Kujdesu për kohën tënde
Allahu në librin e Tij thotë:
1. Pasha kohën!
2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë.
3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Imam Shafiu thotë: “Sikur mos të zbriste asgjë nga Kurani, përveç kjo sure, do të mjaftonte.”
Nga Muadh ibën Xhebeli trasnmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij se ku e ka harxhuar; për rininë e tij se ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për dijen e tij se çfarë ka punuar me të.”
Nga Ibën Abasi transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dy begati shumica e njerëzve nuk ia di vlerën: shëndetit dhe kohës së lirë.
Gjithashtu, i Dërgauri i Allahut, duke na treguar vlerën e kohës tha: “Nëse bëhet Kiameti dhe dikush ka në dorën e tij ndonjë filizë, le ta mbjellë, nëse ka mundësi.”
Abdullah ibën Mesudi thotë: “Nuk jam penduar më shumë asnjëherë se sa një ditë kur perëndoi dielli dhe mu pakësua exheli, ndërsa unë nuk shtova asgjë nga veprat e mia.”
Hasan el Basri thotë: “Nuk ka ndonjë ditë që në të kalon biri i Ademit, përveçse ajo ditë e thërret: ‘O bir i Ademit! Unë jam një ditë e re, ndërsa për punën tënde nesër do të jem dëshmitare, më përfito mua se unë nuk do të kthehem asnjë herë deri në Ditën e Gjykimit.’”
Gjithashtu thotë: “O bir i Ademit! Ti në këtë botë je disa ditë, nëse shkon një ditë do të shkojë një pjesë e jotja.”
Fudejl Ijadi thotë: “Kam takuar disa nga të parët tanë që aq shumë ishin të kujdesshëm ndaj kohës sa që numëronin fjalët e tyre prej xhumasë deri në xhuma.”
Një poet thotë:
“Gjëja më e shtrenjtë që i është dhënë njeriut, është koha e lirë, por e shoh se më së lehti e humb atë.”
Vëlla i dashur! Kujdes kohën e lirë mos e harxho kot! Ajo është më e shtrenjtë se pasuria e jote. Ti me shfrytëzimin e kohës sjell lumturi, ndërsa me mledhjen e pasurisë do të kesh përgjegjësi.
Koha është jeta e jote, lumturia jote dhe gjallërimi yt.
Mos u mburr me rininë tënde e as me jetën tënde se nëser kur do të dalësh para Allahut do të pyetesh për to.
Përkujto fjalët e selefëve, të cilët thonin: “Uallahi, edhe sikur ta dimë se nesër do të vdesim ne nuk mundemi më të shtojmë diçka të re në veprat tona, sepse kanë arritur kulmin e shfrytëzimit të kohës.”
Llogarite veten sot, para se të llogarisë nesër Allahu. Pendohu sot, para se nesër të bëhesh pishman për punët e tua, atë ditë kur nuk ka kthim.
Koha është si shpata nëse ti nuk e pret atë ajo të pret ty.
Përkujto begatitë e Allahut ndaj teje!
Përgatiti: Shaban Murati