Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Të dhënat statistikore për vitin 1973 tregojnë se popullsia Muslimane në botë numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është Musliman. Është e mundshme që popullsia Muslimane do të vazhdojë të rritet dhe që Islami do të bëhet feja më e përhapur në botë. Arsyeja për këtë rritje të vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e popullsisë në vendet Muslimane, por gjithashtu edhe me numrat në rritje të njerëzve të cilët po kthehen në Islam, një dukuri që ka marr vrull, posaçërisht pas sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 Shtator 2001 (që më tej do t’i referohemi si 9/11). Ky sulm, për të cilin i erdh keq çdokujt, në veçanti Muslimanëve, papritur ka tërhequr vëmendjen e njerëzve (në veçanti të Amerikanëve) për Islamin. Njerëzit në Perëndim po flasin shumë për atë se çfarë feje është Islami, ç’thot Kur’ani, çfarë përgjegjësi rezultojnë me të qenit Musliman dhe si duhet Muslimanët t’i udhëheqin/drejtojnë punët e tyre. Ky interesim ka shkaktuar në mënyrë të natyrshme një rritje të numrit të njerëzve që kthehen në Islam në mbarë botën. Pra, parashikimi rëndom i dëgjuar pas 9/11 se “ky sulm do të ndryshojë rrjedhën e historisë botërore” në një mënyrë, ka filluar të realizohet. Procesi i kthimit drejt vlerave fetare dhe shpirtërore, të cilin bota është duke e përjetuar për një kohë të gjatë, është shëndrruar në një kthim në Islam.
Natyra e mrekullueshme e asaj që po ndodhë mund të shihet kur njeriu i kupton këto zhvillime që kanë lidhje me këtë tendencë, për të cilën kemi filluar të lexojmë në gazeta apo të dëgjojmë në raportet televizive. Këto zhvillime, përgjithësisht të raportuara si vetëm një element i rendit të ditës, janë në të vërtetë tregues shumë të rëndësishëm se vlerat morale Islamike kanë filluar të përhapen shumë shpejtë në mbarë botën. Si edhe në pjesët e tjera të botës, Islami është duke përjetuar një rritje të shpejtë në Evropë. Ky zhvillim ka tërhequr më shumë vëmendjen në vitet e fundit, siç dëshmohet nga shumë teza, raporte dhe artikuj të botuar për “vendin e Muslimanëve në Evropë” dhe “dialogu në mes të shoqërisë Evropiane dhe Muslimanëve.” Bashkë me këto raporte akademike, mjetet e informimit kanë bartur raporte të shpeshta për Islamin dhe Muslimanët. Zanafilla e këtij interesimi qëndron në rritjen e vazhdueshme të numrit të popullsisë Muslimane në Evropë dhe në arsyen se kjo rritje nuk mund t’i përshkruhet vetëm imigrimit. Derisa imigrimi me siguri ka pasur ndikim të rëndësishëm në rritjen e popullsisë Muslimane, aq shumë hulumtues e kanë adresuar këtë çështje për një arsye krejt tjetër: shkallën e lartë të konvertimit. Një histori e vitit 2004 në NTV News, e titulluar “Islami është religjioni që përhapet më së shpejti në Evropë,” u muar me një raport të nxjerrur nga shërbimi i brendshëm sekret Francez. Raporti përmendi se numri i atyre që konvertohen në Islam në vendet Perëndimore ishte rritur edhe më shumë, në veçanti menjëherë pas sulmeve të 9/11. Për shembull, numri i të konvertuarve në Islam në Francë u rrit për rreth 30 dhe 40,000 vetëm vitin e kaluar.
