BallinaPse ISLAMI?Islami, fetë tjera dhe ideologjitëKush kërkon fe tjetër përveç Islamit, kurrësesi nuk i pranohet

Kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, kurrësesi nuk i pranohet


Kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, kurrësesi nuk i pranohet


Falenderimi është vetëm për Allahun. Salati dhe selami qofshin mbi atë, që nuk pati më pejgamber pas tij, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata të cilët i pasojnë ata me të mirë deri në Ditën e Shpërblimit.

           Komisioni i Përhershëm i Hulumtimeve Shkencore dhe Fetvasë ka marrë në shqyrtim pyetjet që i kanë arritur si dhe idetë e artikuj të publikuar nëpër mjetet e informimit, rreth thirrjes në unifikimin apo bashkimin e feve; fesë islame, fesë hebreje dhe fesë krishtere. Gjithashtu edhe çështje që degëzohen nga kjo bazë, si ndërtimi i xhamive, kishave dhe sinagogave në një vend, nëpër sheshet e universiteteve, aeroporteve, shesheve publike etj. Poashtu botimi i Kuranit dhe Ungjilit me një kopertinë, si dhe gjëra të tjera që janë fryt i kësaj propagande, për të cilën mbahen konferenca, simpoziume, formohen shoqata të ndryshme në Lindje e Perëndim. Pas  studimit dhe meditimit të mjaftueshëm, komisioni vendosi si vijon:

1.     Prej bazave të besimit Islam, të cilat duhen të jenë të njohura nga feja në mënyrë të domosdoshme dhe për të cilat ekziston pajtueshmëri (ixhmaë) te muslimanët, është çështja se nuk ka në fytyrë të tokës fe të vërtetë përveç fesë islame. Dhe se feja islame është feja e fundit dhe deroguese për të gjitha besimet dhe dispozitat paraprake. Pra, nuk ka fe në këtë tokë, me të cilën adhurohet Allahu, i Lartësuar, përveç Islamit. Allahu ka thënë: “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.” (Ali Imran, 85) Islam, pas ardhjes së Muhamedit, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), konsiderohet vetë misioni i tij pa fetë e tjera.

2.     Prej bazave të besimit, është të besohet se libri i Allahut (Kurani) është libri i fundit i zbritur dhe porosia e fundit e Zotit të botëve. Dhe se Kurani është derogues i librave të zbritur më herët, si Teurati, Inxhili etj., dhe gjithpërfshirës i tyre. Pra nuk ka mbetur libër në tokë, me të cilin adhurohet Allahu i Lartësuar përveç Kuranit fisnik. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm librin (Kuranin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që Allahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi.” (Maide, 48)

3.     Është obligim të besuarit se Teurati dhe Inxhili janë deroguar me Kuran dhe se Teurati e Inxhili kanë pësuar shtrembërime, ndryshime, shtesa dhe mangësi. Kjo, duke u bazuar në shumë ajete të Kuranit që sqarojnë këtë gjë. Siç thotë Allahu i Madhërishëm: “Për shkak se ata (beni israilët) e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të shtangura. Ata i ndryshojnë fjalët (në Teurat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë, me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e tyre, përveç një pakice nga ata.” (Maide, 13) Poashtu, fjala e Allahut: “Është shkatërrim për ata (jehuditë) që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej Allahut!”, e për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta ajo që fitojnë.” (Bekare, 79) Ajeti tjetër: “Në të vërtetë një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin), ashtuqë ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri. Po ajo nuk është nga libri (i vërtetë). Madje thonë: “Kjo është nga Allahu!”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për Allahun.” (Ali Imran, 78) Kështu që, pjesa e mbetur e shëndoshë nga librat para Kuranit, është e deroguar me Kuran, kurse pjesa tjetër është e shtrembëruar dhe e ndryshuar. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte hidhëruar kur i kishte parë Umerit birit të Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) një fletë, në të cilën kishte diçka nga Teurati. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kishte thënë: “A je në dyshim o i biri i Hatabit? A nuk kam ardhur me mision të bardhë dhe të çiltër? Po të ishte gjallë vëllai  im Musa, nuk do t’i lejohej gjë tjetër përveç pasimit tim.” ( Transmetojnë Ahmedi, Daremiu etj.)

