Kolapsi i evolucionit
Debateve që zgjasin me vite në lidhje me teorinë e evolucionit duket se shkencëtarët po i japin fund. Kështu që edhe një teori e hedhur nga ana e Darvinit po zhduket për të mos u shfaqur kurrë më.
Një faqe e re në debatet e stërzgjatura u hap këtë verë. Shkencëtarët me famë botërore deklaruan se hulumtimet e viteve të fundit mbi fosilet e zhvleftësojnë teorinë ekzistuese, por pati edhe të tillë që thanë se këto zbulime mund të ndihmojnë në ristrukturimin e kësaj teorie.
Sipas teorisë së evolucionit, njeriu modern, ka kaluar nëpër 3 faza për të arritur në formën e njeriut që njohim sot.
Paraardhësit e parë të njeriut modern, i cili jetoi miliona vjet më parë, i dhanë emrin ‘Homo Habilis’. Pastaj erdhi ‘Homo Erektus’. Dhe së fundi, njeriu që njohim sot, ‘Homo Sapiens’.
Mirëpo kjo renditje pësoi goditje të rëndë nga deklaratat e fundit të shkencëtarëve. Paleantrologia amerikane Maeve Leakey, në prononcimin që i bëri agjencisë AP tha: “Zbuluam se dy llojet e para të njeriut (Homo Habilis dhe Homo Erektus), që normalisht duhej të jetonin në periudha të ndryshme, kanë jetuar së bashku përgjatë 500 mijë viteve.”
Në gërmimet e bëra në Kenia në vitin 2000, ‘në të njëjtën shtresë tokësore’ u gjend një kafkë që i përkiste Homo Erektusit dhe një asht i nofullës së Homo Habilisit. Pas studimeve që zgjatën rreth 7 vite u kuptua se të dy fosilet kishin jetuar në të njëjtën kohë. Kjo gjë e çuditi jashtë mase botën shkencore, pasi deri më tani mendohej që Homo Habilisët kishin jetuar 2.5 – 1.8 milion vite më parë, kurse Homo Erektusët 1.9 milion vite më parë.
klubikulturor.com