BallinaSpikasimNUK FALET POR ËSHTË NJERI I MIRË!

NUK FALET POR ËSHTË NJERI I MIRË!

NUK FALET POR …

…Ështe njeri mirë, i sjellshëm, i shoqërueshëm…

Një njeri që nuk falet, nuk agjëron, nuk jep zekat, nuk e respekton Zotin e vetë… a mjafton të quhet i pasjellshëm?!
Ai që nuk i kryen obligimet karshi Krijuesit të tij, duke e ditur që Ai e ka krijuar, e furnizon, i ka dhënë çdo gjë që posedon ky njeri, mjafton të quhet jo falenderues dhe si i tillë jo i sjellshëm ndaj Atij që i dha çdo gjë që ka! Në këtë nuk ka dyshim.
Mos e mashtro veten vëlla dhe ti motër që nuk i respekton urdhërat e Zotit tëndë, e të thuash: Unë e kam zemrën e mirë e të pastërtë, nuk ja dua të keqën të tjerëve, jam i sjellshëm me çdo njërin, jam i mëshirshëm, jam … se kjo nuk është e mjaftueshme te Zoti ynë.

Mirë është të jemi të mirë me krijesat e Zotit, por kjo nuk mjafton, të mirë dhe të sjellshëm do të jemi vetëm atëherë kur do të respektojmë urdhëresat dhe ndalesat e Allahut, Krijuesit tonë dhe të botërave.

Prandaj, kush është njeriu i mirë?

Njeriu i mirë, pikësëpari është njeriu që beson në Zot, është njeriu që beson në veten e tij. Ai ka besuar se nuk ka ardhur kot në këtë jetë, se ka një Zot të mëshirshëm, një Zot që e ka krijuar në formën më të bukur. I ka dhënë mendjen, i ka dhënë të gjitha aftësitë: aftësinë për të folur, për t’u shprehur, për të punuar. Ky është Zoti i gjithësisë.

Nëse njeriu pikësëpari nuk beson te ky Zot, ky njeri realisht nuk ka vlerë.

Njeriu i mirë është njeriu, që beson tek Allahu (xh.sh), është njeriu që beson tek vetja e tij. Ky njeri e di se ka ardhur njëherë dhe ka për të dalë prej kësaj bote. Çdo njeri është unik në botë dhe muslimani e di këtë, prandaj mundohet të bëjë mirë, t’i shërbejë kësaj toke, ta rregullojë atë, se ia ka lënë amanet Allahu (xh.sh).

Njeriu i mirë është ai që e di, se një ditë ka për të dalë përpara Zotit. E di se ka për të dhënë llogari për gjithçka para Zotit, i cili e ka parë në çdo moment. Ky njeri e di që nuk adhurohet pushteti, nuk adhurohet pasuria, nuk adhurohet epshi, adhurohet vetëm Një, e Ai është Allahu i Madhëruar.

E lusim Allahun xh.sh. të na bëjë njerëz të mirë, Njerëz që kontribuojnë për familjen e tyre, për fëmijët e tyre, për shoqërinë e tyre. AMIN !

Hoxhë Irfan Salihu

Must Read