4.     Prej bazave të besimit Islam, është besimi se i Dërguari ynë Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), është vula e të gjithë pejgamberëve, ashtu siç thotë Allahu: ”Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj,  por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve.” (Ahzab, 40) Kështu pra, nuk mbeti pejgamber që duhet pasuar përveç Muhamedit, (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Po të ishte gjallë ndokush prej pejgamberëve të Allahut, nuk do t’i lejohej të vepronte ndryshe vetëm se të pasonte Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). E kjo vlenë edhe për pasuesit e tyre – pra do të duhej të pasonin Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), siç thotë Allahu i Madhërishëm: ”Përkujtoni (o ithtarë të librit,) kur Allahu mori zotimin e pejgamberëve: nga ajo se juve ju dhashë libër dhe urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që do të vijë pas jush, e që vërteton atë që ju e keni pranë vetes. (Allahu) tha: ‘A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim?’ Ata thanë: ‘Ne e pranuam!’ (Allahu) tha: ‘Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!”

      Pejgamberi i Allahut, Isai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur do të zbresë në fundkohën e kësaj bote, do të jetë pasues i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe gjykues me Sheriatin e tij. Allahu i Madhërueshëm thotë: “Ata, të cilët e pranojnë të Dërguarin (Muhamedin), pejgamberin arab (që nuk shkruan e as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij) tek ata në Teurat dhe në Inxhil.” (Araf, 157)

          Po ashtu bazë prej bazave të besimit, është çështja se dërgimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u dedikohet të gjithë njerëzve, siç thotë Allahu: “Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë” (Sebeë, 28) dhe fjala tjetër e Allahut: ”Thuaj (Muhamed): ”O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju.” (Araf, 158) si dhe ajete tjera.

5.  Prej bazave të Islamit, është obligim të besojmë se çdonjëri, që nuk është futur në Islam, prej jehudive, të krishterëve dhe të tjerëve, është kafir (jobesimtar) dhe se ai është armik i Allahut, Pejgamberit të Tij dhe i besimtarëve dhe ai është prej banorëve të zjarrit, siç thotë i Madhërishmi: ”Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët,  të cilët nuk besuan nuk iu ndanë (besimit të tyre), derisa atyre u erdhi argumenti i qartë” (Bejine, 1). Ai gjithashtu thotë: ”S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehenemit përgjithmonë, të tillët janë krijesat më e dëmshme.” (Bejine, 6) si dhe ajete të tjera. Është e vërtetuar në sahihun e muslimit se Pejgamebri (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: ”Pasha Atë në Dorën e të Cilin është shpirti im (pasha Allahun), kush dëgjon për mua (se jam dërguar Pejgamber) nga ky popull, jehudi qoftë apo i krishterë  dhe vdes duke mos besuar në atë, me të cilën jam dërguar, padyshim , do të jetë prej banorëve të zjarrit.”

          Për këtë arsye kush nuk e trajton çifutin apo të krishterin si jo musliman, ai vetë është kafir, bazuar ne rregullin e sheriatit “Kush nuk e trajton kafirin si kafir, ai vetë është i tillë.”

