BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirSurja e sinqeritetit - Ihlas (Komentim i shkurtuar i Ibn Kethirit)

Surja e sinqeritetit – Ihlas (Komentim i shkurtuar i Ibn Kethirit)

Surja e sinqeritetit – Ihlas

“Thuaj! Ai, Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s`ka lindur kënd, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk i është i barabartë me Të.”

“Thuaj! Ai, Allahu është Një” do të thotë: Ai është Një, i Vetëm, i Cili nuk ka shok, Atij nuk i përngjan asgjë, Ai nuk ka ndihmës dhe askush nuk është i barabartë me Të. Termi ‘ehad’ nuk i takon tjetërkujt përveç Allahut të Lartësuar, sepse vetëm Ai është i përkryer në të gjitha atributet dhe veprat e Tij.

“Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë.” Ibn Abasi thotë: “Tek Ai drejtohen të gjitha krijesat, për çdo nevojë dhe për çdo çështje të tyre. Për Të thonë se është Zoti i tyre, i Cili nuk ka brendi, nuk ha e nuk pi, Ai është i Përhershëm, e prej krijesave të Tij nuk do të mbetet askush përveç Tij”. Të gjitha këto që u thanë janë të sakta dhe janë atribute të Zotit tonë të Madhërishëm.”

“As s`ka lindur kënd e as nuk është i lindur.” Do të thotë: Ai nuk ka fëmijë, baba dhe as bashkëshorte. Lidhur me Fjalët e Allahut të Madhërishëm:

“Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”, Dijetari i quajtur Muxhahid thotë: “Atij askush nuk i është i barabartë nga krijesat e Tij (që të mund të krahasohet me Të), po as i afërt i njëjtë si Ai, i Madhërishëm qoftë Ai dhe i pastër nga çdo e metë!”

“… Po kështu ata i veshin Atij në mënyrë të paqenë dhe pa asnjë dije bij dhe bija. I Madhëruar qoftë Ai! Dhe i Lartësuar mbi të gjithë ç`i veshin Atij. Ai është Filluesi i qiejve dhe i Tokës. Si mund të ketë fëmijë kur Ai nuk ka bashkëshorte? Ai krijoi gjithçka dhe Ai është i Gjithdituri për çdo gjë.

I tillë është Allahu, Zoti yt! Nuk ka të adhuruar të merituar përveç Atij. Krijuesi i gjithçkaje. Kështu pra adhuroni Atë të Vetëm dhe Ai është Kujdestar përmbi çdo gjë. Të parët (shikimet) e njerëzve nuk mund ta përfshijnë atë, e ai i përfshin shikimet. Ai është përmbi çdo parashikim….” Enam, 100-103.

“Asnjë nuk mund të jetë më durimtar se Allahu ndaj ofendimeve që i dëgjon. Ata i përshkruajnë Atij fëmijë, kurse Ai i ushqen dhe u jep shëndet.” Transmeton Buhariu.

Nga Ebu Seid el Hudrij transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë: “Vërtet surja ‘Kul hue Allahu ehad’ është e barabartë me një të tretën e Kur`anit.” Transmeton Buhariu.

Ibn Kethir

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read