BallinaAKIDEAkide të ndryshmeKUSH ËSHTË ALLAHU I MADHËRUAR?

KUSH ËSHTË ALLAHU I MADHËRUAR?

KUSH ËSHTË ALLAHU I MADHËRUAR?

Kjo gjithësi kaq e madhe, kjo natyrë kaq e përsosur, ky njeri kaq i bukur, i mençur, i fuqishëm, këto krijesa organike dhe inorganike dhe ai sistematizim aq preciz ndërmjet tyre, këto dhe shumë të tjera dëshmojnë për ekzistencën e një Krijuesi të Ditur, Poseduesi të Fuqishëm, Fisnik dhe të Pasur, Mbikëqyrës dhe Gjykues, të Drejtë dhe Ekzekutues….Ai është Allahu i Madhëruar, Zoti i çdo gjëje.
Po kush është Allahu i Madhëruar?
A është një Zot apo ka më shumë?
Këtë pyetje do t’ia parashtrojmë kësaj gjithësie mahnitëse dhe do të heshtim për të dëgjuar me vëmendje, meditim dhe përsiatje përgjigjen e saj:
A nuk shihni bukurinë e krijesave?
A nuk ju lë përshtypje ky rregull kaq i përpiktë?
A nuk mahniteni nga koordinimi i lëvizjeve të jetës?
Çfarë mendoni sikur të kishte më shumë se një Zot, a do ta gjenit këtë bukuri, këtë precizitet, këtë përpikëri?
A nuk mendoni se sikur të ishin dy zota do të shkaktohej mes tyre grindje, sfidim, dashuri për mbizotërim dhe pushtet, gjëra këto që do të çrregullonin këtë bukuri, precizitet e përpikëri të sistemeve orientuese të tokës dhe qiejve?
Sikur të ishin dy zota dhe njëri të ishte më i fuqishëm se tjetri, atëherë ky i dyti nuk do të mund të quhej zot ngase Zoti nuk është i dobët. Thotë Allahu i Madhëruar:
“لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إلا اللَّهُ لَفَسَدَتَا فَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ
Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit”. El Enbija, 22.
“ومَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَهٍ إِذاً لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
…nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë”. El Mu’minune, 91.
Kjo ekzistence (kozmosi) dhe të gjitha pjesët e saj dëshmojnë se ka një Shpikës të vetëm që nuk ka shok.
Kush është Allahu i vetëm dhe pa shok?
A është zjarri zot? Njeriu mbledh e tubon dru e dërrasa për t’i ndezur më pas që të ngrohet dhe të gatuaj bukë për vete. A është logjike që këto gjëra të jenë Zot?!
A është Allahu put-idhull nga druri apo guri, që është prodhuar nga dora e njeriut? Ai (idhulli) nuk sheh, nuk dëgjon, nuk mediton, nuk flet, nuk bën mirë as keq. Megjithëkëtë, njeriu në të kaluarën adhuronte zotin e punuar nga druri apo edhe hurmat për ta ngrënë më pas në ndonjë udhëtim siç vepronin arabet e periudhës paraislame. Apo zotin e punuar nga guri e shfrytëzonin për t’i lënë enët e ushqimit dhe për ta adhuruar dhe për t’iu përulur pas ngopjes nga ushqimi.
A mund të merret me mend se një idhull bën të adhurohet?
A pranon truri që Allahu i Madhëruar të jetë idhull?
A është Zoti diell? Apo është ndonjëri prej këtyre yjeve që dalin e fshihen nga të pamurit dhe që në orbitë lundrojnë të udhëhequra nga tjetërkush?
A është njeri me pamje të bukur, muskuj të fuqishëm, i zgjuar dhe i aftë, i pasur? Ky njeri a ka mundësi ta prapësojë sëmundjen apo të përjetësohet në këtë botë dhe të mos vdesë kurrë?
