BallinaARTIKUJMuhamed s.a.v.sLINDJA E MUHAMMEDIT, ALEJHI SELAM, FUNDI I ÇDO TË KEQEJE!

LINDJA E MUHAMMEDIT, ALEJHI SELAM, FUNDI I ÇDO TË KEQEJE!

LINDJA E MUHAMMEDIT, ALEJHI SELAM, FUNDI I ÇDO TË KEQEJE!

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, të parin e pejgamberëve, Muhammedin, alejhi selam, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim, më pas:

Të njohurit me personalitëtin e Muhammedit, alejhi selam, është çelës prej çelësave të lumturisë, shpëtimit dhe fitimit të Xhennëtit, sëpsë Allahu kushtëzoi dashurinë për Të me dashurinë për Muhammedin, alejhi selam. Thotë Allahu: ” قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ Thuaj: “Nësë e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatët tuaja, së All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran,31)

Muhammedi është dritë e dërguar…

Muhammedi është i ngarkuari me shpalljen më të madhe tëk të gjithë njerëzit…

Ai është gërshetim i virtytëve të ndritshme dhe pasqyrë e shëmbëlltyrës së lartë…

Ai është i dërguar si mëshirë për mbarë njerëzimin dhe është posëdues i një morali të lartë…

Pejgamberi, alejhi selam lindi me 12 Rebiul Evvel të vitit të elefantit. Nga kjo përputhje kohore e këtyre dy ngjarjeve të mëdha, pra vitit të elefantit (luftës për shkatërrimin e Qabesë) dhe lindjes së Muhammedit, shohim së Allahu i Madhëruar lindjen e të dërguarit të Tij, Muhammedit, alejhi selam, e bëri si pikëfillim të pësimit të politëizmit, tiranëve dhe padrejtësisë sikursë që e bëri pikëfillim të ngritjes së besimit monotëist, përhapjes së drejtësisë dhe paqes, dhe mu për këtë, zgjodhi për lindjen e tij një muaj([1]), i cili argumenton emërtimin e një periudhe të re, pra emërtimin e pranverës së ekzistimit, mirëqenies dhe paqes pas dimrit të përçarjeve dhe humbjes. Ditën kur lindi:

Ø Xhinët u penguan përgjithmonë nga dëgjimi i lajmeve të qiellit dhe shikimi në banorët e tij.

Ø U fikën edhe zjarret e Persisë.

Ø U ndriçuan pallatët e vendeve përreth dhe të Basrasë.

Të gjitha këto gjëra erdhën si paralajmërim i fundit të gënjeshtarëve (dexhallëve), mashtruesëve, tradhtareve, bestytnivënësve dhe të devijuarve para realitëtit, i cili do të aprovojë në duart e kësaj foshnje Kur’an, i cili lexohet: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili ka krijuar”. (Ikre, 1)

Të vërtëtat shkencore shuajnë dhe zhdukin gënjeshtrat dhe mashtrimet, fikja e zjarrit paraqet fikjen e flakës së të keqes dhe politëizmit ndërsa ndriçimi i pallatëve të vendeve dhe Basrasë padyshim së përfaqëson faktin e përhapjes së madhe të rrezeve të besimit (monotëist), të cilat burojnë nga duart e Pejgamberit Fisnik në ujdhesën arabe, dhe të cilat paraqesin zhdukjen e errësirës së padrejtësisë, e cila ishte zhvilluar në kohen kur mendja (e pastër), dituria (burimore dhe e mirëfilltë) dhe besimi (monoteist) mungonin.

§ Në ditën e lindjes së Muhammedit, alejhi selam, u lirua nga robëria robëresha e Ebu Lehebit, e cila i kishte marrë myzhde zotëriut të saj për lindjen e Muhammedit, alejhi selam.

Kjo përputhje ngjarjesh, pra lindja e Muhammedit, alejhi selam, dhe lirimi i kësaj robëreshe nga robëria padyshim se janë lajmërim i lirimit të njerëzimit nga politeizmi dhe besëtytnitë, lirimit të robërve nga zgjedha e padrejtësisë, ngasë ai ishte përkrahës i të dobëtëve dhe të ngratëve, madje ai vet ishte dërguar si mëshirë për mbarë njerëzimin. Thotë Allahu: ” وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (Enbija, 107)

§ Emri i tij Muhammed, i biri Abdullahut, i biri Abdul Muttalibit nga (fisi) Beni Hashim (bijtë e Hashimit). Mbiemri i tij ishte Ebu El Kasim (ndarës i së verbëtës nga e kota). Këta emra dhe ky mbiemër kanë domethëniet dhe aludimet e tyre të veçanta.

