BallinaPraktikaNamaziKushtet për vlefshmërinë e namazit

Kushtet për vlefshmërinë e namazit


Kushtet për vlefshmërinë e namazit


-Nuk bën të jesh xhunub – i (e) pa-pastruar nga përjetimi seksual ose (vlen vetëm për femrat) e pa-pastruar nga periudha mujore. Që të pastrohesh, duhet ta lash tërë trupin.

-Nuk bën ta kesh kryer nevojën (qoftë të madhen ose të voglën) dhe të mos e kesh larë vendin me ujë. Nëse je stërpikur (ndotur) me nevojë, duhet ta lash teshën ose të veshish tjetër.

-Namazi nuk vlen pa marrë abdest. Abdesti merret kështu: Duke patur për qëllim marrjen e abdestit, thua Bismil-lah dhe i lan nga tre herë: duart, gojën, hundën, fytyrën, krahët deri në bërryl, i fërkon me dorë të lagët flokët dhe veshët, dhe i lan këmbët deri te nyjet. (Gjatë larjes së gjymtyrëve binjake si duart dhe këmbët, së pari ia nis duke larë gjymtyrën e djathtë.)

-Me një abdest mund të falen disa namaze, ndërsa abdestin e prishin kryerja e nevojës, lëshuarja e gazit, gjumi, etj.

-Gjatë faljes mashkulli duhet ta ketë të mbuluar trupin së paku prej kërthizës deri te gjunjët, ndërsa femra duhet ta mbulojë tërë trupin, pos fytyrës dhe duarve.

-Para se ta fillosh faljen, kthehesh kah Kabja dhe vendosesh para ndonjë sutre (sutre mund të jetë muri, druri, shpina e njeriut, guri pak më i madh ose ndonjë objekt tjetër jo i gjallë).

-Gjatë faljes ndalohet të folurit, të qeshurit, të shikuarit lartë ose anash dhe e gjithë kjo ka për qëllim koncentrimin sa më të madh të falësit, sepse ai vendos kontakt me Krijuesin e tij, i Cili meriton lavd-falënderim dhe frikërespekt të denjë.

-Para se të fillosh faljen, duhet të kesh për qëllim faljen e kohës së caktuar. Nëse të ndodh që ta falish ikindinë, ndërsa për qëllim ke patur faljen e drekës, duhet ta përsërisish namazin.

-Namazin e falë në kohën e vetë.

 

Marrë nga “Falja e namazit për fillestarë” – http://www.faljaenamazit.com

http://www.islamifejaevertete.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read