BallinaAKIDESektet dhe Fraksionet“Kombi islam në perëndim”

“Kombi islam në perëndim”


“Kombi islam në perëndim”


“Kombi islam” është lëvizje e cila është paraqitur në SHBA në rrethin e zezakëve, islamit i kanë dhënë kuptim sipas kuptimit të tyre specifik duke i dhënë përparësi shpirtit racor si kriter kryesor, pas një kohe janë njohur me emrin Bilalijunë pasi që i përmirësuan shumë gjëra nga besimi dhe mendimet e tyre.


Themeluesi i saj dhe personalitetet më të shquara të tyre:

•Themeluesi i parë i kësaj lëvizje është Vallas D. Fard i cili ishte zezak me origjinë të panjohur, u shfaq i papritur në Detroit në vitin 1930 si thirrës në mendimet e tij i përkufizuar vetëm me zezakët, ndërsa në vitin 1934 në muajin e qershorit u fsheh thellë nga sytë e popullit.

• Elixhah Pull (Elijah Pool) ose Elixha Muhamed (1898 – 1970), i cili hyri në këtë lëvizje dhe arriti pozitë të lartë në lëvizje derisa arriti të bëhet prijës i saj dhe pasardhësi Fardit, ky njerivizitoi Arabinë Saudite në vitin 1959, pastaj vizitoi Turqinë, Etiopinë, Sudanin, Pakistanin bashkë me djalin e tij Vallas Muhamedin të cilin e kishte si përkthyes.

Mallkom X (Malik Shipaz), i cili në fillim ishte kryetar i vend-adhurimit numër 7 në Nju Jork , i cili njihej me oratorinë e tij dhe me mendimet e tij, pas një kohe mori rrugën për të vizituar arabët lindor , ndërsa në vitin 1963 bëri Haxhin , kështu që kur u kthye në vendlindje filloi t’i kritikojë dhe mohojë disa qëndrime bazë të kësaj lëvizjeje racore ku dhe doli jashtë kësaj grupe dhe formoi grupin e vet të njohur me emrin (Xhematu ehlu Suneh). Më 21 shkurt të vitit 1965 i është bërë atentat dhe është vrarë.

• Levis Farhani (Lewis Farrakhan) i cili e pranoi islamin në vitin 1950 dhe u bë zëvendës i Mallkom Iksit në krye të vend-adhurimit numër 7, i cili gjithashtu ishte orator, autor i disa shkrimeve dhe ligjërues. Ky njeri ka lidhje te forta me kolonelin Gadaf, si dhe ky person bën thirrje në ngritjen e shtetit të pavarur të zezakëve në Amerikë, derisa të arrijnë t’i fitojnë të drejtat shoqërore dhe politike të plota në shtetin amerikan.

• Vallas Muhamed i cili u emërtua si (Varithudin) trashëgues i fesë. Lindi në Detroit me 30 tetor të vitit 1933, i cili punoi si kryetar i lëvizjes në vend-adhurimin e Filadelfias prej 1956 deri në 1960, e kreu Haxhin gjatë vitit 1967 si dhe disa herë i bëri vizitë Arabisë Saudite.

– Në vitin 1964 u distancua nga kjo lëvizje dhe u shkëput nga besimet e babait të tij mirëpo pesë muaj para vdekjes së babait të tij u kthye prapë në lëvizje me shpresë dhe me qëllim të përmirësimit të lëvizjes prej brenda.

-Ka marrë pjesë në seminarin e organizuar nga organizata Rabitatul Alemil Islami në Nju Jork në provincën e Nju Xhersit në vitin 1977.

-Po ashtu në vitin 1975 në muajin tetor vizitoi qendrën islame në Uashington.

-Gjithashtu ka prezentuar si udhëheqës i delegacionit islam në Kanada në vitin 1977 dhe çdo herë ka potencuar haptas për sinqeritetin e tij që e jep për islamin dhe se do të mundohet t’i përmirësojë mendimet e gabuara në grupin e tij.

– Në vitin 1967 e viziton Arabinë Saudite, Turqinë dhe disa shtete tjera islame, gjatë vizitës së tij takohet me njerëz eminent të çdo shteti.

