BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhIslami është për dashurinë e vërtetë, jo vetëm 'epsh: Vajza e ndejave...

Islami është për dashurinë e vërtetë, jo vetëm ‘epsh: Vajza e ndejave që ka përqafuar një jetë të re si një muslimane e konvertuar

 

Islami është për dashurinë e vërtetë, jo vetëm ‘epsh: Vajza e ndejave që ka përqafuar një jetë të re si një muslimane e konvertuar

 

Marrë nga DailyMail

 

Konvertimi i saj nga një vajzë të ndejave të Ibizës në një vajze me shami muslimane për vetëm 3 muaj mund të ngre një numër të vetullave – dhe ajo pranon se miqtë e saj ndoshta do të mendojnë se kjo është vetëm një nga trendet e saj të veshjes. Por, mësuesja stazhiere Heather Matthews një 27 vjeçare thotë se Islami i solli asaj dashuri dhe lumturi te cilën nuk e gjeti asnjëherë në stilin e saj të vjetër dhe të mangët.

 

Zonja Matthew, nënë e dy fëmijëve u konvertua në Islam katër javë më parë – dy muaj pas kthimit nga një festë në Ibiza dhe thotë se fotografitë e marra në këtë udhëtim derisa nuk kishte pranuar Islamin tregon tërë gabimin e imazhit perëndimorë rreth bukurisë.

 

Ajo tha: “Unë mendova se ishte e nevojshme për të vepruar dhe veshur në një mënyrë të caktuar për tu ndier mirë me veten time. Tani po i shoh vajzat dhe mendoj se me çfarë imazhi portretizohen ato ndaj njerëzve sidomos ndaj burrave.

“E tëra është për vetë-respekt. Nëse visheni dhe veproni në një mënyrë të caktuar, me të drejtë apo gabimisht, ju do të trajtoheni në një mënyrë të caktuar. ‘Islami më ka mësuar për dashurinë e vërtetë, jo për pasion dhe epsh të rremë. Tani shoh edhe logjikën e martesës së aranzhuar “.

 

Një studim nga një grup i multibesimit ‘ Faith Matters’ gjeti se numri i të konvertuarve muslimanë në Britani ka kaluar tashmë 100.000, duke u dyfishuar në dhjetëvitshin e fundit. Raporti vlerësoi se afërsisht dy të tretat e të konvertuarve të rinj ishin gra, me një moshë mesatare prej 27 vjeç siç është Zonja Matthews.

 

Rruga e saj në konvertim filloi kur ajo u përpoq të bindte ish-burrin e saj Jerrome, edhe vetë një mysliman i konvertuar, se feja ishte e gabuar. Ajo ishte ‘shumë e dyshimtë’ në këtë besim, dhe filloi leximin deri në atë masë sa për të mbështetur argumentet e saj.

 

Megjithëse u ndanë vitin e kaluar, ajo vazhdoi të mësoj rreth Islamit – dhe identifikohej me atë shumë e më shumë. Pastaj, katër javë më parë, ajo përfundoi procesin e ‘rikthimit’. Ajo thotë: “Unë iu nënshtrova ‘shehadetit’ ceremonia e konvertimit në Islam duke përsëritur deklaratën e besimit në prani te Imamit në një qendër lokale të multibesimit. “Me mua ishin disa motra muslimane dhe ato më blen një hixhab dhe libra islame për të festuar. Ishte e mrekullueshme. “

 

Por, ajo pranon se miqtë e saj kanë qenë të tronditur në shndërrimin e saj në një fe e cila është parë shpesh si shtypëse ndaj grave.

 

“Njerëzit ndoshta janë duke menduar:” Oh, ky është vetëm një trend tjetër nga Heather “. Nuk është, kjo është ajo që unë kam qenë në kërkim, një kohë të gjatë e kam mbushur jetën time me kënaqësi të çastit,” tha ajo.

Znj. Matthews, nga Preston, ka pasur edhe një reagim të matur nga familja e saj. Por, përgjigja nga kalimtarët – e ka habitur atë – sidomos efekti i shamisë së saj.

 

“Asnjë njeri nuk tenton të më nxitë në flirt. Kjo është një idiotësi e neveritshme. Kur unë vendos shaminë mund të i buzëqesh njerëzve pa ndjenjën e te menduarit se mund ti tërheq me pamjen fizike “, tha ajo.

 

 

Përshtati: Naim Berisha

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read