BallinaARTIKUJHadith dhe SunetKuptimi i fjalës ‘sal-lAllahu alejhi ue sel-lem’

Kuptimi i fjalës ‘sal-lAllahu alejhi ue sel-lem’

 

Kuptimi i fjalës ‘sal-lAllahu alejhi ue sel-lem’

 

Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – Salati dhe Selami i Allahut qofshin për të Dërguarin e tij, Muhammedin! Apo, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi Muhamedin!

 

Salati i Allahut[Lutja, Falja e Allahut] mbi Profetin Muhammed është Lavdërimi i Tij për Profetin përpara engjëjve të cilët janë afër (por përfundi) Allahut, më të Lartit, i cili isteua (është lartësuar) mbi Arshin e Tij (Fronin), i cili gjendet mbi shtatë Qiejt, në një mënyrë që i përshtatet madhërisë së Tij. Engjëjt, gjithashtu, lavdërojnë Profetin (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!).

 

Selami[Paqja] është mbrojtja e Allahut për Profetin (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!) nga mangësitë dhe çdo lloj i të ligave, dhe mbrojtje e mesazhit me të cilin ai është besuar.

Kur muslimani të thotë “Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!”, ai i lutet Allahu që t’i dhurojë lavdërimin dhe sigurinë e Tij Profetit Muhammed, dhe mbrojtjen e Mesazhit të Islamit i cili është shpallur atij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!).

 

[Ibnul Kajjim – Xhela’ul Efhem fi Fadlis-Saleti-ue-Selam ala Muhammedin Khajril Enam, [Damask, Siri: Dar Ibën Kethir, dhe Dar et-Turath, El-Madinah, Arabi Saudite 1408/1988, fq.128].

 

Përktheu: M.M.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read