Esh-shirk-Politeizmi
“Shirk”, tekstualisht do të thotë ortakllëk, ndarje pune, shoqërim, të bërit shok ndërsa në aspektin Islam ka të bëjë me aktin e të bërit shok Allahut në çfarë do forme që merret.
Shirku pra është t’i bësh Allahut shok në rububijetin (se Allahu është Krijues dhe Furnizues) dhe në uluhijetin e Tij (se vetëm Ai meriton me të drejtë të adhurohet). Shirku në uluhijetin e Allahut, në të shumtën e rasteve, është t’i lutesh dikujt tjetër bashkë me Allahun, subhanehu ve teala, apo kryerja në emër të tij e disa llojeve të ibadeteve, sikur janë: therrja, betimet, frika, shpresa dhe dashuria për të.
Shirku është mëkati më i madh për disa arsye:
1. Sepse ai bën një (të ngjajshëm), krijesën me Krijuesin në veçoritë e uluhijetit (të cilat veçori janë vetëm për Allahun). Kjo është mizoria më e madhe:
“Vërtetë, shirku është një mizori e madhe” (Llukman:13).
2. Allahu nuk ia fal këtë mëkat atij që nuk pendohet: “
Vërtetë, Allahu nuk fal t’i bëhet shirk Atij, kurse përveç këtij (mëkati) i falë kujt dëshiron Ai…” (En-Nisa:48).
3. Allahu ia ka ndaluar Xhennetin mushrikut (politeistit) dhe ai do të hyjë në Xhehennem përgjithmonë:
“Vërtetë, Allahu, atij që i bën shirk, ia ka ndaluar xhennetin, vendi i tij është zjarri dhe për mizorët nuk ka ndihmëtarë” (El-Maide:72).
4. Shirku rrënon të gjitha veprat: “
“Sikur ata (besimtarët) të bënin shirk do t’u shkatërrohej çdo gjë që punonin (veprat e mira)” (El-En’am:88)
5. Gjaku dhe pasuria e politeistit (mushrikut) janë të lejuara:
“…luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata dhe vëruni pritë në çdo shteg…” (Et-Tevbe:5)
6. Shirku është mëkati më i madh i cili është nëna e mizorisë.
7. Shirku është mangësi dhe shëmtim nga të cilat Zoti spastroi Vetën. Ai që bën shirk Zotit, i ka shpifur Atij atë që Ai Vetë e ka spastruar Vetën nga kjo.
Marrë nga libri: “Njëshmëria e All-llahut (subhanehu ve teala)”
Salih el Feuzan