MËKATI MË I RËNDË
Të kundërshtojë qëllimin e krijimit të vet është e keqja më e madhe që do të mund të bënte ndonjë njeri, transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut për mëkatin më të rëndë tek Allahu, dhe ai është përgjigjur:
“T’i bësh Allahut shok (të adhurosh tjetërkënd përveç Tij), ndonëse Ai të ka krijuar.”
Adhurimi i tjetërkujt përveç Allahut, që në gjuhën arabe quhet Shirk, është i vetmi mëkat i pafalshëm. Po që se një njeri vdes pa u penduar për mëkatet e tij a të saj, Allahu mund t’ia falë të gjitha mëkatet, përveç shirkut. Përkitazi, Allahu ka thënë në kaptinën en-Nisa:
“Pa dyshim që Allahu nuk fal që Atij t’i vihen shokë në adhurim, por ai fal përveç kësaj (çdo gjë tjetër) këdo që Ai dëshiron.”
Adhurimi i të tjerëve përveç Allahut, në esencë përfshin dhënien e atributeve të Krijuesit, krijesave të Tij. Çdo sekt a fe, përpos Fesë së Allahut, e bën këtë në ndonjë mënyrë të veçantë të tyren.
📚Shkëputje nga libri: “Qëllimi i krijimit”
Autor: Bilal Philips