Ka njerëz që të mahnitur nga zgjuarsia e ndonjë njeriu e adhurojnë atë për Zot. Ky i mjere ka harruar apo shtiret se harron dobësinë dhe mundësitë e kufizuara të njeriut. Mendja e tij është e kufizuar në vetëm atë që arrijnë shqisat e që normal se është shumë pak në raport me ato që nuk mund t’i arrijnë. Shqisat i ngjajnë një njeriu të burgosur në një qeli kalaje, të cilës i janë mbyllur dyert dhe dritaret dhe nuk i është lënë e hapur asgjë me përjashtim të disa vrimave në mur; vrimë nëpërmjet së cilës sheh lumin që rrjedh në lindje; vrime kah kodra e cila gjendet në anën perëndimore; vrimë kah pallati që zë vend në jug dhe vrimë prej së cilës duket fusha sportive që bie në veri. I burgosuri është mendja, kalaja është trupi, vrimat janë shqisat. Shqisa e shikimit shërben për pamjen e ngjyrave, ajo e dëgjimit për zërat, ajo e shijes për ushqimet kurse ajo e nuhatjes për aromat dhe ajo e prekjes për gjërat konkrete.
Pyetja:
Njeriu a pati mundësi me këto shqisa të arrijë çdo gjë në këtë bote? Kur i burgosuri të shikoje nga vrima, nuk mund ta sheh tërë lumin por vetëm një pjesë të tij. Po kështu edhe syri, kur ti drejtohet botës së ngjyrave, i sheh disa e jo të gjitha. Ne nuk shohim bakteriet dhe mikrobet në gotën e pastër me ujë edhe pse në të ndodhen me miliona kësi bakteresh. Atëherë, shqisat nuk mund të shohin dhe të arrijnë tërë ato gjëra që i rrethojnë.
Si ia vlen ta bëjmë këtë mendje ë kufizuar zot? Jo vetëm qe ajo nuk meriton një tretman të tillë por asgjë tjetër nuk meriton një gjë të tillë përveç Allahut të Madhëruar. Asnjë ithtar i së kotës nuk mund të sjellë fakt se i adhuruari i tij mund të krijojë? Thotë Allahu i Madhëruar:
“قُلْ أَتَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَمْلِكُ لَكُمْ ضَرّاً وَلاَ نَفْعاً وَاللّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t’ju sjellë as dëm e as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç’thoni) që di (ç’veproni)”. El Maide, 76.
Kjo gjithësi kaq madhështore padyshim se dëshmon për Madhështinë e Krijuesit, i Cili është Një i pa shoq, andaj si mund të jetë e saktë teza e trinitetit, të cilën sot e trumbetojnë të krishterët? Babai (Allahu), Biri (Isai) dhe Nëna (Merjemja); të tre në një dhe një në të tretë. A i takon një gjë e tillë Krijuesit Madhështor, Poseduesit të Fuqishëm, të Pasurit Fisnik, a i takon të ketë qenë në bark gruaje, të ketë qëndruar aty 9 muaj, të ketë qenë gjak për të lindur më pas dhe për tu rritur dalëngadalë?! A mund të merret me mend që Ai të ketë patur nevojë për njeriun (nënën) ta bart e pastrojë, të hajë e të pijë, të flejë e të luajë me fëmijë…, e pastaj të shkoj në Kuds në moshën 12 vjeçare dhe me fëmijët çifut t’i pyes dijetarët për gjëra që i duhen njeriut?
Pastaj cifutët e përzurën dhe e internuan nga vendi në vend. Më pas e arrestuan dhe e dënuan me dënimet më barbare. Në kokë ia vunë një kurorë ferrash për ta shpjerë më pas tek druri i kryqëzimit duke i rënë shuplakë fytyrës…Atje e lidhen me litar dhe më pas e gozhduan me gozhda të cilat shqyenin mishin dhe thyenin eshtrat kurse ai kërkonte ndihmë: O populli im! Më mëshironi! Por askush nuk e mëshiroi dot[1].
