BallinaLibratMendimet e dijetarëve sa i përket datës së lindjes dhe të vdekjes...

Mendimet e dijetarëve sa i përket datës së lindjes dhe të vdekjes së Profetit Muhammed

Mendimet e dijetarëve sa i përket datës së lindjes dhe të vdekjes së Profetit Muhammed

Pyetja: Cilat janë datat e lindjes dhe të vdekjes së të Dërguarit (lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)? Kam parë shumë mendime sa i përket kësaj çështjeje. Cili është mendimi më i saktë dhe cilat janë dëshmitë [rreth kësaj] në Kur’an dhe Sunnet?


Përgjigjja: Të gjitha lavd-falënderimet janë vetëm për Allahun!


Së pari:
Biografët dhe historianët kanë dalluar sa i përket ditës dhe muajit të lindjes së Profetit Muhammed (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!). Kjo është diçka për të cilën ka arsye të fortë, sepse nuk dihej se çfarë pozite do të arrinte ky i porsalindur. Dhe situata e tij ishte sikurse situata e çdo të porsalinduri. Prandaj, askush nuk mund të deklaroj me siguri datën e lindjes së tij (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!).


Dr. Muhammed et-Tajjib en-Nexhar (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:


Ndoshta arsyeja e dallimeve në mendime është se kur ai ka lindur, askush nuk ka pritur se ai do të arrinte një pozitë të tillë. Për këtë arsye, ai nuk ka jetuar në qendër të vëmendjes që nga fillimi i jetës së tij. Kur Allahu e caktoi që i Dërguari (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) të përçonte mesazhin e Tij katërdhjetë vjet pas lindjes së tij, njerëzit filluan që të kërkonin çfarëdo kujtimesh të kishin për këtë Profet, dhe ata pyesnin njëri-tjetrin rreth çdo detaji të jetës së tij. Ata u ndihmuan në këtë nga ajo çfarë vet i Dërguari (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) rrëfente rreth ngjarjeve që ai kishte përjetuar nga lindja e tij; njashtu edhe rrëfimet nga shokët e tij dhe ata të cilën kishin qenë të përfshirë në këto ndodhi me të.


Në atë kohë muslimanët filluan që të grumbullojnë çdo gjë të cilën e kishin dëgjuar rreth historisë së jetës së Profetit të tyre (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) në mënyrë që t’ua transmetonin atë njerëzve përgjatë viteve.


El-Kaul el-Mubin fi Sirat Sejjid el-Murselin, fq. 78


Së dyti:
Në mesin e çështjeve në të cilat ka konsensus sa i përket lindjes së tij (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) është përcaktimi i vitit dhe i ditës.


1. Sa i përket vitit:


Ka qenë viti i Elefantit. Ibnul-Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
“Nuk ka dallime në mendime sa i përket faktit se ai (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka lindur në Mekë, dhe se lindja e tij ka ndodhur në Vitin e Elefantit”.


Zad el-Me‘ad fi Hedij Hajr el-‘Ibad, 1/76


Muhammed ibn Jusuf es-Salihi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Ibën Is’haku (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ka qenë Viti i Elefantit”.
Ibën Kethiri, ka thënë: “Kjo është pikëpamja e mirënjohur e mazhorancës”.
Ibrahim ibën el-Mundhir el-Hizami, Shejhu i Buhariut, ka thënë: “Ky është mendimi për të cilin asnjë nga dijetarët nuk dyshonin”. Khalifah ibn Khajjat, Ibën el-Xhezzar, Ibën Dihjeh, Ibën el-Xheuzi dhe Ibnul-Kajjimi shkuan edhe më tutje duke rrëfyer se ka konsensus në këtë çështje.


Subul el-Huda ue’r-Rashed fi Sirat Hajr el-‘Ibad, 1/334, 335


Dr. Ekrem Dija’ el-‘Umeri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
Në fakt rrëfimet të cilat pohojnë të kundërtën të gjitha kanë zinxhirë me të meta; dhe ata sugjerojnë se ai është lindur dhjetë vjet, apo njëzet e tri vjet, apo dyzet vjet, pas Vitit të Elefantit. Por, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai ka lindur në Vitin e Elefantit. Kjo mbështetet edhe nga studimet moderne të kryera nga, si hulumtuesit muslimanë, njashtu, edhe ata orientalist, të cilët konstatojnë se Viti i Elefantit korrespondon me vitin 570 apo 571 e.s.r..


Es-Sirah en-Nebevijjeh es-Sahihah, 1/97


2. Sa i përket ditës:
Ka qenë e hënë. Ai (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka lindur në të hënën; edhe misioni i tij ka filluar të hënën dhe ka vdekur të hënën.


Rrëfehet se Ebu Katadeh el-Ensari (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Profeti (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) ishte pyetur rreth agjërimit të hënave, dhe ai kishte thënë: “Kjo është një ditë në të cilën unë kam lindur dhe në të ka filluar misioni im – apo Shpallja më ka ardhur.”
Regjistruar nga Muslimi, 1162.


Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Ata të cilët kanë thënë se ai ka lindur të Premten më 17 Rebi’ul-Evvel, kanë gabuar.
Kjo është rrëfyer nga el-Hafiz ibn Dihjan nga çfarë kishte lexuar [?] nga libri I‘lam er-Vara bi E‘lam el-Huda nga njëri nga Shiat. Pastaj Ibën Dihjan tregon se pse ishte i dobët (da’if), dhe ai meriton që të klasifikohet si da’if sepse vjen në kundërshtim me tekstet.


Es-Sirah en-Nebevijjeh, 1/199


Së treti:
Sa i përket pikës në të cilën ka mospajtime ndërmjet dijetarëve, kjo ka të bëjë me përcaktimin e muajit dhe të ditës së muajit. Ne kemi takuar shumë opinione sa i përket kësaj, duke përfshirë këto të mëposhtmet:


1. Se ai ka lindur më 2 Rebi’ul-Evvel.
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Është thënë se ai ka lindur në të dytën e muajit. Kjo është përmendur nga Ibën Abdil-Berr në el-Isti’ab, dhe është rrëfyer nga el-Vakidi nga Ebu Ma’shar Nuxhejh ibën ‘Abdurrahman el-Medeni.


Es-Sirah en-Nebevijjeh, 1/199


2. Është thënë se ai ka lindur më 8 Rebi’ul-Evvel
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Është thënë se ai ka lindur në të tetën e muajit. Kjo është rrëfyer nga el-Humejdi nga Ibën Hazmi, dhe është rrëfyer nga Maliku, Akili, Junus ibën Jezid dhe të tjerët nga ez-Zuhri nga Muhammed ibën Xhubejr ibën Mut‘im. Ibën ‘Abdilberr rrëfen se disa historianë e kanë cilësuar si “sahih”; është konstatuar kategorikisht nga el-Hafiz el-Kebir Muhammed ibën Musa el-Khawarizmi, dhe është cilësuar si shumë i mundshëm që të jetë i saktë nga el-Hafiz Ebu’l-Khattan ibën Dihjah në librin e tij et-Tenvir fi Mevlid el-Beshir en-Nedhir.


Es-Sirah en-Nebevijjeh, 1/199


3. Thuhet se ai ka lindur më 10 Rabi’ul-Evvel.
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
Thuhet se ai ka lindur në të dhjetën e muajit. Kjo është rrëfyer nga Ibën Dihjeh në librin e tij, dhe është rrëfyer nga Ibën ‘Asakir nga Ebu Xha‘fer el-Bekirr. Njashtu, rrëfehet nga Muxhelid nga esh-Sha’bi.


Es-Sirah en-Nebevijjeh, 1/199


4. Thuhet se ai ka lindur më 12 Rebi’ul-Evvel.
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Thuhet se ka lindur në të dymbëdhjetën e muajit. Kjo është pohuar nga Ibën Is’hak. Rrëfehet nga Ibën Ebi Shejbeh në Musannefin e tij nga ‘Affan nga Se‘id ibën Mina’ se Xhabiri dhe Ibën ‘Abbasi kanë thënë: “I Dërguari i Allahut (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) është lindur në Vitin e Elefantit, të hënën më 12 Rebi’ul-Evvel; të hënën ka filluar misioni i tij, të hënën ai ka udhëtuar në Qiell, të hënë ai ka bërë hixhret, dhe të hënën ka vdekur.


Ky është mendimi më i përhapur sipas mazhorancës. Dhe Allahu e di më së miri!


Es-Sirah en-Nebevijjeh, 1/199


Thuhet, gjithashtu, se ai ka lindur në Ramazan apo në Sefer apo në ndonjë muaj tjetër.
Ajo e cila na duket të jetë e vërteta është se mendimi më i fortë sa i përket lindjes së Profetit (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) është se ai ka lindur ndërmjet tetë dhe dymbëdhjetë të muajit Rebi’ul-Evvel. Disa matematikanë dhe astronomë muslimanë e kanë përcaktuar se e Hëna në pyetje ka qenë nëntë Rebi’ul-Evvel. Mund të jetë ky njëri nga mendimet e tjera, dhe ka disa merita. Kjo korrespondon me 20 Prill 571 e.s. Kjo është çfarë disa nga librat bashkëkohorë të Sires (biografisë së Profetit) konsiderojnë të jetë më e mundshmja të jetë e saktë; duke përfshirë Profesor Muhammed el-Khudarin dhe Safiurrahman el-Mubarekfurin.


Ebu’l-Kasim es-Suhejli (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
Disa nga matematikanët thonë se lindja e tij ka ndodhur në muajin diellor të Prillit, në ditën e 20-të.


Er-Reud el-Unuf, 1/282


Prof. Muhammed el-Khuderi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
Astronomi Egjiptian Mahmud Basha (v.1885 e.s) i cili ka qenë i përgatitur mirë në astronomi, gjeografi dhe matematikë, dhe ka shkruar disa libra të bazuar në hulumtimet e tij, ka konstatuar se ka ndodhur të hënën e nëntë të muajit Rebi’ul-Evvel, e cila korrespondon me 20 Prill 571 e.s. Kjo përputhet me vitin e parë pas ndodhisë së Elefantit. