BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunKërkoni ndihmë me durim e namaz

Kërkoni ndihmë me durim e namaz

Shkaku i njëzetedytë (i lumturisë):

#Namazi Namazi

#Kërkoni ndihmë me durim e namaz (Kuran)

Kur të godet frika dhe të të kaplojë mërzia dhe kur pikëllimi të mbërthejë për qafe, ngritu menjëherë për në namaz, që shpirti yt të kthehet te ti dhe të qetësohet. Vërtet namazi me lejen e Allahut është garancë që çrrënjosë ngulitjet e pikëllimeve dhe dëshpërimeve dhe largon traumat. Pejgamberin alejhis-selam kur e mundonte diçka thonte “Na qetëso me namaz o Bilal”, namazi ishte kënaqësia, lumturia dhe pushimi i tij. Kam lexuar biografinë e disa njerëzve të spikatur të cilët kur ngushtoheshin nga telashet e problemet dhe kur belatë i kaplonin, strehoeshin në namaz të përulur që me pastaj t’u kthehej fuqia, dëshira dhe ambiciet e tyre. Namazi i frikës është bërë obligim që të kryhet në çastet e frikës, atë ditë kur të fluturojnë kafkat e kokave, atëherë kur shpirtrat t’u ekspozohen tehave të shpatave… ku ja, namazi i frikës bëhet përforcimi dhe qetësimi më i madh.

Gjenerata të cilës i janë ashpërsuar sëmundjet shpirtërore duhet që të njoftohet me xhaminë, ta përulin ballin e tyre, që së pari ta fitojnë kënaqësinë e Zotit të tyre e pastaj edhe që t’i shpëtojnë vetët e tyre nga ky dënim i vazhdueshëm e i rëndë ose përndryshe lotët do t’i djegin qerpikët e tyre, mërzia e traumat do t’i shkatërrojnë nervat e tyre e pranë tyre nuk ka ndonjë fuqi që do t’u ndihmojë me qetësim e siguri përveç namazit. Prej begative më madhështore sikur ta dinim janë këto pesë namazet, çdo ditë e natë, që shlyejnë mëkatet tona, i ngritin shkallët tona te Zoti ynë, e pastaj ato janë ilaç madhështor për fatkeqësitë tona dhe po ashtu ilaç efikas për sëmundjet tona, derdhin në ndërgjegjiet tona sasi të pastërta të bindjes dhe mbushin gjokset tanë me kënaqësi. E sa u përket atyre që u larguan nga xhamia dhe braktisën namazin, brengë përmbi brengë, pikëllim përmbi pikëllim dhe fat i keq: “
Të shkatërruar janë dhe ua ka humbur veprat e tyre”(Kuran).

Aid El-Karni

Must Read