BallinaTEZKIJEAmbiciet dhe SuksesiDHJETË MARGARITARË NË RRUGËN DREJT SUKSESIT

DHJETË MARGARITARË NË RRUGËN DREJT SUKSESIT

DHJETË MARGARITARË NË RRUGËN DREJT SUKSESIT

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar kurse përshëndetjet, si gjithmonë, qofshin për zotërinë tonë, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!
Këta janë disa margaritarë që i shkrova me shprehje të suksesit për ata që ecin dhe trasojnë rrugën drejt tij.
1. Devotshmëria, e cila është rrugë drejt suksesit në dunja dhe ahiret. Ka thënë Allahu i Madhëruar:
“ومن يتقي الله يجعل له مخرجا
…e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë” .
2. Zelli dhe vullneti. Mos u bë përtac, ec drejt pikave kulmore dhe mos iu ndaj karvanit të të suksesshmëve. Shmangu përtacëve të cilët pajtuan me pak punë e shumë gjumë. Ata janë vjedhës të suksesit në këtë kohë.
3. Kujdes nga shokët e këqij ngase ata janë baza e çdo të keqeje, ujqër të çdo kohe; ata janë rrugë drejt humbjes dhe hyrje në portën e shkatërrimit në dunja dhe ahiret.
4. Mos u bë musliman sezonal, sikur ata që Allahun e Madhëruar e njohin vetëm në kohë Ramazani. Kjo është një fatkeqësi dhe bela e madhe, dhe ata nuk do t’i quaj ndryshe vetëm se si i ka quajtur njeri nga selefët: Sa njerëz të këqij janë ata!
5. Përulu me dua tek Allahu i Madhëruar dhe shfaqe varfërinë tënde për Të ngase Ai të dëgjon, lutjes sate i përgjigjet dhe të jep atë që kërkon. Shfrytëzo kohët kur lutja pranohet sidomos në sexhde, Ditën e Xhuma, në udhëtim, agjërim, kur të bie shi, etj. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem…” .
“وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet…” .
6. Lexo jetën e të suksesshmëve ngase ka shpresë që metodologjia e tyre të reflektohet në sjelljet tua.
7. Kujdes nga këto shprehje: “Unë nuk mundem”, “Unë nuk mbaj mend”, “Unë…”…Këto shprehje nuk do të duhej gjendur në fjalorin e protagonistëve si ti.
8. Që të jesh i suksesshëm duhet të caktosh synimet që dëshiron t’i realizosh.
9. Rrethin tënd bëje të dëgjojnë prej teje shprehjet e suksesit ngase kjo krijon shpresë dhe optimizëm të madh drejt suksesit.
10. Behu durimtar ngase durimi është prej ilaçeve më efektive drejt suksesit.

Allahun e lus që këta margaritarë të suksesit të japin efektet e tyre pozitive, dhe autorin, përkthyesin dhe të gjithë lexuesit të na mëshirojë!

Autor: Abdul’Aziz b. Hamud ES SAIG
Burimi: http://www.denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=6677
Përktheu: Sedat ISLAMI

Must Read