BallinaPraktikaRamazaniKëshillat e Omer Ibnul Khatabbit në Natën e Parë të Ramazanit

Këshillat e Omer Ibnul Khatabbit në Natën e Parë të Ramazanit

Është treguar se në natën e parë të Ramazanit, Omeri radiAllahu anhu, pasi të falte Magribin – Namazin e Akshamit, do tu drejtohej njerëzve:

”Uluni. Pastaj do tu jepte një këshillë të vogël: Me të vërtetë agjërimi është bërë obligim për ju, dhe qëndrimi në namazin e natës nuk është bërë obligim për ju, mirëpo ata që mund të qëndrojnë në namazin e natës duhet që të veprojnë ashtu përshkak të shpërblimeve shtesë, për të cilat na ka treguar Allahu. Kështu që, kush nuk mund të qëndrojë në namaz le të shkojë që të flejë në shtratin e tij”. Dhe thoshte: “Keni kujdes nga të thënurit, do të agjëroj nëse ky ose ai agjëron dhe do të qëndrojë në namazin e natës nëse ky ose ai qëndron në namazin e natës”.

Kushdo që agjëron ose qëndron në namazin e natës, këtë duhet ta bëjë për hir të Allahut, dhe duhet ta dini se ju jeni në namaz për aq kohë sa jeni duke e pritur namazin.

Minimizoni punët ose fjalët e kota në Shtëpitë e Allahut dhe këtë e tha dy ose tri herë. Askush nga ju mos të agjërojë pak ditë para Ramazanit, dhe këtë e përsëriti dy ose tri herë. Dhe mos agjëroni derisa të shihni hënën e re, përveç nëse është vranësirë. Nëse është vranësirë, plotësone 30 ditëshin. The mos e prishni agjërimin derisa të shihni errësirën mbi male ( derisa të ketë perënduar dielli).

Must Read