6.     Me këto baza të besimit dhe me këto të vërteta të sheriatit, thirrja në unifikimin e feve apo në afrimin e tyre dhe tretja e tyre në një kallëp të përbashkët, është thirrje e prishtë dhe dinake. Qëllimi i saj është të përzihet e vërteta me të pavërtetën, të shkatërrohet Islami dhe t’i shemben shtyllat e tij. Të shkohet me muslimanët deri te një konvertim gjithpërfshirës etj. Këtë qëllim e vërteton vetë fjala e Allahut të Lartësuar ku thotë: “Ata do tu luftojnë juve  vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse munden, nga feja e juaj.”(Bekare, 217) dhe ajeti tjetër: ”Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, sikur që nuk besuan vetë dhe të bëheni të njëjtë.” (Nisa, 89)

7.     Prej pasojave të kësaj propagande keqbërëse, është pezullimi i divergjencave në mes të Islamit dhe mosbesimit, të vërtetës dhe të pavërtetës, favorit dhe disfavorit, si dhe thyerja e murit të armiqësisë në mes të muslimanëve dhe jobesimtarëve. Kështu që, nuk do të kishte as miqësi, as armiqësi dhe as xhihad dhe luftim, me qëllim të ngritjes së fjalës së Allahut në tokën e Allahut. Allahu i Lartëmadhëruar thotë: ”Luftoni ata që nuk besojnë Allahun dhe as botën tjetër, nuk e konsiderojnë haram atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre , të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.” (Teube, 29). Ai gjithashtu thotë: “Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç  ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave).” (Teube, 36)

8.         Vetë thirrja në unifikimin e feve, në rast se del nga ndonjë musliman konsiderohet konvertim i qartë nga feja islame, sespe kjo gjë ndeshet me bazat e besimit. Në këtë mënyrë muslimani do të pajtohej me kufrin ndaj Allahut të Lartësuar. Do ta asgjësonte vërtetësinë e Kuranit dhe çështjen se ai është derogues i të gjithë librave paraprak dhe se Islami është derogues i të gjitha besimeve dhe të gjitha ligjeve parprake.

          Në bazë të kësaj që u përmend, kjo ide është e refuzuar në aspektin e sheriatit. E ndaluar në mënyrë të prerë me të gjitha argumnentet e legjislativit islam; Kuran, Sunet dhe Ixhma.

9.     Duke u mbështetur në atë që u përmend derimë tani:

          a)  Nuk lejohet që një musliman, i cili beson Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për pejgamber, të thërrasë në ide të tillë trilluese, as të nxisë për të e as ta fusë në mesin e muslimanëve, e të mos flasim, t’i përgjigjet asaj ideje apo të marrë pjesë në konferencat dhe simpoziumet që thërrasin në të e as t’i bashkangjitet bordeve të tyre.

       b)  Nuk lejohet që një musliman ta botojë Teuratin apo Ungjilin ndamas, e të mos flasim për botimin e tyre së bashku me Kuranin në një kopertinë. Kush vepron kështu apo thërret në një gjë të tillë, është në humbje të largët (dalalet), për arsye se në një veprim të tillë, bashkohen e vërteta (Kurani) me të pësuarën ndryshime apo me të vërtetën e deroguar (Teuratin dhe Inxhilin).

           c) Poashtu nuk lejohet që një musliman t’i përgjigjet propagandës për ndërtimin e xhamisë, kishës dhe sinagogës në një vend. Me këtë gjë do të pranohej fe tjetër përveç Islamit, që të adhurohej Allahu me të, dhe do të mohohej mbizotërimi i Islamit mbi fetë e tjera. Poashtu, do të propagandohej në mënyrë konkrete se fetë janë tri dhe janë të barabarta, kështu që, cilado prej tyre mund të merret për fe dhe se Islami nuk është fe deroguese e feve para tij. Pa dyshim, pohimi i një gjëje të tillë, besimi në të ose pajtimi me të është kufër (jobesim) dhe humbje, sepse kjo është në kundërshtim të hapur me Kuranin fisnik, Sunetin e pastër dhe pajtueshmërinë e muslimanëve dhe është pranim se ndryshimet, që i kanë bërë çifutët dhe të krishterët, janë prej Allahut, i Lartësuar qoftë nga kjo. Gjithashtu, nuk lejohet që të quhen kishat “shtëpi të Allahut” e as të trajtohet adhurimi i prezantuesve të tyre si adhurim i shëndoshë dhe i pranuar tek Allahu, sepse ai adhurim nuk është sipas fesë islame, ndërkohë që Allahu thotë:  “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.” (Ali Imran, 85) Përkundrazi, ato janë shtëpi që Allahut i bëhet kufër në to (Allahu na mbroftë prej kufrit dhe njerëzve të tij). Dijetari i madh i Islamit, Ibën Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!), citohet në “përmbledhjen e fetvave” të tij se ka thënë: “Sinagogat dhe kishat nuk janë shtëpi të Allahut. Shtëpi të Allahut padyshim janë xhamitë. Ato janë shtëpi, në të cilat i bëhet kufër Allahut, përkundër përmendjes që bëhet aty. Shtëpitë janë në gjendjen e njerëzve të tyre. Njerëzit e tyre janë jobesimtarë dhe si të tilla ato janë shtëpitë e adhurimit të kafirave.”