Si mund t’i ndodhë kjo Krijuesit të qiejve dhe tokës? Si mund t’i ndodhë kjo të Fuqishmit Krenar që ngjall dhe vdes njerëzit? Arsyeja që japin është se Zoti ia lejoi këtë vetes në mënyrë që nga sjelljet e njerëzve t’ua jap ndëshkimin që meritojnë…
Si mund të bart Isai, alejhi’s selam barrën e mëkateve të njerëzve kur në Teurat, të cilin e madhërojnë të krishterët dhe cifutët, qëndron: Prindërit nuk mbyten për shkak të fëmijëve dhe as anasjelltas. Çdo kush mbytet për shkak të mëkatit të vet[2].
Ky është një citat i qartë se secili njeri është përgjegjës për veprën e vet andaj si mund të komentohet vdekja e Isait, alejhi’s selam si shpagim për mëkatarët, keqbërësit dhe gabimtarët?
Pastaj ai vdiq dhe u varros në dhe. Kurse pas tërë këtyre mundimeve e vuajtjeve të cilat rezultuan me mbytjen e tij, ai u ngrit nga varri dhe shkoi në fronin e tij.
Ata e thonë këtë gjë megjithëqë shumë nga të krishterët e parë besonin se Isai, alejhi’s selam as nuk është mbytur dhe as nuk është kryqëzuar[3].
Më e çuditshme se kjo është pretendimi i tyre për Isain, alejhi’s selam si zot në kohën kur vet Teurati citon Isain, alejhi’s selam të kete dëshmuar monoteizmin e Allahut të Madhëruar, që sikur Ai nuk është askush. “Vërtetë ti je Zot i fshehur…”[4], “Zoti më…dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin, t’u shpall robërve çlirimin, të verbërve dritën e syve; t’i lëshoj në liri të ndrydhurit”[5].
Nëse Zoti ka qenë i fshehur si mund të ketë qenë Isai zot kur ai dukej? Të krishterët me veprat e tyre përgënjeshtruan vet Isain, alejhi’s selam i cili dëshmoi se është vetëm rob i Allahut të Madhëruar ashtu siç janë edhe ata. “Allahu është Zoti im dhe i juaji, i adhuruari im dhe i juaji”[6].
Madje jo vetëm kaq, Isai, alejhi’s selam deklaroi se është i dërguar i Allahut të Madhëruar tek njerëzit siç ishin profetët para tij: “E jeta e pasosur iu takon atyre që të njohin Ty, Një të vetmin Hyjin e vërtetë, dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin”[7].
Çifuteve iu tha: “Dhe, ja, kërkoni të më vritni mua, që ju fola të vërtetën, që e dëgjova prej Hyjit”[8].
Krijimi i Isait, alejhi’s selam me nënë pa baba ka qenë një dëshmi e Madhështisë së Krijuesit, i Cili e krijoi Ademin, alejhi’s selam pa baba dhe pa nënë, Havvanë pa nënë me baba kurse njerëzit tjerë me nënë dhe baba. Ndërsa mrekullitë që Allahu i Madhëruar ia dha Isait, alejhi’s selam, ato të gjitha ishin me lejen e Tij, siç kishte dëshmuar vet Isai, alejhi’s selam: “…të falënderoj që ma dëgjove lutjen. 42 Unë e dija se gjithmonë më dëgjon, por thashë kështu për shkak të popullit që më rrethon: që të besojnë se Ti më dërgove”[9], “Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë, atë që është në qiell! 10. Gjithashtu mos lejoni t’ju quajnë udhëheqës sepse keni vetëm një Udhëheqës – Krishtin!”[10].
Me “Atë” në gjuhën e tyre nënkuptohet Zoti kështu që ai po iu thotë: Mos thoni se Zoti juaj është në tokë por në qiell kurse unë jam dërguar mësues dhe ky është funksioni im në tokë.
Thotë Allahu i Madhëruar ne Kur’anin Famëlartë:
“وَإِذْ قَالَ اللّهُ يَعِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ أَأَنتَ قُلتَ لِلنّاسِ اتّخِذُونِي وَأُمّيَ إِلَـَهَيْنِ مِن دُونِ اللّهِ قَالَ سُبْحَانَكَ مَا يَكُونُ لِيَ أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِي بِحَقّ إِن كُنتُ قُلْتُهُ فَقَدْ عَلِمْتَهُ تَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِي وَلاَ أَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِكَ إِنّكَ أَنتَ عَلاّمُ الْغُيُوبِ * مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلاّ مَآ أَمَرْتَنِي بِهِ أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ رَبّي وَرَبّكُمْ وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيداً مّا دُمْتُ فِيهِمْ فَلَمّا تَوَفّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرّقِيبَ عَلَيْهِمْ وَأَنتَ عَلَىَ كُلّ شَيْءٍ شَهِيدٌ * إِن تُعَذّبْهُمْ فَإِنّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” 117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!” 118. Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti”. El Maide, 116-118.
Para të krishterëve një grup çifutësh pati thënë për Uzejrin se është i biri i Zotit kurse politeistet arab pas dërgimit të Isait melaiket i quanin vajza te Tij. Përshkrimi i fëmijëve Allahut të Madhëruar është ofendim dhe nënçmim për Krijuesin. Allahu nuk ka fëmijë për shkak të përsosmërisë së cilësive të Tij, për shkak se Ai nuk ka nevojë për askënd dhe nuk ka të ngjashëm. Ndryshe, ai do të kishte të meta.
Tash a u binde se kush është Allahu?
Çdo gjë përveç Tij është krijimtari e Tij, pronësi e Tij, e dirigjon si të dojë pa patur nevojë për askënd. Thotë Allahu i Madhëruar:
“قل ادعوا الذين زعمتم من دون الله لا يملكون مثقال ذرة في السموات والأرض
Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë…”. Es Sebe, 22.
Askush nuk e ka shoqëruar në krijim, udhëheqje dhe posedim, siç thotë:
“ومالهم فيهما من شرك
…(Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë) dhe as që kanë në to ndonjë pjesë…”. Es Sebe, 22.
Askush nuk i ka ndihmuar për këta qiej dhe këtë tokë, siç thotë:
“وما له منهم من ظهير
…dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje”. Es Sebe, 22.
Para përmbylljes do të ishte me vend sikur të meditonim përgjigjen e një njeriu që njohu rrugën dhe udhëzoi ata që devijuan, shfaqën inat apo edhe mendjemadhësi:
“وَحَآجّهُ قَوْمُهُ قَالَ أَتُحَاجّوَنّي فِي اللّهِ وَقَدْ هَدَانِ وَلاَ أَخَافُ مَا تُشْرِكُونَ بِهِ إِلاّ أَن يَشَآءَ رَبّي شَيْئاً وَسِعَ رَبّي كُلّ شَيْءٍ عِلْماً أَفَلاَ تَتَذَكّرُونَ * وَكَيْفَ أَخَافُ مَآ أَشْرَكْتُمْ وَلاَ تَخَافُونَ أَنّكُمْ أَشْرَكْتُم بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزّلْ بِهِ عَلَيْكُمْ سُلْطَاناً فَأَيّ الْفَرِيقَيْنِ أَحَقّ بِالأمْنِ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ * الّذِينَ آمَنُواْ وَلَمْ يَلْبِسُوَاْ إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُوْلَـَئِكَ لَهُمُ الأمْنُ وَهُمْ مّهْتَدُونَ
Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: “A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?” Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend? 81. E si t’ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju nuk frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më e drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni? 82. Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. El En’am, 80-82.
