Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Umer ibnu-l-Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “S`ka mirësi në një popull që nuk janë këshillues, si dhe s`ka mirësi në një popull që s`e duan këshillën”.
Umer ibnu-l-Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeriu, s`i është dhënë mirësi më e madhe pas Islamit, sesa një shok i mirë”.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Është për t`u çuditur me atë që shkatërrohet, e me vete e ka shpëtimin!” I thanë: ‘Po kush është ai?’ ‘Istigfari (kërkimi i faljes prej Allahut) – ia ktheu”’.
Abdullah ibn Mes`udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Për besimtarin nuk ka rehati pa takimin me Allahun e Madhërishëm”.
Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ibadeti më i mirë është duaja, e më pas lexoi: “Zoti juaj ka thënë: ‘Lutmëni Mua, se do t`ju përgjigjem”’. (Gafir: 60) (Shënojnë ibnu-l-Mundhiri dhe el-Hakimi, e ky i fundit e saktësoi. Shejh Albani e klasifikoi si hasen (të mirë) në ‘Es-Sahiah’, 1579)
Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Mos u shoqëro me njerëzit e epshit; se vërtet shoqërimi me ta është sëmundje për zemrën”.
Ibn Mes`udi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Shkatërrimi është në dy gjëra: pesimizëm dhe arrogancë”.
Umer ibn Abdu-l-Azizi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Për robin s`ka rehati, veçse nën pemën Tuba (pemë në Xhenet)”.
Përcillet nga Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Vërtet unë kam frikë që gjëja e parë që do të më pyesë Zoti im, është, të më thotë: ‘Vërtet ti dije, e ç`punove me atë që dije?”’ (Iktidau-l-`ilmi-l-`ameli, f.45)
Hasen ibn Aliu (Allahu e mëshiroftë!) ulej tek të gjorët, e më pas lexonte: “Vërtet Ai s`i do mendjemëdhenjtë”.
Njëri prej brezave të parë të muslimanëve ka thënë: “Çdoherë kur t`i shohësh njerëzit që e kanë shtuar mosbindjen ndaj Allahut; ti shtoje bindjen ndaj Tij”.
Disa nga brezat e parë të muslimanëve kanë thënë: “Përkujto! Çdo dhunti në krahasim me Xhenetin është kalimtare, ndërsa çdo fatkeqësi në krahasim më zjarrin (e Xhehenemit) është shpëtim”.
Rebia` ibn Huthejmi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sikur të largohej përmendja e vdekjes në zemrën time për një çast, do të shkatërrohej”.
Se`id ibn Xhubejri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Vërtet çdo ditë që e jeton besimtari është përfitim”.
Vijon në dashtë Allahu!
Zgjodhi dhe përktheu: Burim Koçinaj
Prizren, 27 Mars 2012.