BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiLoti s'u përmbajt në këshillë

Loti s’u përmbajt në këshillë

Loti s’u përmbajt në këshillë

…Më e mirë është diçka e jotja edhe nëse është me vlerë të vogël se e huaja që është e vlefshme. Këshilla është një erë e lehtë që flladit shpirtin e këshillëpranuesit pa marrë parasysh nga cila anë frynë. Mendon mbi mendimin e vet vetëm qenia njeri, e kjo e bën njeriun si qenien e vetme që mendon. Takimi me tjetrin me qëllim këshillimi nuk është sikurse të këshillosh tjetrin si rezultat i takimit. Të qëndruarit me dikë që e donë nuk lind si pasojë e qëndrimit bashkë, por si rezultat i dashurisë që ju ka bashkuar. Kur tjetri të dhimbset, përveç fjalës tënde që e nxit në përmallim, bën që përmallimi të zgjatet kur dhimbsen s’mund t’ia shuash. Dhimbja lind në zemër e shfaqet në sy, e syri e tregon atë që e përmban zemra. Loti që rrjedh në faqe është si rezultat i dhimbjes që ndien për tjetrin që më s’do e kesh në rrjedhën e jetës. Në çastin e fundit më tepër flet ndjenja se sa gjuha, edhe pse ndjenja shprehet me gjuhë, sërish gjuha heshtë që ndjenja të shprehet. Kështu, kur dhembshuria heshtë, kuptohet më tepër se sa kur gjuha e shpreh heshtjen e dhimbjes. Kur tjetri të donë të mirën bën që e mira e tij të përfshijë si rezultat i dashurisë. Syri i atij që të donë nuk ngopet duke të parë, por dije se nuk ngopet edhe prej çdo gjëje që lind në ty që ai e sheh me sy. E kam fjalën, kur të dashurin s’do e kesh më në mesin tënd për ta parë, ke parasysh se përsëri do të kesh sy, por jo edhe për të parë të dashurin. Kur i dashuri të thotë fjalën e fundit, më tepër merret mësim nga dukja e tij se sa nga fjala e thënë, në fakt, përmallohesh që më pamjen e tij s’do e kesh, por të thënën e tij e merr. Zemra në ndarje nuk mund të kontrollojë veten, por ti vetë duhet të kontrollosh zemrën në ndarje. Shikimi qëndron aty ku dhemb, e dhimbja mund të zgjasë kur shëruesin e dhimbjes më nuk do e shohësh. Askush s’mund të zëvendësojë vendin e atij që ka nxit zemrën tënde ta duash, edhe pse të gjithë mund t’i duash, por si atë askënd. Kur fjalën tënde të fundit ia jep tjetrit, dije se për tjetrin e paraqet fillimin e kuptimit të fjalës tënde. Edhe pse dhimbja lind nga ndarja, sërish ndarja s’është shërues i dhimbjes. Një çast qëndrim pa atë që e kërkon zemra është më i rëndë se qëndrimi një kohë të gjatë pa kërkuesin e zemrës. Dua të them, zemra qetësohet me fjalë zemre dhe e donë atë që pajtohet me zemrën. Kur të gjithë të donë ty nuk lind që ti e ke zemrën të lidhur me të gjithë, por se të gjithë të dhimbsen si rezultat i dashurisë që i ka përfshirë të gjithë të të duan. Kur të mbetesh vetëm, dije se të tjerët të ndiejnë në mungesën tënde, por përsëri, mungesa jote nuk mund ta zëvendësojë prezencën tënde. Pra, do të ngelësh në kujtimin e tjetrit, e dihet se kujtimi e ngjall veç pikëllimin, e jo edhe shërimin. Mirëpo, njeriu duhet të pajtohet se fati i ndarjes më rëndë përjetohet nga i ndari se prej atij që e shpreh ndarjen, por sërish, të dytë e përjetojnë ndarjen… Rëndë u përjetua këshilla e fundit mbresëlënëse e të Dërguarit Muhamed dhënë shokëve të vet, e kam fjalën, loti rrëshqiti nëpër faqe, e syri nuk ngopej duke shikuar së fundi fytyrën e të Dërguarit Muhamed që më s’do e shohin… Andaj, duaje kë të duash, por dije se një ditë do të ndahesh prej të dashurit…

Shkroi: Blerim Muhaxheri

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read