BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiNga mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij

Nga mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij

“Ndonjëherë ndodh që njeriu të goditet nga ndonjë e keqe, e ai lutet me qëllim që t’i largohet kjo e keqe, ajo i largohet, ndërsa ai ngritet me lutje dhe përulje të cilën e shpreh në këto lutje. Edhe pse lutja është një nga adhurimet e shumta, qëllimi i tij i vetëm në fillim ishte të largojë atë të keqe përmes furnizimit, ndihmës apo kërkesës për rehati të përgjithshme, mirëpo kjo lutje dhe kjo përulje e tij gjatë lutjes ia hap dyert e besimit në Allahun, për njohjen më të mirë të Tij, dashurinë për Të, begatinë e përmendjes dhe lutjen e Tij, dobitë të cilat nuk ishin qëllimi parësor, bëhen më të dashura dhe më të vlefshme për të. Kjo është për shkak të mëshirës së Allahut për robërit e Tij, i afron ata me nevojat e kësaj bote që nuk kanë vlerë dhe ua mëson qëllimet e larta dhe shumë të vlefshme”.

Ibn Tejmije

Must Read