BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirKY AJET U DREJTOHET ATYRE QË E DUAN FORT ZOTIN E TYRE,...

KY AJET U DREJTOHET ATYRE QË E DUAN FORT ZOTIN E TYRE, QË JANË TË PËRMALLUAR PËR AFRIMIN DHE PËR TAKIMIN ME TË…

مَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ اللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ اللَّهِ لَآتٍ ۚ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

”Kush shpreson takimin me Allahun (në botën tjetër), ta dijë se dita e caktuar nga Ai do të vijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka.”

Surja Ankbeut:5

Ky ajet u drejtohet atyre që e duan fort Zotin e tyre, që janë të përmalluar për afrimin dhe për takimin me Të dhe që nxitojnë e garojnë për të bërë vepra që kënaqin Zotin.

O ju fatbardhë, që i keni këto cilësi! Gëzohuni, se takimi me të Dashurin është shumë afër! Ai do të vijë dhe çdo gjë që pritet të vijë është afër! Prandaj, përgatituni dhe merrni furnizim për takimin me Të! Ecni me vullnet dhe gjallëri drejt Tij dhe në rrugën e Tij!

Le t’ju shoqërojë në këtë udhëtim shpresa për Allahun dhe besimi i palëkundur se do ta takoni Atë! Por dije, gjithashtu, se jo çdokush që pretendon diçka ka për t’iu dhënë ajo që pretendon me fjalët e tij dhe jo çdokush që ëndërron diçka kanë për t’iu përmbushur ëndrrat.

Dije se Allahu i dëgjon mirë të githa zërat dhe i di mirë të gjitha qëllimet e njerëzve. Ai që është i sinqertë në atë që kërkon ka për ta arritur atë.

Por ai që është mashtrues e jo i sinqertë, atij nuk kanë për t’i sjellë asnjë dobi pretendimet e tij.

Allahu është i gjithëditur për të gjithë ata që vlejnë për ta merituar dashurinë e Tij dhe ata që nuk e meritojnë këtë gradë.

TEFSIRI I SADIT “ZOTI E MËSHIROFTË “!

Must Read