Emërtimi me “Muhammed” (emër i përveçem me kuptim: i lavdëruar) sikur ka qenë i pari për të, edhe pse flitet edhe për pesë persona tjerë të emërtuar me po këtë emër, por megjithatë, personalitetet e tyre asnjëherë nuk janë shfaqur në teatrin apo skenën e jetës. Një gjë të tillë sikur na e sqaron edhe thënia e gjyshit të tij: “E quajta “Muhammed” (i lavdëruar) ndoshta e lavdërojnë banorët e qiellit dhe tokës!”. Ai që sadopak ka studiuar apo lexuar për jetën e tij do të bindet qartë për ketë të vërtetë të pamohuar.

Ndërsa sa i përket mbiemrit të tij, Ebu El Kasim (ndarësi i së verbëtës nga e kota), d.t.th së feja e tij do të jetë zgjedhje e drejtë në mes të mbizotërimit të pavend dhe nënçmimit të vazhdueshëm, ekstravagancës dhe mangësive, pasurisë tiranë dhe varfërisë ekstreme…Kjo është mesatari e fesë; Islami është ndarës në mes ekstravagancës (teprimit) dhe neglizhencës (mangësive), e që kjo pozitë në mes këtyre dyjave njihet si mesatari. Emri i babait dhe gjyshit të tij nuk dalin jashtë kornizave të adhurimit për Allahun; pra ai, babai dhe gjyshi i tij që të tretë janë robër të Allahut ndërsa cilësia e lavdërimit në emrin e tij (Muhammed- i lavdëruar) është tërësisht e varur nga adhurimi i tij për Allahun e Madhëruar.

§ Lindi jetim ndërsa butësinë shpirtërore të nënës e humbi në moshën gjashtë vjeçare kur ajo vdiq. Ndërsa në moshën tetë vjeçare atij i vdes edhe gjyshi, i cili përkujdesej për të. Natyrisht së sekreti i këtij caktimi hyjnor është edukimi i Muhammedit, alejhi selam në edukatoren hyjnore, nëse mund ta quajmë kështu, që të jetë në përkujdesje të Atij që nuk kotet dhe as nuk flenë, dhe të edukohet ashtu siç ishte edukuar Musai dhe ishte përkujdesur për të në kohen kur ai ishte hedhur në det duke qenë ende foshnje e vogël.

Krahas kësaj, kjo sikur është edhe porosi e qartë për njerëzimin se askush nga ju (njerëz) nuk ka ndikim dhe nuk ka mund të ndërhyjë në edukimin dhe zhvillimin e Muhammedit, alejhi selam. Nëpërmjet tij, Kuranin e bëri të gjallë dhe qarkullues në arenën e realitetit në mënyrë që misioni i tij të bartët nga korniza e teorisë në fushën e realitetit dhe zbatimit-përfilljes, kështuqë, siç thotë gruaja e tij, Aisheja, “Morali i tij ishte Kur’ani”. Andaj, kush dëshiron ta njoh për së afërmi Muhammedin, alejhi selam, le ta lexojë Kur’anin sepse aty do ta gjej!!!

§ Gjidhënësja e tij ishte Halimeja e fisit Sa’d, e cila e kishte marrur atë pasi që të gjitha gratë tjera, të cilat vrapojnë pas plaçkave të dynjasë, e kishin refuzuar atë. Kjo tregon së shumica e pasuesve të tij do të jenë fukara dhe miskinë, të izoluar në zgjedhën e politeizmit dhe injorancës. Shkretëtira (vendkullosa) e Halimes u gjelbërua nga bari sikurse qe delet e saj u mbushen të tëra qumësht që të tregojë së kushdo që mbahet për udhëzimit të tij do t’iu gjelbërohet shkretëtira e zemrës dhe së të mirat e dynjasë do t’i vijnë pa llogari.