-Në vitin 1975 haptazi tregoi për personat që do t’i emërojë në strukturën e këtij grupi prej më të dalluarve janë si në vijim:

•           Dy ndihmësit e veçuar të tij: Kerim Abdulaziz dhe Dc. Neim Ekber

•           Korrespodenti i organizatës: Abdulhalim Ferhan

•           Këshilltarë kulturorë: Dc. AbdulAlim Shibaz, Dc. Fatima Alij, Fehmije Sulltan

•           Sekretar gjeneral: Xhon Abdulhaku

•           Prijës i udhëheqjes ushtarake: Ilaxhi Muhamed i dytë

• Rajmond Sherif – person i cili u bë ministër i drejtësisë pasi që ishte udhëheqës më i lartë i lëvizjes, i quajtur me emrin “Fruti islam” (Fruit of islam) apo me inicialet F.O.I. e cila u themelua qysh në vitin 1937.

• Emina Resul – përgjegjëse për avancimin e gruas M.G.T.

• Dc Majkëll Ramadan – person i cili ka pasur si detyrë të udhëheq të gjitha komisionet e xhamive si dhe kryetar i komisionit për kontroll.

• Tejron Mehdi – person i cili iu bashkëngjit kësaj lëvizjeje në vitin 1967, kurse roli i tij ishte zbulimi i të këqijave dhe dëmtuesve brenda stafit të lëvizjes, i cila në vitin 1967 u quajt me emrin “Blight arres pioner patrol” ose me inicialet B.A.P.P. i cili u llogarit edhe si zëvendësuesi i F.O.I.

• Ibrahim Kemaludin – përgjegjës për stafin organizues së “Grupit të ri botëror” ose ndryshe e quajtur “New earth team – N.E.T.” po ashtu edhe si drejtues i projektit të vendbanimeve në pjesën jugore të Çikagos.

• Sulltan Muhamed – njëri nga nipat e Ilaxhi Muhamedit, për këtë njeri thuhet se ky e ka kuptuar islamin ashtu siç duhet d.m.th. sipas sunetit, ai ka bërë thirrje në islamin e vërtet burimor në xhaminë e tij në Uashingtonku punoi si imam, e ka mësuar islamin në Universitetin El-imam Muhamed ibën Suud el-Islamije, vdiq në vitin 1991 në Rijad.

Muhamed Alij, Kasius Klej – boksieri i njohur botëror, thuhet se Malkom Iks është nga i cili është inspiruar për tu futur në këtë lëvizje. Një ashtu ky njeri ka qenë edhe pjesëtar i kongresit të cilin e themeloi Vallas Muhamed, kjo pasi ai dha dorëheqje nga kryesia e lëvizjes për shkak sedëshironte t’i rregullojë disa çështje të rëndësishmebrenda lëvizjes.


Mendimet dhe besimet e tyre :

Para se të flasim për besimin dhe mendimet e tyre është e radhës të potencojmë se mendimet e kësaj lëvizje kanë hasur në ndryshime kohë pas kohe, duke u ndikuar tepër varësisht nga udhëheqësit e tyre kush e printe lëvizjen. Për këtë arsye këto ndryshime mund edhe të ndahen në tre etapa:

E para: Periudha e Vallas D. Faridit

• Prej themelimit të saj kjo organizatë është njohur me emrin “Kombi islam – Nation of islam”, po ashtu është njohur edhe me emrin “Kombi islam i humbur i zbuluar”. Qëllimet e dukshme të saj kanë qenë:

–           Thirrja në liri, paqe, drejtësi, barazi si dhe punë për ta ngritur dhe popullarizuar ideologjinë e kësaj lëvizje.

–           Përqendrimi i ngritjes së racës së zezë si dhe rrënjëzimi i saj, si dhe konfirmimi se këta e kanë origjinën nga Afrika, ndërsa njerëzit e bardhë i kanë sulmuar tepër derisa i cilësojnë si shejtan – djaj.

