BallinaARTIKUJMuhamed s.a.v.sJeta e Profetit në formë kronologjike

Jeta e Profetit në formë kronologjike

 

Kronologjia e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem në vite

 

Viti 570: Lindja e Muhamedit në Mekë. Fëmijëria e tij është ajo e një jetimi të vetmuar.

Viti 576: Pas vdekjes së nënës, Amina, gjyshi i tij, Abdyl Muttalibi, u bë kujdestar i tij; dy vjet më vonë, detyrën e kujdestarit e mori përsipër xhaxhai i tij, Ebu Tâlibi.

Viti 582: Udhëtimi i parë tregtar në Siri, i shoqëruar nga Ebu Tâlibi.

Viti 595: Martesa me Hatixhen.

Viti 595: Lind djali i tij i parë, Kasimi, i cili vdes para moshës dyvjeçare.

Viti 605: Muhamedi ndihmon në rindërtimin e Qabesë.

Viti 610: Engjëlli Xhibril viziton Muhamedin në shpellën e Hira-s. Shpallja e vargut të parë kuranor: Ikra (Lexo!). Hatixhja, Aliu, Ebu Bekri dhe Zejdi u bënë muslimanë.

Viti 613: Fillon shpallja publike e Islamit.

Viti 615: Shpërngulja e parë (hixhreti) e një grupi muslimanësh në Abisini.

Viti 616: Përndjekjet fillojnë. Muhamedi, familja dhe besnikët e tij u bojkotuan nga banorët e Mekës.

Viti 619: Viti i dëshpërimit: Hatixhja dhe Ebu Tâlibi vdesin. Predikimi i Muhamedit (a.s.) i drejtohet Taifit.

Viti 621: Udhëtimi natën nga Meka në Jeruzalem (el isrâ’) dhe ngjitja përtej shtatë qiejve (el mi’râxh). Persekutimet dhe kërcënimet intensifikohen. Përgatitjet për nisjen në Jethrib.

Viti 1H/622: Profeti emigron dhe pritet në Medinë. Përpunohet një Kushtetutë e re për banorët e qytetit.

Viti 2H/623: Ndërrohet Kibla. Drejtimi i faljes nuk është më nga Xhamia Aksa e Jeruzalemit, por nga Qabeja, në Mekë. Besimtarëve u jepet leja për të luftuar. Beteja e Bedr-it, një fitore
e madhe për muslimanët.

Viti 3H/625: Beteja e Uhud-it; muslimanët pësojnë disfatë.

Viti 5H/627: Beteja e Aleatëve (kështu quhet beteja e Hendekut): rrethimi i gjatë i Medinës u realizua nga dhjetë mijë kurejshitë.

Viti 6H/628: Marrëveshja e Hudejbije-s, pushimi i përkohshëm i luftimeve midis Profetit (a.s.) dhe politeistëve.

Viti 7H/629: Letra që Pofeti i dërgoi Kisra-s, mbret i Persisë, perandorit të Bizantit, si dhe udhëheqësve të tjerë, për t’i ftuar ata në Islam.

Viti 8H/629: Çlirimi i Mekës nga një ushtri e fortë, e përbërë nga dhjetë mijë muslimanë. Amnistia e përgjithshme dhe shkatërrimi i idhujve.

Viti 10H/632: Haxhillëku i fundit i Profetit (a.s.). Shpallja e plotë e Kuranit. Vdes Profeti (a.s.).

 

Burimi: ProfetiIslam.com

www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read