Në emrin e zonjës Halime Sa’dijje (shqip: e buta e lumtura) poashtu ka argument për shtrirjen e hijeve të butësisë dhe moralit të lartë si dhe dëfrimit në atmosfera të lumturisë në ketë dhe botën tjetër. Sikurse që Muhammedi, alejhi selam, u edukua dhe zhvillua në çerdhen e lumturisë dhe butësisë, pokeshtu edhe njerëzimi do të edukohet në çerdhen e misionit të tij dhe krahët e fesë së tij, të cilat do t’i japin qumësht lumturie, aromë etike të lartë, mëshirë të rrjedhshme dhe butësi të dashur në zemra. Thotë Allahu: “فَبِمَا رَحْمَةٍ مِنَ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنْتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje,”. (Ali Imran, 159)

§ Ruante dhen (dele) për disa të holla si fitim të jetës në mënyrë të lejuar dhe ligjësuar në njërën anë dhe si mësim për ne se puna është e shenjtë në anën tjetër. Caktimi i Allahut bëri që nga kujdestar dhensh të behet kujdestar i njerëzimit. Ndoshta atëbotë ka patur ngjashmëri të madhe në mes kopesë së dhenve dhe kopesë së njerëzimit (e pse të mos themi edhe sot. S.I) sepse njerëzimi persekutoheshin dhe përjetonin maltretime të mëdha, nënçmime, përbuzje, ndëshkim, e çka jo se?!

Duke patur parasysh faktin së delet dëfrehen me daljen nëpër kullosa pa kuptuar fare rrezikun e ujqve dhe se është shumë vështirë të bashkohen të gjitha në një vend për shkak të pasionit të tyre për barin e njomë dhe ujin e ftohtë, kjo e përforcoi atë se rruga e reformimit shoqëror edhe pse është shume e gjatë dhe e mundimshme, patjetër së do të vie dhe do t’i jap frytet e saja. Në këtë rruge përveç përballjes dhe durimit ndaj persekutimeve, shqetësimeve dhe veshitirësive nuk ka nevoje për asgjë tjetër. Muhammedi, alejhi selam këtë mësim e kishte kuptuar plotësisht dhe mu për këtë duronte dhe përballonte me dinjitet vështirësitë dhe mundimet, madje thoshte: “O Zoti im! Udhëzoje popullin tim ngasë ata nuk dinë!”, d.t.th: ata nuk dinë rrezikun e pabesimit, politeizmit, hipokrizisë, mëkatit, qoftë përbuzje, robëri apo nënçmim ajo.

§ Punoi me tregti me pasuri të huaj (si punëtor apo zëvendës i pronarit të parë të pasurisë) në mënyrë që të stimuloje njerëzit për bashkëpunim në njërën anë, dhe të shpallë rëndësinë, vlerën dhe pozitën e tregtisë në ekonominë botërore në anën tjetër, me kusht qe të jetë në baza të sinqeritetit dhe amanetit (besnikërisë). Mu për këtë ka thënë: “Tregtari i sinqertë dhe besnik do të jetë (në ahiret) me pejgamberët, të sinqertit dhe dëshmorët”. Ndërsa për shkak të pozitës së madhe dhe shumë me rëndësi të tyre në shoqëri, iu kërcënua me: “Tregtarët ringjallen në Ditën e Gjykimit si mëkatar (të mëdhenj) me përjashtim të atyre, që ia kanë patur frikën Allahut, kanë bërë mirë dhe kanë qenë të sinqertë”. Të vërtetën e ke thënë o zotëriu i njerëzimit sepse sa të keqen e kanë përjetuar shoqëritë nga gënjeshtra, tradhtia, ngritja e çmimeve dhe mashtrimi i tregtareve, të cilët nuk ia kanë friken Allahut, nuk bëjnë mirë si dhe nuk janë të sinqertë…

§ E ndërtoi Qaben e Ndritshme pasi që banoret e saj kishin qenë buzl luftës. Me kltë rast ai ftoi nderin më të lartë sepse ata nga pakujdesia nuk dinin së për çfarë do të luftonin, respektivisht do të luftonin së kujt do t’i takonte nderi për të venë gurin e zi në vendin e tij në Qabe. Ai ua ofroi një zgjidhje, e cila çdokujt prej palëve kundërshtare iu ofroi nderin e vënies së këtij guri në pjesën përkatëse të Qabesë ndërsa nderi i madh i takoi atij.

A thua valle së çfarë argumenton kjo? Kjo është simbol dhe shenje folësë së ai, do të jetë pikërisht personi në duart e të cilit do të ndërtohet kultura dhe civilizimi i lartë edhe pse njerëzimi do ta kenë afër atë (por pa mundin e tij nuk do ta arrijnë një gjë të tillë. S.I). Kjo poashtu tregon së nderi i udhehëqesisë do t’i takojë lëvizje së besimit monoteist…Ndërtimi i Qabesë simbolizon ndërtimin e shtetit, guri i zi simbolizon nderin e tij me rastin e gradimit në bartës dhe kumtues të Kur’anit Kerim në kohën kur njerëzimi e prisnin një gjë të tillë. Mu për ketë, kur Allahu e dërgoi Muhammedin, pabesimtarët thanë: وَقَالُوا لَوْلا نُزِّلَ هَذَا الْقُرْآنُ عَلَى رَجُلٍ مِنَ الْقَرْيَتَيْنِ عَظِيمٍ Pastaj thanë: “Përse të mos i ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?”.(Zuhruf, 31) por ndërtimi i shtetit nuk është gjë e lehtë…

