BallinaAKIDEAjo që e kundërshton AkidenA është haram mbajtja e hajmalisë dhe plumbit?

A është haram mbajtja e hajmalisë dhe plumbit?

A është haram mbajtja e hajmalisë dhe plumbit?

Pyetje:
Desha të më tregoni se a është haram që e mbaj një hajmali dhe një plumb në xhep? Jam besimtar i mirë dhe e lexoj KURA’NIN por për këto s’e di çka të bëj?

Përgjigje:
Po, është gjynah i madh dhe ua rrezikon besimin tërësisht bartja e hajmalive duke besuar se ajo ju ruan nga të këqijat. Atë urgjentisht duhet ta largoni dhe ta digjni në zjarr. Ju mjafton për mbrojtje nga të këqijat leximi i sureve dhe lutjeve që i ka praktikuar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Po ashtu edhe leximi sa më i shpeshtë i Kur’anit është masë preventive për t’ju shmangur gjërave të këqija. Po ashtu edhe plumbin duhet ta largoni menjëherë, nëse doni ta shpëtoni besimin tuaj në Allahun dhe të largoheni nga besëtytnitë dhe besimet e kota!
Allahu më së miri e di!

Hoxhë Muhamed Dërmaku

Must Read