Kërkimi i dynjasë me punët e Ahiretit
Mutarrifi ka thënë:
“Dëshira më e keqe për dynjanë është që ajo të kërkohet me punët e ahiretit.”
📚Bejhakiu në esh-Shuab, 6930.
Fudejl ibn Ijadi ka thënë: “Për mua, më e dashur është të arrij dynjanë me tupan e fyell sesa ta arrij nëpërmjet fesë.
📚Bejhakiu në esh-Shuab, 6931
Xhunejdi ka thënë: “Kam dëgjuar Surriun duke qortuar atë që ushqehet nëpërmjet fesë së tij dhe thoshte: “Është përbuzje dhe dobësi që njeriu të ushqehet nëpërmjet fesë së tij.”
📚Bejhakiu në esh-Shuab, 6932
Malik ibn Enesi tregon: “Rabiu (mësuesi i tij) më ka thënë: “O Malik, cilët janë të ulëtit (fundërrinat)?” Unë i thashë: “Ata që ushqehen nëpërmjet fesë.” Ai më tha: “Po cilët janë më të ulëtit?” Unë thashë: “Ata që rregullojnë dynjanë e të tjerëve nëpërmjet fesë së tyre.” Vazhdon e tregon: “Atëherë më vuri në ballë të vendit (më avancoi),”
📚Bejhakiu në esh-Shuab, 6933.