BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiKujdesi për namazin me xhemat

Kujdesi për namazin me xhemat

 

Kujdesi për namazin me xhemat

 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:

 

“Namazi në xhemat e mbivlerëson namazin vetëm për njëzet e shtatë shkallë”. (Buhariu).

 

Nëse ndalemi dhe i analizojmë frytet e bereqetshme që na i ofron namazi me xhemat dhe kur ecim për në shtëpitë e Allahut, do të na dalin të shumta dhe të llojllojshme. Prej tyre është edhe ajo për të cilën na lajmëron Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

 

“Jepu myzhde atyre që ecin në errësirat e mëngjesit për në xhami me dritë të plotë në Ditën e Gjykimit” (Tirmidhiu dhe Ebu Davudi. Hadithi është i saktë).

 

Ata ashtu sikurse i dhanë përparësi Allahut para epshit të tyre, e prishën gjumin e këndshëm për t’iu përgjigje thirrjes së myezinit “eja në namaz, eja në shpëtim” për në namaz të sabahut, ecin herët në mëngjes kur akoma s’ka çel sabahu për në namaz, ashtu Allahu i shpërblen ata sikur vepra që e kanë bërë, u jep dritë të plotë në ditën e Kiametit, e cila ua ndriçon errësirën e Urës së Siratit, për ta kaluar rehat dhe për të arritur në Shtëpinë e Paqes, në Xhennet.

 

Nëse një njeri e viziton një tjetër, i cili është i njohur për mikpritjen dhe bujarinë e fisnikërinë e tij, si do të kalon tek ai, çfarë mikpritje do të gjen dhe çfarë kujdesi dhe bujarie do të gjen?! Gjithashtu edhe ai që shkon në shtëpinë e Allahut, në xhami është mysafir i Allahut, siç na tregon Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

 

 “Ai që merr abdes në shtëpinë e tij në mënyrë të mirë dhe shkon në xhami është mysafir i Allahut, andaj nikoqiri e ka detyrë ta nderon mysafirin”. (transmeton Taberaniu. Hadithi është i saktë).

 

Detyra shtëpie:

1. Kurdise sahatin për kohët e namazit ose blej sahat që i ka të rregulluara kohët e namazit.

2. Merru vesh me shokët që të thirrni njëri tjetrin për në namaz dhe për në xhami.

3. Bëje një listë me ditët e javës dhe namazet e ditës dhe atë ditë që ke fal namaz me xhemat shënoje e saktë (√) e atë ditë që nuk ke fal namaz me xhemat shënoje gabim (x) dhe në fund të javës shiko se sa të sakta dhe sa gabime ke në listën e javës dhe mundohu të korrigjosh gabimet, nëse ke gabime dhe të qëndrosh në namazin me xhemat, nëse ke qenë i rregullt brenda kësaj jave në namazin me xhemat.

4. Gjeji vetes shoqëri të mirë, qoftë nga familja, lagjja ose shkolla që të ndihmon në namazin me xhemat.

 

Përgatiti: Hoxhë Bekir Halimi

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read