–           Kanë punuar që t’i transferojnë ndjekësit e tyre nga Teurati dhe Inxhili tek Kurani, mirëpo përsëri duke marrë diçka nga librat e shenjtë në disa ide të tyre.

–           Themeluesi i kësaj lëvizje themeloi dy organizata: e para ajo e grave e quajtur “Trajnimi i grave muslimane – Training muslim girls” me inicialet T.M.G. e dyta për burrat nën emrin “ Fruti islam – Fruit of islam” me qëllim që të formojë një ushtri të fortë e cila do ta mbron këtë lëvizje dhe do ta përkrah qendrën e saj shoqërore dhe politike.

E dyta: Periudha e Ilaxhi Muhamedit

• Ilaxhi Muhamed deklaroi haptazi se Zoti nuk është gajbi – e padukshmja, mirëpo është e patjetërsueshme të jetë materie në ndonjë person dhe ky person është Faridi në të cilën ka hyrë Zoti, të cilit duhet t’i drejtohet lutja dhe adhurimi, më këtë futi tek lëvizja mendimet e batinive (grup nga grupet e devijuara në islam).

• Mori përsipër vendin e profetit dhe filloi të thërritet me nofkën “ i dërguari i Allahut – Messenger of Allah”.

• Ua ndaloi pasuesve të tij bixhozin, alkoolin, duhanin si dhe teprimin e ngrënies dhe zinasë – imoralitetit. Po ashtu e ndaloi përzierjen e burrave dhe grave, bëri nxitje për martesë tek të rinjtë që ishin anëtarë të lëvizjes së tij, gjithashtu ua ndaloi shpeshtimin e ndejave në vendet për argëtim, kafene publike, kazino etj.

• E shfaqi haptazi që raca e zezë është baza e çdo mirësie duke e nënçmuar përbuzur racën e bardhë, madje duke e cilësuar edhe si racë më e ulët njerëzore. Nuk ka fare dyshim se përhapja më e madhe e kësaj lëvizje ishte në një rreth të ngushtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra vetëm brenda racës së zezë. Kështu duke bërë përjashtim të njerëzve të racës së bardhë për të cilën çështje nuk ka nevojë të komentohet aspak.

• Ilaxhi Muhamed nuk besonte përveçse në gjërat konkrete, të perceptueshme, kështu që si pasojë e kësaj nuk besonte në melekët e as një ringjalljen e njerëzve pas vdekjes në ditën e gjykimit. Ndërsa ringjallja sipas tij nuk ishte diçka tjetër përpos ringjalljes intelektuale të zezakëve amerikanë.

• Nuk besonte se shpallja e fundit hyjnore është ai i Muhamedit – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe haptazi shprehej se ky vetë është vula e profetëve, pasi që çdo profet i dërgohej popullit të tij në gjuhën e vet, ndërsa ai (Ilaxhi Muhamed) është i dërguar si pejgamber të cilit i vjen shpallja nga Faridi në gjuhën e popullit të tij zezak.

• Beson në librat e shenjtë qiellorë, mirëpo beson se një libër specifikë do t’i zbritet popullit të tij të racës së zezë i cili do të jetë libri i fundit i zbritur nga qielli për njerëzimin.

• Namazi në kohën e tij ka qenë leximi i sures Fatiha, disa ajeteve Kuranore ose disa lutjeve të transmetuara nga i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke u drejtuar nga Mekka dhe duke e pasur në mendjen e tyre fotografinë e Faridit, kështu vepronin 5 herë në ditë.

• Agjërimi i muajit të Ramazanit zëvendësohej me agjërimin e muajit Dhjetor sipas kalendarit Gregorian çdo vit.

• Çdo anëtarë i lëvizjes obligohet të jep 1/10 e pasurisë së tij për organizatën.

• Ka shkruar disa libra nëpërmjet të cilave bëhet e qartë se cilat ishin mendimet e tij dhe gjithë këto që u cekën në përgjithësi janë të nxjerra nga librat e tij. Nga librat e tij përmendim:

–           Mesazh deri te njeriu i zi (në Shtetet e Bashkuara) – Message to the black man.

–           Shpëtuesi ka mbërritur – Our saviour has arrived.

