Ju pyes për Allah?
Pse disa të rinj dhe disa të reja i pasojnë dhe imitojnë këngëtarët dhe artistët, Allahu i udhëzoftë, dhe nuk hulumtojnë dhe kërkojnë se si ta pasojnë Muhamedin, alejhi selam, dhe të marrin edukatën e tij?
A nuk e meriton kjo kohë që të jesh Muhamedi, alejhi selam, ndërsa ti motër e nderuar Hadixheja ose Aisheja?
Është çudi e madhe kur sheh një të ri i cili vesh pantallona që janë në trend për t’u veshur sepse është “modë”, e nëse i thua shkurtoj ato mbi zogun e këmbës se kështu ka qenë suneti i Muhamedit, alejhi selam, ai përgjigjet: “O ti i ri, feja e Allahut është lehtësim dhe kjo është esenca, e ana e jashtme nuk luan ndonjë rol të madh”. Këto janë arsyetime dhe përgjigje të Shejtanit (Allahu ju ruajttë), vëlla dhe motër e nderuar!
Edhe më çudi është kur sheh dikë i cili thotë: “A nuk është Filan Hoxha i cili ka mjekër dhe ka sjellje të këqija?
Të tillëve u themi, askush nuk është argument në fenë e Allahut pos Muhamedit, alejhi selam!
Allahu i Madhërishëm thotë:
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun. [El-Ahzab 21]
A nuk e ke shembullin më të mirë në të dërguarin e Allahut?!
O vëlla besimtar, Mos e shiko askënd, e as mos u brengos se si të shikojnë njerëzit ty, por ec rrugës dhe ki shembull të dërguarin tënd, Muhamedin, alejhi selam.
Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, në fund do të arrish tek Allahu, krijuesi Yt!
Allahu më faltë mua dhe ju!
Përktheu: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com