KISHA KATOLIKE DHE NGRITJA E ISLAMIT
Kisha Katolike e Romës, me qendër në Qytetin e Vatikanit, është njëri prej institucioneve që përcjell rrjedhat e konvertimit. Njëra prej temave kryesore gjatë takimit të Tetorit të vitit 1999 të sinodit të Evropës, në të cili morën pjesë gati i tërë kleri Katolik, ishte pozita e Kishës në mijëvjeçarin e ri. Tema kryesore e konferencës ishte rritja e shpejtë e Islamit në Evropë. The National Catholic Reporter raportoi se disa individë radikal pohuan se e vetmja mënyrë për të ndaluar Muslimanët që të bëhen të fuqishëm në Evropë ishte që t’i japet fund tolerimit të Muslimanëve dhe Islamit; individë të tjerë më objektiv dhe më të arsyeshëm nënvizuan faktin se pasiqë dy religjionet besojnë në një Zot, nuk do të duhej të kishte vend për çfarëdo konflikti apo lufte në mes tyre. Në një seancë, Kryepeshkopi Karl Lehmann i Gjermanisë theksoi se ka më shumë pluralizëm të brendshëm brenda Islamit se që shumë të Krishterë mund të përfytyrojnë dhe se pohimet e radikalëve për Islamin nuk kishin bazë në të vërtetën. (1) Marrja parasysh e pozitës së Muslimanëve duke e ditur pozitën e Kishës në mijëvjeçarin e ri ishte mjaft me vend, sepse një analizë e vitit 1999 e KB-së tregonte se në mes të viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropës u rrit për më shumë se 100 përqind. Raportohet se ka rreth 13 milion Muslimanë që jetojnë në Evropë: 3.2 milion në Gjermani, 2 milion në Britani të Madhe, 4 – 5 milion në Francë dhe të tjerët të shpërndarë nëpër tërë Evropën, në veçanti në Ballkan. Ky numër përfaqëson më shumë se 2% të popullsisë së përgjithshme të Evropës. (2)
VETËDIJA FETARE E MUSLIMANËVE PO RRITET NË EVROPË
Një hulumtim lidhur me këtë ka zbuluar poashtu se përderisa numri i Muslimanëve në Evropë vazhdon të rritet, ka një thellim të vetëdijes fetare në mesin e Muslimanëve. Sipas një studimi të bërë nga gazeta franceze Le Monde në Tetor të vitit 2001, krahasuar me të dhënat e grumbulluara në vitin 1994, shumë Muslimanë vazhdojnë të kryejnë faljet e tyre, të shkojnë në xhami dhe të agjërojnë. Kjo vetëdije është vënë re shumë më tepër në mesin e studentëve të universitetit. (3) Në një raport të bazuar në raportet e shtypit të huaj në vitin 1999, revista Turke Aktüel njoftoi se hulumtuesit Perëndimor llogarisin se në 50 vitet e ardhshme Evropa do të bëhet njëra prej qendrave kryesore për përhapjen e Islamit.
ISLAMI ËSHTË PJESË E PANDASHME E EVROPËS
Bashkë me këtë hulumtim sociologjik dhe demografik, ne poashtu nuk duhet të harrojmë se Evropa nuk është njohur me Islamin vetëm në kohët e fundit, por se Islami është në të vërtetë një pjesë e pandashme e Evropës. Evropa dhe bota Islamike kanë pasur marrëdhënie të ngushta me njëra tjetrën me shekuj të tërë. Së pari, shteti i Andaluzisë (756-1492) në Gadishullin Iberik dhe më vonë Kryqëzatat (1095-1291) dhe pushtimi Otoman i Ballkanit (1389), shkaktuan një marrëdhënie reciproke të qëndrueshme në mes të dy shoqërive. Shumë historianë dhe sociologë sot pohojnë se Islami ishte shkaku kryesor i lëvizjes së Evropës nga errësira e Mesjetës drejt shkëlqimit të Renesansës (Rilindjes) së saj. Në një kohë kur Evropa ishte e prapambetur në mjekësi, astronomi, matematikë dhe shumë fusha tjera, Muslimanët posedonin një thesar të pafund të dijes dhe mundësi të mëdha zhvillimi.
BASHKIMI MBI NJË BAZË TË PËRBASHKËT: “MONOTEIZËM”
Rritja e Islamit pasqyrohet gjithashtu në rritjen e fundit të dialogut ndërfetar. Këto dialogje fillojnë duke pohuar se tri religjionet monoteiste kanë një fillim të përbashkët dhe mund të bashkohen në një pikë të përbashkët. Dialogje të tilla kanë qenë mjaft të suksesshme dhe kanë shkaktuar një afrim të rëndësishëm, posaçërisht në mes të Krishterëve dhe Muslimanëve. Në Kur’an, Zoti na bën me dije se Muslimanët i ftojnë Ithtarët e Librit (të Krishterët dhe Çifutët) të bashkohen në një bazë të përbashkët: Thuaju (o i Dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë tjetër pos All-llahut, të mos i shoqërojmë Atij asnjë shok, të mos konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi Muslimanë (besuam një Zot)!” (Kur’an, 3:64) Të tri religjionet monoteiste kanë besime të përbashkëta dhe të njëjtat vlera morale.
Besimi në Ekzistencën dhe Njësinë e Zotit, në engjuj, në Profetë, në Ditën e Fundit, në Parajsën dhe Ferrin janë parimet e tyre themelore të besimit. Veç kësaj, vetflijimi, nënshtrimi, dashuria, toleranca, respekti, mëshira, ndershmëria, shmangja nga keqbërja dhe padrejtësisë dhe të vepruarit në pajtim me ndërgjegjen janë të gjitha cilësi morale përgjithësisht të pranuara. Prandaj, pasiqë këto tri religjione janë në të njëjtin nivel, ato duhet të punojnë së bashku për ta çrrënjosur mosmarrëveshjen, konfliktin dhe dhimbjen që shkaktojnë ideologjitë jofetare. Kur të gjykohet nga ky këndvështrim, dialogu ndërfetar fiton shumë më tepër rëndësi. Seminaret dhe konferencat që bashkojnë përfaqësuesit e këtyre feve dhe mesazhet e paqës dhe vëllazërisë që rezultojnë prej tyre, kanë vazhduar rregullisht që nga mesi i viteve të 1990-ta.