Në ndërtimin e Qabesë dhe zgjedhjen e problemit rreth saj ka argument së ai do të ndërtoje kështjellën dhe kalanë e ligjeve dhe ligjvënies, në të cilat do të strehohen njerëzit nga raca, ngjyre, gjuhë e pamje të ndryshme.. Aty gjenin ngrohtësinë, flladin shpirtëror dhe drejtësinë në problemet mes tyre. Përndryshe, sikur ata t’i shmangen kësaj kështjelle ndasia dhe përçarja do të jetë gjendje e tyre, luftimi dhe ngrirja e marrëdhënieve do të jetë zakon i tyre dhe lumi i gjakut nuk do të ndalet përveç nëse i kthehen asaj qe na është lënë trashëgimi: “Kam lenë në mesin tuaj dy gjera, nëse mbaheni për to nuk do të humbni: Librin e Allahut (Kur’anin) dhe Sunnëtin (traditën) tim(e)”.

Qabeja është simbol i unitetit në drejtim (qasje, parim sepse në të gjithë drejtohemi kah ajo në namaz. S.I), eshtë djep i zemrave dhe takim i të dashurve me Allahun. Është paqe dhe siguri për atë që ia ka frikën Allahut dhe e ndalon vetën nga të këqijat. Thotë Allahu: “وَإِذْ جَعَلْنَا الْبَيْتَ مَثَابَةً لِلنَّاسِ وَأَمْناً Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit”. (Bekare, 125) Ja ky është shteti islam dhe çdo gjë tjetër është humbje në shkretëtirën e pabesimit, politeizmit dhe skandalit, e gjendja aktuale e botës është argumenti më i mirë dhe më i fortë për ketë të vërtetë.

§ Gjatë jetës së vet, Muhammedi, alejhi selam, dispononte me një moral, i cili armikun e përbetuar e kishte mahnitur para mikut të dashur. Ishte nominuar me “El Emin” (besniku) në mënyrë që ky rast të jetë argument kundër vetë njerëzimit kur ta përgënjeshtrojnë atë me rastin e proklamimit të fesë së re, dhe që të binden mohuesit e tij se ai, i cili njihet për besnikëri në rini nuk ka mundësi të shquhet me gënjeshtër pasi që të jetë thinjur dhe së ai që njihet në popullin e tij me besnikëri nuk ka mundësi t’i tradhtoje në parime dhe ide; kujdestari nuk e gënjen familjen e tij. Ai ishte begati për ne sepse i sinqerti dhe besniku nuk mendoje përveç se për të mirën tonë në dynja dhe ahiret.

Ne u nderuam me të sepse ai ishte më i mëshirshëm për ne sesa vet ne për vetat tona. Thotë Allahu: “لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنْفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَحِيمٌJuve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (Tëwbe, 128) Ai ishte i sinqertë në raport me vetën, Zotin dhe tëre njerëzimin. Ai ishte besnik për nderet, vetat dhe pasuritë tona që të mos derdhen në gjera, të cilat i ka ndaluar Allahu i Madhëruar.

Njeriu ishte i vdekur ndërsa Allahu e ringjalli atë në ketë dynja me dërgimin e shëmbëlltyrës së lartë, pishtarit ndriçues, udhëzuesit përgëzues, mëshirës së dhuruar, begatisë së rrjedhshme, pra me dërgimin e zotëriut të njerëzimit, Muhammedit, alejhi selam.

