Arsyeshmëria, mençuria, urtësia janë cilësi të mëdha që njeriu nuk i posedon si të plota derisa të arrijë moshën katërdhjetë vjeçare.
Një fëmijë shtatë ose tetë vjeçar do ketë shumë të meta. Ai do gënjejë dhe këtë nuk do ta shohë si të keqe sepse ende nuk di të dallojë imagjinatën nga realiteti. Nuk e kupton esencën e të thënurrit çdoherë të vërtetën dhe nuk ndien se ka bërë diçka të keqe nëse gënjen.
Fëmija në periudhën e adoleshencës mund të bëjë veprime të pasjellshme pranë të afërmëve pa e kuptuar dhe logjikuar si një veprim të keq.
Nga kjo nënkuptojmë se:
1. Duhet të jemi të butë në raport me gabimet e fëmijëve tanë, sepse në moshën e tyre ende nuk e njohin peshën e gabimit.
2. Të jemi të durueshëm derisa ia përcjellim dhe mësojmë këto kuptime, ide dhe përvoja.
3. Duhet kuptojmë se edhe ne kemi bërë gabime të tilla në moshën e tyre, e ndoshta edhe më të rënda.
📚Familja e shëndoshë
✍️Abdulkerim Bekkar