BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeNjë grua shembull! - Ngjarje e mrekullueshme

Një grua shembull! – Ngjarje e mrekullueshme

Një grua shembull!

Njëherë e një kohë, një mbret e kishte gjykuar një zdrukthëtar me ekzekutim.
Kur e kuptoj lajmin, atë natë s’po e zinte gjumi, gruaja e tij i tha:
“Fli o zdrukthëtar si çdo natë, se Zoti është Një, e dyert (burimet) e Tij janë të shumta”.
Fjala e gruas e qetësoj zdrukthëtarin paksa dhe mbylli sytë.
Në mëngjes rojet trokasin në derë, zdrukthëtari u zverdh, e dinte se çfarë e pret, u hapi derën plotë frikë.
Rojet të mbushur frymë dhe nxitim i thanë:
“Mbreti ka vdekur na duhet një tabut.”
Zdrukthëtari plotë gëzim i kthehet gruas duke thënë:
“Fli o zdrukthëtar si çdo natë se Zoti është Një, e dyert e Tij janë të shumta”.

Njeriu mendon dhe planifikon ndërsa Zoti ndryshe vepron.

Muhamedit, alejhi selam, kur i zbriti shpallja në shpellën Hira dhe pa Xhibrilin në formën e vet, përjetoi gjendje shpirtërore të rëndë, erdhi me vrap te gruaja e tij Hatixhja, kur ajo mësoj për ngjarjen pa asnjë hezimit i tha:
“Mos u shqetëso, se Zoti nuk i humb atë që ndihmon nevojtarët, dhe atë që mbanë lidhjet farefisnore.”

Një grua shembull si kjo, trishtimin mund t’a kthej në qetësi dhe humbjen në shpresë, mbi të gjitha kujdeset për përforcimin e lidhjes mes Zotit dhe burrit të saj.

Gruaja e mirë dhe burrin e varfër e bën mbret!

Hoxhë Bashkim Bajrami

Must Read