BallinaSpikasimJeta pa Allahun!!!

Jeta pa Allahun!!!

Jeta pa All-llahun është fatamorganë

Ditët kalojnë njëra pas tjetrës, jetës pak nga pak i afrohet fundi e koha ec së bashku me ne pa mos u ndalur asnjë çast. Dhe ja kur sheh, fëmiu është rritur, i riu është krusur nga pleqëria e plakun e ka mbuluar dheu. Jeta vërtet nuk është e amshuar, por një hije që kalon, një huazim që kërkon të kthehet.Ditët e saja harxhohen, lulet e saja thahen gëzimi i saj harrohet e mbetet vetëm vepra e njeriut, e mira dhe e keqja e tij. Pastaj njeriu kthehet tek All-llahu për të dhënë llogari për punët e tij të mira apo të këqia.
Nuk është mirë o njeri që ti harxhosh ditët tua të cilët janë të pakthyeshme në diçka që do të të sjell keqardhje e pendim. Pra shfrytëzoi këto orë të pakta në përulje ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] se kjo është një thesarë i çmuar vlera e të cilit nuk mund të catohet me pasuri. Njerëzit kanë harruar, nuk e dinë realitetin e kësaj bote dhe qëllimin e ekzistimit të tyre. Janë habitur dhe kanë humbur rrugën në këtë labirint.
Shpirtërat e tyre nuk zgjohen përderisa t’i rrëmbej meleku i vdekjes, e atëherë fillojnë të mendojnë mirëpo atëherë i kaplon dhimbja, keqardhja dhe pendimi ua shtrydh zemrat e tyre. Përkujtojnë jetën e kaluar në punë që s’ju bëjnë dobi. Fillojnë të këlthasin por këlthitja s’u ndihmon. Atëherë kuptojnë se jetën e tyre nuk e kanë shfrytëzuar.
Na lejoni t’i bëjmë vend të vërtetës në shpirtërat tanë, na lejoni ta njohim jetën e vërtetë se jeta që nuk është në rrugën hyjnore, jeta e cila nuk lidhet me Zotin e jetës, jeta e zhveshur nga rregulat islame është jetë e kotë. Pronari i saj gjen në vetvete vuajtje, në shpirtin e tij uri për shkak se ai jeton duke mos e jetuar të vërtetën dhe pa e ditur qëllimin e tij.
Njihe Zotin tënd do ta njohësh vetveten, do ta gjesh gëzimin, do të udhëzohesh drejt qëllimit tënd, e pa këtë jeta yte është si, fatamorganë shkëlqen në nxehtësinë e madhe të diellit dhe të duket se është diçka që të bën dobi dhe kënaqësi porse në realitet ajo s’është gjë, ajo është FATAMORGANE.

Marrë nga libri “ Mevakif ve iber” Dr. Sulejman ibën Omer El Eshkar
Përktheu:Agim Bekiri

Must Read