BallinaARTIKUJHadith dhe SunetLutja më e shpeshtë - Shejh Ibrahim Sekrani

Lutja më e shpeshtë – Shejh Ibrahim Sekrani

Shënohet në dy koleksionet e haditheve të sakta (Buhariut dhe Muslimit) se tabiini, Katade e kishte pyetur Enes ibn Malikun, shërbëtorin e Profetit ﷺ: – Cilën lutje e bënte Profeti ﷺ më së shpeshti?

Enes ibn Maliku tha: Lutja më e shpeshtë e Profetit ﷺ ka qenë: “Rabbenã, ãtinã fid-dunjã ḥaseneten, ue fil ãḣirati ḥaseneten, ue ḳinã ‘adhãben-nãr!”

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit në Zjarr!”

Tashmë e kemi të njohur se Profeti ﷺ ishte më i dijshmi ndër krijesat për Zotin e Tij, siç shënohet në Buhari: “Me të vërtetë unë jam më i dijshmi ndër juve për Allahun.” Ndaj, ai nuk e ka përgjëruar Allahun më së shpeshti më këtë lutje përveçse për shkak të pozitës së veçantë të kësaj lutje më vete.

Disa prej dijetarëve kanë thënë se kjo lutje nënkupton se të mirat në këtë jetë janë të gjitha kërkesat e ligjshme, ndërsa të mirat në jetën e përtejme, më e larta e tyre është Xheneti. Së këndejmi, kjo lutje ngërthen në vete gjitha kuptimet e lutjeve.

Prandaj, në vazhdimin e këtij hadithi, siç nënvizon Muslimi, theksohet se Enesi kur donte të lutej për ndonjë gjë, bënte lutje me këtë du’a, apo kur lutej e shtonte edhe këtë du’a brenda saj.

Vini re se si Enesi e bënte këtë lutje në çdo du’a të tij. Ndaj, mos e braktisë këtë du’a madhështore nga lutjet tuaja, shpërndaje këtë lutje dhe tregojua njerëzve, meqë do të keni shpërblimin e njëjtë edhe të atyre që luten me të.

#Ibrahim_Sekrani

Must Read