ndihmoi më shumë se 1000 aziatikëve për ta përqafuar Islamin

 

Xhide: Ronaldo, një punëtor filipinas në Riad, ka bindur më shumë se 1.000 aziatikë, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij për të përqafuar Islamin gjatë viteve të fundit, njoftoi dje e përditshmja arabe Al-Shark. Ronaldo, i cili punon në një restorant në Riad, tha se ai e pranoi Islamin si fenë e tij disa vjet më parë pas kuptoi domethënien e një ajeti Kuranor.

 

Ai ende e kujton pyetjen që i bëri njëri nga kolegët e tij muslimanë në restorant: “Pse nuk falesh me ne? A nuk do që të hysh në Xhennet në qoftë se vdes sonte? ” Ronaldo tha se kjo pyetje e kishte frymëzuar atë për të mësuar më shumë rreth Islamit. Ai më vonë dëgjoi për një ajet Kuranor që thotë: E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai ne boten tjetër është nga të dëshpëruarit.” ( Ali Imran, 85)

 

Ronaldo më pas pranoi Islamin me besimin se ai nuk do të jetë në gjendje për të hyrë në Xhennet pa ndjekur mësimet e tij. Një mik Indonezian e mori atë në qendrën më të afërt të daues në Rauda ku ai mësoi më shumë rreth besimit Islam dhe leksionet e tij. Ai më vonë u bë një propagandues i Islamit. Ai vizitoi kompanitë dhe kompleksin e banesave te punëtorëve të Azisë dhe i shpjegoi atyre mësimet spikatëse të fesë hyjnore. Ndërkohë, një grup Arabësh i  ndihmoi 50 filipinas që kishin përqafuar islamin për të kryer haxhin. “Shumë nga këta filipinas kishin ushtruar përpjekje të mëdha për të bindur familjet dhe miqtë e tyre për të përqafuar Islamin dhe shumica e tyre ishin të suksesshëm në përpjekjet e tyre fisnike”, tha Saud Al-Rajhi, organizator i programit.

 

Al-rajhi thanë se kanë koordinuar me qendrat e Daues në Filipine për të siguruar myslimanëve të rinj me libra të nevojshëm për Islamin dhe kurse të fesë. Pelegrinët u sollën nga Shoqata bamirëse e themeluar nga Shejh Abdul Mohsen Saleh bin Al-rajhi në vitin 1417H. “Më parë ne sjellnim më pak se 1,000 muslimanë për Haxh. Tani projekti është zgjeruar dhe ne ndihmojmë një numër të madh të muslimanëve të rinj për të kryer shtyllën e pestë të Islamit, përmbushjen e të gjitha shpenzimeve të tyre”, tha ai.

 

Njëzet e katërvjeçari nga Virxhinia Michael ishte në mesin e muslimanëve të ri i cili kreu haxhin me mbështetjen e grupit. Michael tha se pjesëmarrja në Haxh i ka dhënë atij një ndjenjë se ai është pjesë përbërëse e Umetit.”Më është dhënë mundësia për të jetuar me muslimanët nga vende të ndryshme, i veshur me të njëjtën formë dhe pjesëmarrja në formën e njëjte te faljes se namazit” tha ai.

Në kuadër të bamirësisë rreth 6.250 Muslimanë të rinj e kryen haxhin këtë vit, i cili organizohet nga 180 thirrës dhe 180 mbikëqyrës për t’ia ndriçuar muslimanët e rinj rrugën rreth Haxhit dhe Islamit.

 

 

Përshtati: Naim Berisha

Burimi në anglisht: http://arabnews.com/filipino-preacher-helps-over-1000-asians-embrace-islam?

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read