Çdo njeri do të marrë atë që ka punuar!
“وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَٰذَا الْكِتَابِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا ۚ وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا ۗ وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا”
“Dhe vihet libri i veprave të tyre e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël, pa e shënuar atë?!!”(Kehf,49)
U shpërndahet libri i veprave që kanë bërë në këtë dynja.
Libër i cili dikujt i jepet nga e djathta e dikujt nga e majta.
Ky libër nuk ka lënë asgjë pa përmbledhur, sado e vogël apo e madhe, asgjë nuk i ka shpëtuar nga jeta e njeriut dhe nga veprat e kësaj dynjaje.
Në atë ditë të madhe sheh njerëz të gëzuar dhe të hidhëruar, të qetësuar dhe të frikësuar.
Kush e merr librin nga e djathta gëzohet pa masë, fillon të lexojë punët e mira që ka bërë dhe shpirti i kënaqet.
“فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمُ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ إِنِّي ظَنَنْتُ أَنِّي مُلَاقٍ حِسَابِيَهْ”
“Ai të cilit do t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, do të thotë: ” Ej, ju të gjithë! Ja, lexojeni librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time!” (El-Hakah, 19-20)
Ky njeri gëzohet në këtë ditë dhe dëshiron që në këtë gëzim të marrin pjesë edhe të tjerët, ashtu si njeriu kur ka ndonjë gëzim të madh në këtë dynja dhe ka dëshirë t’u tregojë të gjithëve edhe pa e pytur fare.
Kush e merr librin nga e majta dëshpërohet duke e lexuar atë dhe duke parë veprat e tij i shtohet frika e i tmerruar thotë:
“وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَه وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ يَا لَيْتَهَا كَانَتِ الْقَاضِيَةَ مَا أَغْنَىٰ عَنِّي مَالِيَهْ ۜ هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ”
“Ndërkaq, kujt i jepet libri nga e majta e tij, ai thotë: ” Oh, i mjeri unë! Ah, sikur të mos më jepej fare ky libri im! Dhe kështu të mos dija se si është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo -vdekja e parë- fundi i përhershëm për mua.
Pasuria ime nuk më bëri aspak dobi! Mu hoq edhe pushteti!” (El-Hakah,25-29)
Kjo është gjendja e mizorëve dhe të dëshpëruarve të mëdhenj, të cilëve do t’u jepet libri i veprave nga e majta e tyre, si nje damkë, poshtërim, turpërim dhe përbuzje për ta. Ata do të mbushen me trishtim dhe ankth……!