BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunKush meriton të përmendet më shumë?!

Kush meriton të përmendet më shumë?!

Kush meriton të përmendet më shumë

All-llahu, tebareke ve teala, është:

Ai që më së shumti meriton të përmendet…

Ai që më së shumti meriton të adhurohet…

Ai që më së shumti meriton të falënderohet…

Ai që më së shumti meriton të jemi mirënjohës ndaj Tij…

Ai që më së shumti ndihmon kur kemi nevojë për Te…

Më i buti ndaj atyreve që i posedon…

Më i drejti ndaj atyreve që i dënon…

Më falësi ndaj atyreve që e meritojnë dënimin…

Më bujari që e synojnë njerëzit…

I butë edhe pse ua din gjendjen…

Ua fal njerëzve edhe pse mund të hakmerret ndaj tyre…

Ua fal edhe pse është Krenar…

Ai është Mbreti pa shok, Një pa rival, i Pasuri pa nevojë për ndihmë, Zotëri që s’ka fëmijë e as shoqe, i Lartë pa përngjajësues e as pa emnak, çdo gjë do të shkatërrohet përpos Fytyrës së Tij, çdo mbretëri do të perëndon përpos mbretërisë së Tij, çdo hije do të zhduket përpos hijes së Tij, çdo mirësi do të përfundon përpos mirësisë së Tij…

Me lejen dhe mëshirën e Tij adhurohet, kurse me dijen dhe urtësinë e Tij bëhet mëkat ndaj Tij.

Nëse e adhurojnë njerëzit, ai ata i falënderon, e nëse gabojnë ndaj Tij Ai ua fal dhe nuk i dënon.

Çdo dënim i Tij është i drejtë, kurse çdo begati është dhunti prej Tij.

Është dëshmitari dhe kujdestari më i afërt. Ai i udhëheq njerëzit me kokë në dorë, i regjistron veprat e tyre, i ka caktuar exhelet e tyre, zemrat kah Ai anojnë, sekreti tek Ai është publik, kurse e padukshmja e dukshme:

إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئاً أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ (82)

“Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet”. (Jasin: 82).

Komenti i ajeteve ku përmendet harrimi i All-llahut.

All-llahu, subhanehu ve teala, në dy ajete e përdorë këtë frazë: “harrim të All-llahut – نَسُوا اللَّهَ “, kurse përgjigjeja e All-llahut për këtë vepër është në dy forma:

a) All-llahu i harroi ata – فَنَسِيَهُمْ ;

b) All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten – فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

الْمُنَافِقُونَ وَالْمُنَافِقَاتُ بَعْضُهُمْ مِنْ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمُنْكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنْ الْمَعْرُوفِ وَيَقْبِضُونَ أَيْدِيَهُمْ نَسُوا اللَّهَ فَنَسِيَهُمْ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ هُمْ الْفَاسِقُونَ (67) وَعَدَ اللَّهُ الْمُنَافِقِينَ وَالْمُنَافِقَاتِ وَالْكُفَّارَ نَارَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا هِيَ حَسْبُهُمْ وَلَعَنَهُمْ اللَّهُ وَلَهُمْ عَذَابٌ مُقِيمٌ (68) (التوبة)

“Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shtrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë”. (Et-Teube: 67- 68).

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ (18) وَلا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ أُوْلَئِكَ هُمْ الْفَاسِقُونَ (19) لا يَسْتَوِي أَصْحَابُ النَّارِ وَأَصْحَابُ الْجَنَّةِ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ هُمْ الْفَائِزُونَ (20) لَوْ أَنْزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَرَأَيْتَهُ خَاشِعاً مُتَصَدِّعاً مِنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (21) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ (22) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ (23) هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ لَهُ الأَسْمَاءُ الْحُسْنَى يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (24) ( الحشر )

“E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. Nuk janë të barabartë ata të xhenetit dhe ata të xhehenemit. Banuesit e xhenetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm (الْمَلِكُ), i pastër (prej të metave që i vishen) (الْقُدُّوسُ), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë) (السَّلامُ), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) (الْمُؤْمِنُ) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send) (الْمُهَيْمِنُ), i plotfuqishëm (الْعَزِيزُ), mbizotërues (الْجَبَّارُ), i madhërishëm (الْمُتَكَبِّرُ). I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi (الْخَالِقُ), Shpikësi (الْبَارِئُ), Formësuesi (الْمُصَوِّرُ). Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”.