Rëra e Mekkes mbuloi tëre njerëzimin me nur dhe bereqet. Fshatari arab, i cili iktë nga e vërteta ashtu siç ik drenusha e trembur, u shndërrua në luftëtar, i cili këpuste lugina e shkretëtira duke brohoritur: “Allahu na ka dërguar që t’i nxjerrim robërit nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Allahut…nga padrejtësia e feve (të devijuara) në drejtësinë e Islamit, nga ngushtia e dynjasë në gjerësinë e ahiretit”. Këto fjale ia kishte një bediun arab Rustemit, poseduesit të kurorës, kolltukut dhe shtratit të artë. I kishte thënë: “Allahut i takon krenaria, Pejgamberit dhe besimtareve!”. Ky sahabi i ndritur, Reb’iu, i diplomuar në shkollën e Muhammedit, alejhi selam, e cila lidhte besimtarin me Zotin e vet. Meditojeni së si Reb’iu i ishte drejtuar Rustemit, komandantit dhe mbretit të persianëve: “Dëshirojmë të të nxjerrim nga ngushtia shpirtërore në mënyrë qe të jetosh i lumtur dhe në gjerësi (bollëk shpirtëror). Sikur Reb’iu ia përmirëson Rustemit botëkuptimet e gabuara e i thotë: “Ti edhe pse ke kurore, ar, plaçka, orendi, rroba, gjera të shumta, prapesëprape jeton në një ngushtim shpirtëror ndërsa unë edhe pse jam i varfër megjithatë në dore kam lumturinë, gëzimin, bollëkun, sepse lumturia është e kushtëzuar me besim dhe nënshtrim Krijuesit, Allahut Fuqiplotë”. Lumturia nuk mund të realizohet përveç së me njohjen e Krijuesit dhe të dërguarit të Tij, Muhammedit, alejhi selam.

§ Me dërgimin e tij njerëzimi gjeti qenien e tij të humbur. Beduini i cili nuk dinte asgjë përveç devesë, malit, hurmës dhe injorancës, e kuptoi esencën e jetës dhe sekretet e ekzistimit të tij…Ai, i cili ta kthen qenien tënde të humbur nuk mund t’ia kthesh ketë të mire edhe nësë tëre token ia jep me ar e argjend. Mos harro, ai eshtë Muhammedi, i cili na udhëzoi për në çdo të mire, të vërtetë, pastërti si dhe na ndaloi nga çdo e keqe dhe e ndytë. Ai na përshkroi rrugën e drejtë, ai ishte shëmbëlltyra dhe modeli jonë i jetës. Ai ishte dhe mbetët përherë i dashuri ynë…Ai ishte imami (prijësi) i profetëve, ishte i dërguar mëshire për mbarë njerëzimin. Mu për ketë, ne i drejtohemi dhe themi dynjasë:

Oj dunja dëgjo dhe shiko

Ne askënd përveç Muhammedit nuk e pasojmë

Islami ynë është dritë, që ndriçon rrugën tonë

Islami jonë është zjarr, i cili djeg ata që na sulmojnë

Ne falë ndihmës së Allahut jemi pasues të njeriut më të moralshëm në faqen e dheut. Të njeriut më vepërmirë, më këshilluesit dhe më të mirit për njerëzimin.

Ajo qe ma ka rritur nderin dhe mburrjen

saqë gati me shputat e mia shkela plejadën yjore

Hyrja ime nën fjalën tënde “O robërit e MI”

Dhe se Ahmedin([2]) për mua profet e dërgove

Muhammedi, alejhi selam ishte njeriu më i sinqertë i cili i cili ftoi, më i drejti që gjykoi dhe më përmbushësi që premtoi…Ishte më i mëshirshmi i atyre që luftuan, me i ndritshmi i atyre që falën, me i urti i atyre që këshilluan dhe reformuan…

Nëse arrijmë ta kuptojmë këtë, atëherë në kemi kuptuar domethënien e vërtetë të hadithit: “Tërë ummeti im do të hyjnë në Xhennet përveç atyre që refuzojnë. Thanë: E kush refuzon o i dërguari i Allahut?! Tha: Kush më respekton mua hyn në Xhennet ndërsa kush më kundërshton mua ai ka refuzuar (hyrjen në Xhennet)”. (Buhariu)

Me këtë bindemi se njohja e vërtet e të dërguarit, alejhi selam, e cila na nxit dhe shtyn për në respekt dhe pasim, është prej çelësave më të rëndësishëm të lumturisë në të dy botët…

Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami
http://sedatislami.com
Burimi: Mefatihus Seadeh, Maxhid Sulejman Dudin, f: 31-43 (me shkurtesa të vogla në raste të rralla)

4-4-2006, e martë

Brunëi Darussalam

[1] Muaji Rebiul Evvel d.t.th: pranvera e parë, dhe sikur që pranvera shënon fillimin e vitit, poashtu muaji i lindjes së tij ka shënuar fillimin e një epoke të re për njerëzimin. S.I

[2] Ahmed është një prej emrave të Muhammedit, alejhi selam, me të cilin është emërtuar edhe në Kur’an. Shif: Saff, 6. S.I

Must Read