LAJME TË GËZUARA PËR NJË EPOKË TË SHENJTË
Kur bashkohen gjithë këto fakte, bëhet e qartë se ekziston një lëvizje e fuqishme drejt Islamit në shumë vende dhe se Islami është duke u bërë gjithnjë e më shumë tema më e rëndësishme e interesimit në botë. Këto zhvillime tregojnë se bota është duke lëvizur drejt një epoke krejtësisht të re, epokë në të cilën, me vullnetin e Zotit, Islami do të fitojë në rëndësi dhe mësimet morale të Kur’anit do të përhapen si një valë që rritet. Është e rëndësishme të kuptohet se ky zhvillim tejet i rëndësishëm u shpall në Kur’an 14 shekuj më parë: Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët. (Kur’an, 9:32-33) Përhapja e parimeve morale të Islamit është njëri prej premtimeve të Zotit dhënë besimtarëve. Veç këtyre vargjeve, shumë thënie të Profetit tonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pohojnë se mësimet morale të Kur’anit do të mbizotërojnë. Në ditët e fundit para fundit të botës, njerëzimi do të përjetojë një periudhë në të cilën keqbërja, padrejtësia, mashtrimi, hilja, luftërat, mosmarrëveshjet, konflikti dhe degjenerimi moral do të jenë të përhapura në mbarë botën. Pastaj do të vie Epoka e Artë, në të cilën këto mësime morale do të fillojnë të përhapen midis njerëzve si një valë që rritet dhe përfundimisht do të mbizotërojnë në mbarë botën. Disa prej këtyre thënieve, si edhe komentimet e mësuara mirë për to, janë dhënë më poshtë: Gjatë kësaj (periudhe), umeti (populli) im do të jetojë një jetë aq të rehatshme dhe të lumtur që kurrë më parë nuk e kishin jetuar. (Toka) do të jap frutet e saj dhe s’do të mbajë asgjë dhe pasuria në atë kohë do të jetë e bollshme. (Sunan Ibn-i Majah) … Banorët e qiejve dhe të tokës do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë gjithçka që rritet dhe qiejt do të lëshojnë shi me bollëk. Prej gjithë të mirave që Zoti do t’u dhurojë banorëve të tokës, të gjallët do të dëshirojnë që të vdekurit të rikthehen prap në jetë. (Muhkhtasar Tazkirah Qurtubi, faqe 437) Toka do të shëndrrohet në një tabaka të argjentë të bimësisë që rritet… (Sunan Ibn-i Majah) Toka do të jetë përplot barazi dhe drejtësi sikurse që ishte më parë përplot shtypje dhe tirani. (Abu Davud) … Nuk do të ketë padrejtësi apo tirani. (ad-Dani) Drejtësia do të mbizotërojë deri në atë masë sa që çdo pronë e marrur me forcë do t’i kthehet pronarit të saj; gjithashtu, gjëja e një personi tjetër edhe nëse ajo gjendet në gojën e dikujt, do t’i kthehet pronarit të saj… Siguria do të përhapet gjithandej në Tokë dhe madje femrat do të jenë në gjendje ta kryejnë haxhin e tyre pa shoqërimin e meshkujve. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar, faqe 23) Bazuar në këto thënie, Epoka e Artë do të jetë një epokë në të cilën do të mbizotërojnë drejtësia, bollëku, begatia, mirëqenia, siguria, paqja dhe vëllazëria midis njerëzve, dhe epokë në të cilën njerëzit do të përjetojnë dashurinë, vetflijimin, tolerancën, dhembshurinë, mëshirën dhe besnikërinë. Në thëniet e tij, Profeti jonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thot se kjo periudhë e bekuar do të përjetohet përmes ndërhyrjes së Mahdit i cili do të vie në fundin e kohës për ta shpëtuar botën nga kaosi, padrejtësia dhe shkatërrimi moral. Ai do t’i çrrënjos ideologjitë e pafe dhe do t’i jap fund padrejtësisë që mbisundon. Për më tepër, ai do ta bëj religjionin siç ishte në ditët e Profetit tonë (paqja qoftë mbi të), do të bëj që mësimet morale të Kur’anit të mbizotërojnë midis njerëzve dhe do të vendos paqë dhe mirëqenie në mbarë botën. Ngritja e Islamit që po përjetohet sot në botë, si edhe roli i Turqisë në epokën e re janë shenja të rëndësishme se epoka e paralajmëruar në Kur’an dhe në thëniet e Profetit tonë është shumë afër. Është dëshirë e thekshme e jona që Zoti do t’na lejojë të jemi dëshmitarë të kësaj kohe të bekuar./HY/