BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiKini frikën Allahut, kini frikën Allahut në fshehtësitë

Kini frikën Allahut, kini frikën Allahut në fshehtësitë

Pasha Allahun, kam parë prej atyre që falen dhe agjërojnë shumë, heshtin shumë, përulet në veten, dhe rrobat e veta, megjithatë, zemrat largohen prej tij, dhe ndikimi i tij në shpirtra, s’është ai që kërkohet.

Nga ana tjetër, kam parë prej atyre që veshin petka të shtrenjta, të cilët s’kanë shumë nafile, e përulje, porse, zemrat turrën me dashuri pas tij.

Unë kam menduar mbi shkakun e kësaj, dhe kam gjetur, se është puna e të fshehtës, siç transmetohet për Enes ibn Malikin: “Se ai, s’kishte vepër të shtuar prej namazit dhe agjërimit, porse, kishte diçka të fshehur.”

Andaj, secili që e rregullon të fshehurën e vet, shpërndahet aroma e vlerës së tij, e pastaj zemrat, jepen në përhapjen e aromës së tij.

👉 Kini frikën Allahut, kini frikën Allahut në fshehtësitë, ngase me prishjen e fshehtësisë, s’bën dobi e jashtmja e mirë. 👈

#Ibnul Xheuzij, Allahu e mëshiroftë

📚[[ Sajdul Khatir f.195-196 ]]

Must Read