BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhInxhinieri Italian pranon Islamin në Arabinë Saudite

Inxhinieri Italian pranon Islamin në Arabinë Saudite

 

E Martë 29 mars 2011

 

Një inxhinier italian në Arabinë Saudite është konvertuar në Islam gjatë një bisede vetëm më pak se një orë me një dijetar musliman gjatë një ndeje për biznesmenët lokalë, raportoi një gazetë e gjirit mbretëror të Martën.

 

Giani Morana, 75 vjeç, iu bashkua shumë inxhinierëve arab dhe të huaj në një darkë nate në kryeqytetin Riad pa e kuptuar se kjo mund të çojë në përqafimin e tij për një fe të re, tha Alyoum.

 

Pas darkimit, ai kishte një bisedë 45-minutëshe me Shejh Rashid Al Fouad, kreu i Qendrës Islame të Udhëzimit në Riad, thoshte gazeta.

 

“Kur mbaroi biseda, Morana i tregoi Shejh Al Rashidit se donte të konvertohej në Islam… Ai u dërgua në një Xhami aty pranë ku përqafoi fenë e re. Morana i kishte thënë Shejhut se gjatë pranisë së tij në Arabinë Saudite e admironte Islamin dhe mënyrën e marrëveshjeve që kishte me biznesmenët Musliman.”

 

Përktheu: Naim Berisha

 

Burimi: http://www.emirates247.com/news/region/italian-engineer-in-saudi-converts-to-islam-2011-03-29-1.374311

http://www.islamifejaevertete.com/

Must Read