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, duke komentuar këto ajete mes tjerash thotë:

“Kur ata harruan Zotin e tyre, subhanehu ve teala, All-llahu i harroi ata dhe bëri që ata të harrojnë vetveten. Pra u dha dy dënime:

– All-llahu i harroi ata – فَنَسِيَهُمْ ;

– All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten – فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ.

Harrimi i njeriun nga All-llahu, domethënë moskujdesi për te, braktisja e tij, lërja e tij dhe të shkakton humbjen e tij. Në këtë rast shkatërrimi i tij është më afër se sa që është dora për gojën.

Kurse harrimi i vetvetes, domethënë harrimi i kënaqësirave të tija të larta dhe shkaqeve të lumturisë, shpëtimit, përmirësimit dhe gjërave që një njeri e bëjnë të plotë. Ai i harron tërësisht këto gjëra dhe nuk i kujtohen, nuk i bijë ndër mend, nuk preokupohet me to dhe largohet prej tyre…

I harron të metat e veta, mangësitë dhe defektet që i ka e nuk i bie ndërmend që t’i largojë ato.

I harron sëmundjet dhe dhimbjet e shpirtit dhe zemrës së tij dhe aspak nuk i kujtohet që t’i shëron, të vepron për të larguar defektet dhe sëmundjet që e shpijnë këtë njeri në prishje dhe shkatërrim.

Ky njeri ka sëmundje shumë të keqe, sëmundje e cila e çon në shkatërrim total, kurse ai as që është duke e ndier këtë sëmundje e as që preokupohet me shërimin e saj.

S’ka dyshim se kjo është dënimi më i madh i përgjithshëm dhe i përveçëm që mund ta kaplon një njeri.

A ka dënim më të madh se sa dënimi me shkujdesi ndaj vetvetes, humbja dhe harresa e interesit të tij, harresa e sëmundjes dhe ilaçit të tij, harresa e shkaqeve të lumturisë, shpëtimit dhe përmirësimit dhe harresa e jetës së tij të përhershme në begatitë e vazhdueshme (të ahiretit)?! (Shiko: “Bedaiut-Tefsir”, 4/ 426- 427).

Në një vend tjetër thotë:

“I dënoi duke e harruar vetveten, duke harruar veprimin e gjërave që janë në interesin e tyre, duke harruar përmirësimin e defekteve të tyre, duke harruar përjetimin e kënaqësirave të tyre, kurse interesi dhe kënaqësia më e madhe e shpirtit të njeriut është kujtimi i Zotit dhe Krijuesit të tij, sepse njeriu nuk ka begati, as gëzim, as shpëtim, as përmirësim, përpos se duke e përmendur All-llahun, duke e dashur Atë, duke i drejtuar kah ai dhe duke ia kthyer shpinën çdo gjësë përpos Atij… Kjo harresë shkaktoi edhe një harresë tjetër.

Gjendje të kundërt kanë ata që e përmendin dhe nuk e harrojnë All-llahun, atyreve All-llahu ua kujton interesin e tyre dhe veprojnë për te, ua mëson të metat që i kanë dhe i përmirësojnë ato, ua bën të qartë kënaqjen e tyre sublime dhe nxitojnë drejt tyre.

Ata që e harruan All-llahun i shpërbleu me harresë të besimit, dashurisë së Tij, përmendjen dhe falënderimin e Tij… (Shiko: “Bedaiut-Tefsir”, 4/ 427 – 428).

Bekir Halimi

Must Read