–           Rënia e Amerikës – The fall of America.

–           Si të hash që të jetosh – How to eat to live.

– Po ashtu nxori në shtyp revistën e cila flet në gjuhën e tyre me emrin “Muhamedi flet, Muhamed speaks”.

Tre: Koha e Varithudin Muhamedit

• Më 19 qershor të vitit 1975 Varithudini e ndërron rregulloren e organizatës që edhe të bardhët të mund të futen në organizatë.

• Më 24 nëntor të vitit 1975 Varithudini ia ndërroi emrin organizatës në “El-Bilalijun” duke e pas për qëllim Bilal Habeshiun, muezinin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

• Ndërsa më 25 shkurt të vitit 1976 në një sallë manifestuese u organizua manifestim ku morën pjesë të zinjtë dhe të bardhët krah njëri tjetrit.

• Dija amerikane u bë pjesë e dijes së organizatës, pasi që këtë dije e llogaritnin si njeriu i bardhë me sy të kaltër me emrin “Shejtani kaukazian”.

• Më 29 gusht të vitit 1976 solli vendim që detyrimisht të agjërohet muaji i ramazanit dhe të festohet Fitër Bajrami.

• Ndërsa në 24 nëntor të vitit 1975, në ditën kur ia ndërroi organizatës dhe emrin, njëkohësisht ia ndërroi emrin edhe revistës së lëvizjes nga “Muhamedi flet” në “Bilal news- Lajmet e Bilalit”, kurse më pas revista mori emrin “The muslim journal – Gazeta islame”.

• Në vend të emërtimit “Prijës i prijësve” e ndërroi këtë emërtim në “Imami i madh” si dhe e ndërroi të emërtuarin “Kryetari” në “Imam” ku i dha prioritet çështjeve fetare kurse aspektet tjera si: politike, shoqërore, kulturore, sociale ia la udhëheqësve tjerë të lëvizjes.

• Pastaj i dha rëndësi të madhe faljes së namazit në xhamitë ku prezantonin anëtarët e lëvizjes së tij, pra nxiste në faljen e namazit në xhami.

• Më 3 tetor të vitit 1976 solli vendim që falja e namazit të bëhet në formën e saktë të njohur të muslimanët pesë herë në ditë, pra duke e potencuar atë si domosdoshmëri.

• Afirmoi sjelljen islame, etikën, sensin, sjelljen harmonike, bartjen e shamisë mbi kokat e grave.

• Thirrësit e kësaj lëvizje i vizitonin burgjet në të cilat u bënin thirrje të burgosurve, të cilët pasi që përqafonin fenë e kësaj lëvizjeje ndërronin në sjellje, ishin që i përmbaheshin faljes së namazit, tregonin keqardhje për veprat e tyre etj., e si pasojë këto ndryshime në sjelljen e një pjesë të të burgosurve bëri që, vet drejtuesit e burgjeve të kërkonin që burgjet e tyre rregullisht të vizitoheshin nga thirrësit e kësaj lëvizje pasi që shihnin përmirësim të madh në sjelljen e të burgosurve që futeshin në këtë lëvizje.

• Qëndrimeve të gabuara të cilat u shpikën në kohën e Faridit, Ilaxhi Muhamedit duke ia veshur ato islamit, Varithudini u mundua t’i përmirësojë.

• Këto gjëra të cilat i cekëm nuk do të thotë se kjo lëvizje ka marrë qëndrimet e sakta të islamit, pra plotësisht të sakta, mirëpo nënkupton se është përmirësuar në disa vende duke u kthyer në burime të sakta për disa çështje, duke i krahasuar ato me të mëparshmet. Kjo lëvizje sot e kësaj dite ka nevojë për përmirësime në besim dhe në parimet tjera të saj të cilat nuk përputhen plotësisht me islamin burimor.

• Si pasojë e ngatërresave të vazhdueshme që ndodhnin me kalimin e kohës në këtë lëvizje në mes udhëheqësve të saj, bëri që më 25 maj të vitit 1985 Varithudini të shkëputet plotësisht nga kjo lëvizje duke e lënë që çdo pjesë e lëvizjes të punojë e pavarur. Kurse kjo e fundit bëri që në këtë lëvizje kohë pas kohë të ketë “risi” se si duhet të udhëhiqet kjo lëvizje.