Kështu arritëm ta njohim Allahun e Madhëruar nëpërmjet këtyre argumenteve, fakteve dhe dëshmive të qarta. Kjo do të sqarohej dhe më shumë sikur t’i ktheheshim përshkrimit të Allahut të Madhëruar ne Kur’anin Famëlarte:
“قل هو الله أحد، الله الصمد، لم يلد ولم يولد، ولم يكن له كفوا أحد
Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. 3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. 4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. El Ihlas.
“الله لا إله إلا هو الحي القيوم لا تأخذه سنة ولا نوم له ما في السماوات وما في الأرض من ذا الذي يشفع عنده إلا بإذنه يعلم ما بين أيديهم وما خلفهم ولا يحيطون بشيء من علمه إلا بما شاء وسع كرسيه السماوات والأرض ولا يؤوده حفظهما وهو العلي العظيم
All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi”. El Bekare, 255.
“اللَّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ
All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje”. Ez Zumer, 62.
“اللّهُ الَّذِي رَفَعَ السَّمَاوَاتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي لأَجَلٍ مُّسَمًّى يُدَبِّرُ الأَمْرَ يُفَصِّلُ الآيَاتِ لَعَلَّكُم بِلِقَاء رَبِّكُمْ تُوقِنُونَ
All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj”. Err Rra’du, 2.
“إِنّ اللّهَ فَالِقُ الْحَبّ وَالنّوَىَ يُخْرِجُ الْحَيّ مِنَ الْمَيّتِ وَمُخْرِجُ الْمَيّتِ مِنَ الْحَيّ ذَلِكُمُ اللّهُ فَأَنّىَ تُؤْفَكُونَ * فَالِقُ الإِصْبَاحِ وَجَعَلَ الْلّيْلَ سَكَناً وَالشّمْسَ وَالْقَمَرَ حُسْبَاناً ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ * وَهُوَ الّذِي جَعَلَ لَكُمُ النّجُومَ لِتَهْتَدُواْ بِهَا فِي ظُلُمَاتِ الْبَرّ وَالْبَحْرِ قَدْ فَصّلْنَا الاَيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ * وَهُوَ الّذِيَ أَنشَأَكُم مّن نّفْسٍ وَاحِدَةٍ فَمُسْتَقَرّ وَمُسْتَوْدَعٌ قَدْ فَصّلْنَا الاَيَاتِ لِقَوْمٍ يَفْقَهُونَ * وَهُوَ الّذِيَ أَنزَلَ مِنَ السّمَآءِ مَآءً فَأَخْرَجْنَا بِهِ نَبَاتَ كُلّ شَيْءٍ فَأَخْرَجْنَا مِنْهُ خَضِراً نّخْرِجُ مِنْهُ حَبّاً مّتَرَاكِباً وَمِنَ النّخْلِ مِن طَلْعِهَا قِنْوَانٌ دَانِيَةٌ وَجَنّاتٍ مّنْ أَعْنَابٍ وَالزّيْتُونَ وَالرّمّانَ مُشْتَبِهاً وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ انْظُرُوَاْ إِلِىَ ثَمَرِهِ إِذَآ أَثْمَرَ وَيَنْعِهِ إِنّ فِي ذَلِكُمْ لاَيَاتٍ لّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ * وَجَعَلُواْ للّهِ شُرَكَآءَ الْجِنّ وَخَلَقَهُمْ وَخَرَقُواْ لَهُ بَنِينَ وَبَنَاتٍ بِغَيْرِ عِلْمٍ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىَ عَمّا يَصِفُونَ * بَدِيعُ السّمَاوَاتِ وَالأرْضِ أَنّىَ يَكُونُ لَهُ وَلَدٌ وَلَمْ تَكُنْ لّهُ صَاحِبَةٌ وَخَلَقَ كُلّ شَيْءٍ وهُوَ بِكُلّ شَيْءٍ عَلِيمٌ * ذَلِكُمُ اللّهُ رَبّكُمْ لآ إِلَـَهَ إِلاّ هُوَ خَالِقُ كُلّ شَيْءٍ فَاعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَىَ كُلّ شَيْءٍ وَكِيلٌ * لاّ تُدْرِكُهُ الأبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الأبْصَارَ وَهُوَ اللّطِيفُ الْخَبِيرُ * قَدْ جَآءَكُمْ بَصَآئِرُ مِن رّبّكُمْ فَمَنْ أَبْصَرَ فَلِنَفْسِهِ وَمَنْ عَمِيَ فَعَلَيْهَا وَمَآ أَنَاْ عَلَيْكُمْ بِحَفِيظٍ
