Krenaria më madhore
Nëse e mëson shpirtin tënd të mjaftohet me Allahun, me kalimit e kohës do të turpërohet t’i shpeshtojë kërkesat që lidhen me këtij botë, ngase nuk është i krijuar për ndonjë qëllim tjetër pos adhurimit. Pra, të gjitha shpresat dhe kërkesat do t’i lidhë drejtpërdrejt me jetën e amshueshme…
Halifi i tha Ibn Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke e bërë tavafin rreth Qabes: “Kërko çfarëdo nga unë, o i biri i Omerit!” Ai shikoi me krenari të madhe dhe i tha: “A mund të kërkoj nga çështjet e botës tjetër apo vetëm çështjet e kësaj bote?” Halifi i tha: “Sa i përket çështjeve të botës tjetër, kërko nga Allahu, e sa i përket çështjeve të kësaj bote, vetëm urdhëro!” Ibn Omeri i tha: “Unë nuk kërkoj çështjet e kësaj bote Atij që e zotëron këtë botë, e si t’i lutem dikujt i cili nuk e zotëron?!”
Lidhja me Allahun të shndërron në njeri të madh, me ç’rast nuk të interesojnë fare mbretërit e tokës…
Kjo botë nuk është në vëmendjen e atyre të cilët janë mjaftuar me Allahun…
Prijësi i tha Ibn Tejmijes, Allahu të mëshiroftë: “Kemi dëgjuar se je i interesuar për posedimet tona, o Ibn Tejmije!”
Ai e ngriti kokën me plot krenari dhe i tha: “Pasha Allahun, gjithçka që posedoni ju nuk ka vlerë tek unë, as sa dy qindarka!”
Njeriu i cili tërë natën e tij e kalon duke e vendosur ballin në sexhde për Allahun, si ka mundësi ta poshtërojë veten, në një pjesë të ditës për një copë buke!
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”