• Ka pasur disa tentime të cilat i ka bërë gjenerali dhe presidenti i Libisë Gadafi apo pushteti iranian për t’i ndihmuar kësaj lëvizje, duke dashur që t’i përhapin politikat dhe ideologjitë e tyre në mesin e kësaj lëvizje. Madje ka edhe disa personalitete tek të rinjtë e tyre dhe nga liderët e tyre të cilat janë infiltruar nga ana e pushtetit iranian dhe nga shteti i Libisë të cilët në veprimtarinë e tyre janë të fshehur. Por janë të shpërndarë dhe kanë influencë në mesin e kësaj lëvizjeje.

• Kjo lëvizje gjithashtu njihet edhe me emra tjerë nga të cilat më i njohuri sot është “The nation of islam in the West”.

Bazat e besimit të tyre dhe ideologjitë e tyre :

• Kjo lëvizje në fillimet e saj ka buruar nga ndikimi i dy lëvizjeve të ndryshme që kanë ekzistuar në mesin e zezakëve dhe që kanë pasur një ndikim të forte në mesin e tyre dhe atë:

– E para: Lëvizja Mourie – në të cilën ka thirrur Timothi Nubel Dru Ali (Timothi Nubel Drew Ali) (1886-1929) i cili llogaritet si themeluesi i kësaj lëvizje. E cila si lëvizje daton që nga viti 1913. Në këtë thirrje u përzien qëndrime të ndryshme si ato të besimit dhe ato sociale, këta e quanin veten si musliman porse pas vdekjes së liderit të tyre kjo lëvizje pësoj një rënie të madhe.

– E dyta: Lëvizja e Markus Garvit (Marcus Garvey), (1887-1940) – kjo lëvizje politike e zezakëve themeloi organizatën e saj në vitin 1940 me emrin (Universal Negro Improvement Associtation). Kjo lëvizje paraqitej si e krishterë, kurse Mehdiun – Isain dhe nënën e tij Merjemen – paqja e Allahut qoftë mbi ta i paraqitnin si zezakë. Lideri i kësaj lëvizjeje u internua nga SHBA e si pasojë ajo filloi të dobësohej derisa u shkatërrua plotësisht.

• Nisur nga ky fakt mund të thuash se kjo lëvizje e shihte islamin si të vetmin faktor i cili mund tu japi zgjidhje problemeve të zezakëve në SHBA dhe kjo nga studimi që i kishin bërë udhëheqësit e kësaj lëvizje Islamit burimor. Duke e bërë të mundshme që zezakët të bëhen një popull i bashkuar, të dalluar dhe të unifikuar nga aspekti fetar dhe me të drejtat e tij.

• Pra si rezyme ai i cili më shumë pati ndikim në këtë lëvizje Ilaxhi Muhamed thjeshtë, pas marrjes si referencë islamin edhe pse binte ndesh me parimet bazë të islamit, ndërthuri me islamin edhe dispozita nga Teurati dhe Inxhili duke mos lënë anësh edhe dispozita tjera që i bëri legjitime, që vet sipas tij i diktonin rrethanat si pasojë e problemeve etnike dhe racore që ishin aktuale në SHBA në atë kohë.

Përhapja dhe vendet ku kjo lëvizje pati më shumë influencë:

• Numri i zezakëve në SHBA arrin në më shumë se 35 milion njerëz, prej të cilëve 1 milion janë musliman.

• Në fillim xhamitë e tyre i quanin “Vend adhurimi – Temples” ndërsa momentalisht posedojnë 80 degë në qytete të ndryshme amerikane gjithashtu posedojnë 60 institute shkollore nëpër tërë SHBA-të , ku në plan-programin e tyre shkollor kanë orë të posaçme ku nxënësit e tyre mësojnë mbi fenë islame.