S’ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)? 96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit. 97. Ai është që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë. 98. Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën të do të pushoni. Ne ia sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë. 99. Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë. 100. E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë. 101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara. 102. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi. 103. Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur. 104. Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E unë (Pejgamberi) nuk jam roje e juaj”. El En’am, 95-104.
Përmbyllje
Meditoni këto citate të bukura Kur’ani që na prezantojnë Allahun e Madhëruar nëpërmjet mirësive dhe dhuntive të Tij:
“قُلِ الْحَمْدُ لِلّهِ وَسَلاَمٌ عَلَىَ عِبَادِهِ الّذِينَ اصْطَفَىَ ءَآللّهُ خَيْرٌ أَمّا يُشْرِكُونَ * أَمّنْ خَلَقَ السّمَاوَاتِ وَالأرْضَ وَأَنزَلَ لَكُمْ مّنَ السّمَآءِ مَآءً فَأَنبَتْنَا بِهِ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهْجَةٍ مّا كَانَ لَكُمْ أَن تُنبِتُواْ شَجَرَهَا أَإِلَـَهٌ مّعَ اللّهِ بَلْ هُمْ قَوْمٌ يَعْدِلُونَ * أَمّن جَعَلَ الأرْضَ قَرَاراً وَجَعَلَ خِلاَلَهَآ أَنْهَاراً وَجَعَلَ لَهَا رَوَاسِيَ وَجَعَلَ بَيْنَ الْبَحْرَيْنِ حَاجِزاً أَإِلَـَهٌ مّعَ اللهِ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ * أَمّن يُجِيبُ الْمُضْطَرّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السّوَءَ وَيَجْعَلُكُمْ حُلَفَآءَ الأرْضِ أَإِلَـَهٌ مّعَ اللّهِ قَلِيلاً مّا تَذَكّرُونَ * أَمّن يَهْدِيكُمْ فِي ظُلُمَاتِ الْبَرّ وَالْبَحْرِ وَمَن يُرْسِلُ الرّيَاحَ بُشْرًى بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ أَإِلَـَهٌ مّعَ اللّهِ تَعَالَى اللّهُ عَمّا يُشْرِكُونَ * أَمَّن يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ وَمَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أَإِلَهٌ مَّعَ اللَّهِ قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ * قُل لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّهُ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ * بَلِ ادَّارَكَ عِلْمُهُمْ فِي الْآخِرَةِ بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ مِّنْهَا بَلْ هُم مِّنْهَا عَمِونَ
Thuaj (o i dërguar): “Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?” 60. Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën). 61. A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë. 62. A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni. 63. Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok. 64. Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!” Thuaj: “Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!”. En Neml, 59-65.
Rrjedhimisht, pas këtyre fjalëve të bukura do të duhej të vinte pyetja: Cilat janë të drejtat e Allahut të Madhëruar tek ne?

Burimi:
sedatislami.com
http://www.islam-love.com/articles.php?action=show&id=156
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

[1] Hidajetu’l hajara fi exhvibeti’l jehudi ve’n mesara, Ibnu’l Kajjim el Xhevzijje, recensim: Dr. Ahmed Hixhazi Es Seka, f. 25.

[2] Bibla, Ligji i perterire, 24/16. http://www.bibla.net/?cid=1,235

[3] El Besharetu bi Nebijji’l Islam fi’t Teurati ve’l Inxhil, Dr. Ahmed Hixhazi es Seka, 1/68.

[4] Barnaba, 91/93.

[5] Bibla, Luka, 4/18.

[6] Gjoni, 20/17.

[7] Gjoni, 17/3.

[8] Gjoni, 8/40.

[9] Gjoni, 11/41-42.

[10] Mateu, 23/9-10

Must Read