Kush është i lumturi?
Është ai i cili kur fle dhe zgjohet nuk ka në zemër asgje tjetër pos Allahut.
Kush është i lumturi?
Është ai që Zoti e ka kënaqur në veten e tij, dhe zemra e tij qetësohet me përmendjen e Tij, dhe gjuha e tij lëviz duke e përmendur Allahun
Kush është i lumturi?
Është ai të cilin Zoti e ka kënaqur me adhurime dhe e ka gëzuar me vepra të mira
Kush është i lumturi?
Është ai të cilin Zoti e ka bërë të lumtur me familjen e tij, pasurinë dhe fëmijët e tij, dhe i cili e falëmnderon Allahun për të shumtën dhe të paktën
Kush është i lumturi?
Është ai që Zoti e ka lumturuar mes njerëzve, dhe jeton me emër të mirë ne mësin e tyre, dhe nuk përmendet vetëm se për të mirë, dhe nuk njihet nga ai vetëmse e mira
Kush është i lumturi?
Eshte ai i cili kur ti afrohet fundit të kësaj bote, qëndron me gjuhë përmendëse, sepse është kënaqur me Zotin dhe Zoti e ka kënaqur atë
Kush është i lumturi?
Ëshë ai që ku i afrohet ora e tij, dhe i bëhet kijameti, i zbresin atij melekët e Zotit të tij duke e përgëzuar me xhennet, mëshirë dhe falje, kënaqësi të Zotit e jo hidhërim të Tij.
Kush është i lumturi?
Është ai të cilit i përmbyllet jeta ashtu sic i përmbyllet të lumturve, e fjala e fundit që e thotë në këtë botë është: ”Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut”.
Kush është i lumturi?
Është ai që Zoti e lumturon ne varrin e tij dhe e kënaq në lahdin e tij dhe kur vendoset në këtë varr, Zoti ia shliron gjuhën, dhe thotë: ‘Zoti im është Allahu, Feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhammedi (alejhi selam) e atëherë, thërret një zë nga qielli se të vërtetën e ka thënë robi, dhe kështu i shtrohet atij nga xhenneti e atëher thotë i lumturi: “O ZOT bëje kijametin” O ZOT bëje kijametin”, duke u përmalluar për mëshirën e Allahut dhe për atë që e ka përgaditur.
Kush është i lumturi?
Është ai i cili kur të ringjallet nga varri i tij dhe drejtohet drejt vendtubimit, ringjallet me të lumturit , ipresin ata melekët ”Ata nuk do t’i shqetësoj ajo frika e madhe (e fryerjes së surit) dhe do t’i presin engjujt duke I uruar :”Kjo është dita që iu premtua”.
Kush është i lumturi?
Është ai që kur dielli iu afrohet krijesave, dhe të poshtërohet cdo i lartë, dhe të shtohet nxehtësia e diellit, e njerëzit janë të zhytur në djersë, atë e strehon Zoti ditën kur nuk ka hije tjetër pos hijes së Tij
Kush është i lumturi?
Është ai i cili kur qëndron para Zotit, qëndron ashtu sic qëbdron i ndershmi, dhe kështu Allahu e lartëson cështjen e tij dhe e bën gjuhën e tij të flas në të mirë dhe e thërret thirrësi i Zotit duke e përgëzuar me xhennet.
Kush është i lumturi?
Është ai synimet dhe vendimet e të cilit përfundojnë tek Xhenneti, vend i të lumturve dhe të devotshmëve.
Kjo është lumturia e vërtetë që e synon cdo rob i mirë.
Kjo është lumturia e vërtetë, dyert e së cilës kur i hap Allahu nuk do të mundet askush që t’i mbyllë,
Kur Allahu dëshiron që ta bëjë robin e Tij të lumtur, gjëja e parë që ia jep është besimi në Të.
Kush e njeh Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, dhe të cilit Zoti I tij ia jep pastërtinë e besimit, dhe i cili cdo çështje ia delegon Allahut dhe bindet nga brendësia e zemrës se nuk ka ku të ikën dhe vendëdrejtim përpos tek Allahu. I lumturi është ai që Allahu ia ka mbushur zemrën me iman dhe nëse e godet e mira, ai e falënderon (dhe kjo është e mirë për të), e nëse e godet ndonjë vështirësi duron (dhe kjo është mirë për të).
Nuk ndyshon gjendja e tij dhe nuk ndryshon udhëzimi i tij, Xhennetin dhe Xhehnemin i ka para syve, e ai punon për xhennet e ik nga zjarri.
Shejh Muhamed Mukhtar esh-Shenkiti
Përktheu nga arabishtja: Tomor Pupovci