• Vendet kyçe të muslimanëve zezakë në SHBA janë qytetet Detroit, Çikago, Uashington, si dhe në shumë qytete tjera të mëdha të SHBA-ve me parullën e ngritjes së shtetit të pavarur zezak dhe në realizimin e të drejtave të tyre në përgjithësi.

 Nga ajo që u cek përfundojmë se :

• “Kombi islam në perëndim” është lëvizje me drejtim ideologjik të cilët pretendojnë se i përkasin fesë islame, kurse realiteti është se kjo lëvizje është shumë larg islamit burimor, d.m.th. larg parimeve bazë të tij, larg shumë dispozitave tjera të islamit. Edhe pse në fillim thirrja bëhej në Kuran, ata nuk u ndaluan duke futur në fenë e tyre “islame” dispozita nga Teurati dhe Inxhili, kjo gjithë ndodhi në etapën e parë. Kurse në të dytën besimi i tyre pësoi modifikime duke ngjasuar plotësisht me atë te Batinive ku Zoti nuk ishte diçka e padukshme, mirëpo është diçka i cili ekziston, nuk është i padukshëm,por ekziston me trup të veçantë. E sipas tyre ai ishte Faridi në të cilin sipas tyre Zoti kishte hyrë në të. Gjithashtu ata besonin se Muhamedi – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk ishte i dërguari i fundit, presin që atyre tu zbret libër i veçantë pasi që ishin popull në vete, agjëronin muajin dhjetor në vend të muajit Ramazanit. Kurse në etapën e tretë kjo lëvizje mori emër të ri Bilalijunët, pra duke i bërë ithtarët e kësaj lëvizje pasues të rrugës së Bilal el-Habeshiut, muzinit të të Dërgaurit të Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Varithudini e potencoi shumë më shumë se paraardhësit e tij detyrimin e faljes së namazit pesë herë në ditë, po ashtu i përmirësuan shumë devijime që ekzistonin që më parë, prej nga besimi i tyre u përmirësua shumë me atë të islamit burimor.


Marrë nga: Meusuatul  Mujesere e Dc. Mani ibën Hamad El-Xhuhenij

Përktheu dhe përshtati: Nexhat CEKA – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

 

(Referencat për të pasur njohuri më të gjerë rreth lëvizjes së “Kombit islam”)

– “Muslimanët zezak në SHBA” – Dr. Erik Linkoln (përktheu Omer Diravij, Sh. B. Darul-ilm lilmelajin Bejrut T-1, 1964)

– “Islami në SHBA” – Muhamed Jusuf Eshevaribij (Lexhnetul Bejan, Kairo 1960 G/1379 H)

– Ekzistimi i islamit në SHBA – Abdullah Ahmed Edarij – (T-1 Sh.B. Metbatul-xhemijetul-arabijeh-suudije lithekafeti uel funun, Në Xhide 1983 G/1403 H)

– “Organizata Ilaxhi Muhamed El – Amerikije” – Dr. Abdulvehab Ibrahim ebu Sulejman (T-1 Sh.B. Darur Shurur, Xhideh 1979 G/ 1399 h)

– El Firakul – Batinije – el – muasire fil vilajetil-mutehide – Bilal – Philips (Temë magjistrature në fakultetin në Terbijes Melik Suud, Rijad 1984 G/1405 H)

– El-Muslimune tante sejtaretire resmalije – Mahmud Ahmed Shakir (Mektebul Islamijeh T-1, Bejrut 1397 H)

– El-muslimune fi Europa ve Amerika – Dr. Alij El-Mintesir el-Kitanij (Sh.B. Idris T-1, Ribat, 1396 H)

– Revista: El-Muslimun 20.9.1405 H – 8.6.1985 G

– Revista: El-Mustekbel, nr. 422 viti 1985.

– Revista: El-Xheziretu-Suudije nr. 1683, 12 Muharem 1397 H, 2.1.1977 G.

– Revista: Ahbarul-alemil-islami, nr.470, 23 Rebiul evel 1396 H, botuar nga Rabitatul-alemil-islami në Mekë, poashtu me nr. 510 – 20.1.1397 H.

– Revista:el-Muxhtema, Kuvajt nr. 428 – 28.3.1399 H – 30.3.1979 G.

Must Read