BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhItali: Islami feja e dytë në vend

Itali: Islami feja e dytë në vend

Itali: Islami feja e dytë në vend Numri i muslimanëve ka arritur në një milion e shtatëqind mijë, gjithnjë sipas qendrës italiane të Statistikave Kombëtare Në Universitetin Niccolò Cusano në kryeqytetin Italian Roma, u mbajt një konferencë me titull: “Muslimanët në Itali” ku u diskutua për situatën e muslimanëve dhe marrëdhëniet e tyre me shtetin. Gjatë konferencës imami i qytetit të Florence si dhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame në Itali, Izzedin Elzir, deklaroi se numri i muslimanëve ka arritur në një milion e shtatëqind mijë, gjithnjë sipas qendrës italiane të Statistikave Kombëtare (ISTAT). Ai deklaroi se muslimanët janë duke kontribuar në të ardhurat kombëtare të Italisë me 4-5%. Ata përfaqësojnë një kulturë civilizuese në shoqërinë italiane, mirëpo atyre u mungon një memorandum mirëkuptimi ligjor të pranuar nga shteti, edhe pse ligji dhe Kushtetuta parashikojnë lirinë e pakicave fetare. Agostino Cilardo, ekspert i ligjit islamik në Institutin e Lartë për Studime Orientale në Napoli, deklaroi: “Kërkesa për një memorandum mirëkuptimi kërkon një përfaqësues të vetëm ligjor për të gjitha komunitetet islame, në mënyrë që të bëhet nënshkrimi me të si një palë e dytë e njohur nga të gjithë muslimanët dhe kjo është që u mungon muslimanëve tani, prandaj ata duhet të angazhohen në këtë drejtim.” Imami Izzedin Elzir tha: “Ne jemi pjesë e këtij vendi sepse ne jemi italianë, mirëpo kemi besim islam. Ne angazhohemi seriozisht për t’u integruar në vend, të arrijmë sigurinë gjë që do të ndikojë në sigurinë e muslimanëve në mënyrë implicite.” Burimi: krenaria.com

Must Read