JETA ME ALLAHUN KA SHIJE TJETËR!
Ec përpara dhe mos e rrit zërin, shiu është ai që i rrit lulet, jo bubullima!
Shpirtrat më të mirë janë ata që nuk i mohojnë të mirat edhe përskaj mospajtimeve!
Distanca nuk e afron dhe nuk e largon askënd, zemrat janë ato që e bëjnë atë!
Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Përgjatë qëndrimit tënd në namaz, ti troket në derën e Mbretit, ai që troket në derën e Mbretit, atij i hapet.”
Dynjaja është shumë e lirë! Atë mund ta posedojë çdokush nga ne, pasaniku dhe fukaraja, mbreti dhe ministri, mirëpo, Xheneti është i shtrenjtë, nëse nuk mund ta posedosh me veprat e tua të mira, nuk mund ta posedosh me pasurinë dhe arin tënd!
Çdo gjë që e njeh, nuk do të thotë se ta qetëson zemrën, disa gjëra janë më të bukura, nëse mbeten të panjohura!
Shpirtrat më të shtrenjtë janë ata, që e përjetuan dhembjen dhe mundohen, që të tjerët mos ta shijojnë shijen e saj!
Brengën e pastron loti, zemrën e ringjall një sexhde dhe ëndrrën e realizon lutja!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU