KUSH JANË TË LUMTURIT E VËRTETË? |
Të lumtur janë ata që në vend se të merren me të tjerët, merren me veten e tyre. Ata janë kureshtar dhe ambicioz që të përmirësojnë veten e tyre si dhe të drejtojnë atë që është shtrembëruar në personalitetin dhe karakterin e tyre. Kështu, ata llogarisin veten e tyre para se të llogariten në Ditën e Kiametit. Të lumtur janë ata që kanë kuptuar thelbin dhe të vërtetën e kësaj bote, e cila vendkalim e jo vendqëndrim, kështu që tërë kohën janë përkushtuar për ta adhuruar Allahun.
Të lumtur janë ata që e përmendin Allahun në këmbë, ulur, të shtrirë, që kërkojnë falje për mëkatet dhe lëshimet e tyre në raport me Allahun Fuqiplotë.
Të lumtur janë ata që urrejtjes, smirës, inatit, zilisë ia kanë mbyllur derën për tek zemra e tyre. Po tentuan të depërtojnë, ata e mbyllin derën edhe më fort.
Të lumtur janë ata që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë vetëm se fjalët më të mira dhe më të bukura. Ata përzgjedhin fjalët, ashtu sikur përzgjedhin frutat e ëmbël të pemëve.
Të lumtur janë ata që ecin rrugës së Profetit Muhammed [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] dhe përfillin traditën e tij në fjalë dhe vepra.
Burimi:
sedatislami.com
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
|