BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunJepja besën Allahu se do ta falësh rregullisht namazin

Jepja besën Allahu se do ta falësh rregullisht namazin

Jepja besën Allahu se do ta falësh rregullisht namazin

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë:”I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz! Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.” (Kurani, 87:14-17)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Unë ia kam bërë detyrë umetit tënd pesë namaze dhe kam dhënë besën se, kushdo që i ruan ato, duke i falur në kohën e tyre, do ta fus në Xhenet, kurse për atë që nuk i ruan ato, nuk kam dhënë besë.” [E SHËNOJNË EBU DAVUDI DHE IBN MAXHE.]

URTËSI
Ibn Ashuri thoshte: “Allahu (në ajetin e mësipërm) ka përmendur pastrimin para përmendjes së Zotit dhe namazit, për shkak se ai është thelbi i këtyre veprave. Kjo, se, kur pastrohet shpirti, në të ndriçon nuri i udhëzimit, rrjedhimisht e kupton vlerën dhe dobitë e këtyre veprave (dhikrit dhe namazit), andaj i shton ato.”

DILEMË
Nesër do të filloj të falem (!)
E kush të siguron ty se do ta arrish ditën e nesërme? Mos harro asnjëherë, vdekja vjen papritmas! Të shumtën e herëve lënia e një mirësie për nesër është kurth i shejtanit që të mos fillosh sot mbarësinë.

KËSHILLË
Allahu ka dhënë besën se do ta fusë në Xhenet atë që i fal pesë namazet e detyrueshme ditore, andaj jepja edhe ti besën Allahut se do të kujdesesh për namazin, në mënyrë që Allahu të të bëjë banor të Xhenetit, sepse Ai nuk e thyen premtimin!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read