BallinaSpikasimKu ta shfrytëzojmë kohën tonë?!

Ku ta shfrytëzojmë kohën tonë?!

Ku ta shfrytëzojmë kohën tonë?

Hapësirat për të shfrytëzuar kohën janë të shumta, kurse muslimani duhet ti zgjedhë më të përshtatshmet dhe më të dobishmet. Këto hapësira janë:
1- Memorizimi i Kur’anit dhe mësimi i tij
Kjo është vepra më e mirë në të cilën duhet ta harxhojë muslimani kohën e vet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur në mësimin e Kur’anit duke thënë:
“خيركم من تعلم القرآن وعلمه” [ رواه البخاري ] .
“Më i miri prej jush është ai që e mëson dhe ua mëson tjerëve Kur’anin”. (Buhariu).
2- Kërkimi i diturisë
Gjenerata e selefit kujdeseshin me të madhe që ti shfrytëzojnë kohët e tyre në kërkimin dhe nxënjen e diturisë, sepse kishin kuptuar nevojën e madhe që kishin për te, e cila ishte më e madhe sesa nevoja e tyre për ushqim dhe pijë. Shfrytëzimi i kohës në kërkimin dhe nxënjen e diturisë ka mënyra të ndryshme, prej tyre janë: pjesmarja në ligjerata të rëndësishme, dëgjimi i audio shiritëve të dobishëm, leximi i librave me vlerë, blerja e tyre, etj.
3- Përmendja e All-llahut
Asnjë vepër nuk e mbush tërë kohën sikurse është dhikri, përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala]. Është hapësirë pjellore dhe e lehtë, e cila nuk kërkon prej muslimanit para ose mund. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka porositur një as’hab duke i thënë:
“لا يزال لسانك رطباً من ذكر الله” [ رواه أحمد وصححه الألباني ] .
“Le të mbetet gjuha jote e largur nga përmendja e All-llahut”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi).
Sa bukur është kur zemra e besimtarit është e banuar me përmendje të All-llahut, kur flet All-llahun e përmend, kurse nëse lëviz, sipas urdhërave të Tij lëviz.
4- Shtimi i veprave vullnetare
Është një hapësirë shumë e rëndësishme në shfrytëzimin e kohës së jetës dhe është një el;ement shumë me rëndësi në edukimin e shpirtit dhe pastrimin e sajë. Është shansë për të kompenzuar mangësinë e cila shkaktohet gjatë kryerjes së obligimeve. Kurse përmbi krejt këtë është shkak për të arritur dashurinë e All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
” ولا يزال عبدي يتقرَّب إليَّ بالنوافل حتى أحبه” [ رواه البخاري ] .
“Vazhdon robi im të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta Dua”. (Buhariu).
5- Thirrja në rrugë të All-llahut, urdhërimi në të mirë dhe largimi nga të këqijat dhe këshillimi i muslimanëve
Thirrja në rrugë të All-llahut është detyrë e pejgamberëve. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
قُلْ هَذِهِ سَبِيْلِي أَدْعُو إِلَى اللهِ عَلَى بَصِيْرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِيْ [ يوسف : 108 ]
“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf: 108).
Andaj, vëlla i nderuar musliman, kujdesu që të shfrytëzosh kohën duke thirrur në rrugë të All-llahut, duke mbajtur ligjerata, duke shpërndarë libra dhe shirita, duke i thirru të familjes, të afërmit dhe fqinjët.
6- Vizita e farefisit dhe përkujdesi ndaj tyre
Kjo vepër është shkak për të hyrë në xhennet, për të arritur mëshirën dhe për tu zgjëruar rizku. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“من أحب أن يُبسط له في رزقه، ويُنسأ له في أثره، فليصل رحمه” [ رواه البخاري ].
“Kush dëshiron që ti zgjërohet rizku dhe ti shtohet jeta, le të përkujdeset ndaj farefisit”. (Buhariu).
7- Shfrytëzimi i kohëve të përditshme me vlerë
Siç janë rastet pas farzeve, mes ezanit dhe kametit, në pjesën e tretë të natës, gjatë dëgjimit të ezanit, pas namazit të sabahut deri në dalje të diellit. Krejt këto kohëra shoqërohen me adhurime të vlefshmem, në të cilat nxitë sherijati, andaj me shfrytëzimin e tyre muslimani fiton shpërblim të madh.
8- Mësimi i shkencave të dobishme
Siç është kompjuteri, gjuhët, zanatet e ndryshme, me qëllim që ti bëjë dobi vetvetes dhe muslimanëve përreth tij.
Këto janë shanse të përshtatshme, mjete të ofruara dhe hapësira të llojllojshme, i kemi përmendur si shembuj, sepse hapësirat e veprave të mira nuk munden të numërohen, që ta shfrytëzosh kohën, përskaj të detyrave kryesore tuaja.

Must Read