        10. Prej gjërave që duhet të dihen patjetër, thirrja e jobesimtarëve në përgjithësi, kurse e çifutëve dhe të krishterëve (pasuesve të librit) në veçanti, në Islam është obligim për muslimanët, në bazë të teksteve të qarta të Kuranit dhe Sunetit. Mirëpo, kjo gjë duhet medoemos të ndodhë përmes sqarimeve dhe polemikës me mjetet më të mira, duke mos toleruar në asgjë prej dispozitave të Islamit. E gjithë kjo duhet të ndodh që të arrihet ose të binden ata me Islamin dhe ta pranojnë atë, ose të ngrihet argumenti kundër tyre, në mënyrë që të shkatërrohet me argument ai që shkatërrohet, dhe të jetojë me argument ai që jeton. Allahu i Madhërishëm thotë: “Thuaj (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Teurat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë përveç Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin zotër përveç Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!” (Ali Imran, 64)

    Ndërsa polemizimi i tyre, takimi dhe bisedimi me ta për t’i përmbushur dëshirat e tyre dhe për t’i realizuar qëllimet e tyre duke manguar petkun e Islamit dhe nyjet e imanit, kjo është gjë e kotë që e refuzon Allahu, Pejgamberi i Tij dhe besimtarët. Nga Allahu kërkohet ndihma kundër asaj që ia përshkruajnë. I Madhërishmi thotë: “Dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti Allahu.” (Maide, 49)

      Komisioni në kohën kur vendos këtë gjë dhe e qartëson këtë për njerëzit, porositë muslimanët në përgjithësi e dijetarët në veçanti që t’ia kenë frikën Allahut, ta mbrojnë Islamin dhe ta ruajnë besimin e muslimanëve nga humbja dhe propaganduesit e saj, nga kufri dhe njerëzit e tij. Ky komision gjithashtu, porositë që të kenë kujdes nga kjo propagandë jobesimtare trilluese (unifikimin e feve) dhe të mos bien në kurthat e saj. Lusim Allahun që ta ruaj çdo musliman e të mos jetë shkaktarë në sjelljen e këtij trillimi në vendet e muslimanëve dhe ta qarkullojë atë në mesin e tyre.

           Lusim Allahun e Lartësuar me emrat e Tij më të bukur dhe me cilësitë e Tij më të larta që të na mbrojë ne të gjithëve nga trillimet e sprovave dhe të na bëjë ne prej udhëzuesve të udhëzuar, mbrojtës të Islamit me udhëzim dhe dritë prej Zotit tonë, derisa ta takojmë Atë, duke qenë i kënaqur me ne.

           Me Allahun është suksesi. Allahu dërgoftë salat dhe selam mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.                            

 

Komisioni i Përhershëm i Hulumtimeve Shkencore dhe Fetvasë- Rijad

         Përktheu nga arabishtja: Muhamed Dërmaku

www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read