Kërkimi i mbrojtjes nga shtatë gjëra
Imam Nesaiu -Allahu e mëshiroftë!- transmeton në ‘Sunenin’ e tij [Libri i kërkim mbrojtjes: Kapitulli 61, Kërkimi i mbrojtjes nga rënia nga një vend i lartë, dhe nga shtypja nga një ndërtesë që bie] (nr. 5531):
“Mahmud ibën Gajlan na ka rrëfyer duke thënë: el-Fadl ibën Musa na ka rrëfyer: nga Abdullah ibën Se’id: nga Sejfi, robi i liruar i Ebu Ejjub: nga Ebul-Jeser, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!- lutej:
Transliterimi
“Allahumme inni e’udhu bike mine-t-teraddi, uel-hedmi, uel-garaki, uel-hariki, ue e’udhu bike en jetehabbetanije-sh-shejtanu ‘inde-l-maut, ue e’udhu bike en emutu fi sebilike mudbiran, ue e’udhu bike en emutu ledigan!”
Përshtatja në shqip:
“O Allahu im kërkoj mbrojtje tek Ti nga rënia nga një vend i lartë, dhe nga shtypja nga një objekt që bie, dhe nga përmbytja, dhe nga djegia deri në vdekje, dhe kërkoj strehim tek Ti nga mposhtja e shejtanit në momentin e vdekjes, dhe kërkoj strehim tek Ti nga vdekja në rrugën tënde duke ikur, dhe kërkoj strehim tek Ti nga vdekja nga një thumb i helmueshëm!”
*Gjithashtu rrëfyer nga Ebu Davudi [Libri i Lutjeve, Kapitulli 367. Sa i përket kërkim mbrojtjes: (nr. 1552)
*Klasifikuar si “Sahih” nga Imam Albani -Allahu e mëshiroftë!-.
Burimi: www.islamifejaevertete.com