BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirKUR’ANI PËR NATËN E KADRIT

KUR’ANI PËR NATËN E KADRIT

KUR’ANI PËR NATËN E KADRIT

Kur’ani në dy vende në mënyrë konkrete përmend këtë natë, duke i dhënë dy emra:
Lejletun mubareketun / Nata e bekuar, dhe Lejletu-l-Kadr/ Nata e Vlefshme. Në kaptinën Duhan, All-llahu xh.sh. thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit).” (Kur’ani: Duhan, 3)
Kaptina Kadr e ka marrë emrin në bazë të kësaj nate madhështore: “Ne e zbritëm atë(Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në(atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti(Xhibrili) për secilën çështje. Ajo(që përcakton Zoti) është paqë deri në agim të mëngjesit.” (Kur’ani: Kadr, 1-5)
Në kaptinën Bekare All-llahu xh.sh. përmend se Kur’ani është shpallur në muajin e bekuar të Ramazanit: “(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të(filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues(i të vërtetës nga gënjeshtra).”(Kur’ani: Bekare, 185).
Pra, këtu në mënyrë implicite përmendet se kjo natë është në Ramazan.

Burimi: RAMAZANI DHE NAMAZI ITERAVIVE NË DRITËN E MEDHHEBIT HANEFI
Doc. Dr. Shefik Kurdiq
Botuar nga: SHB SIRA

Must Read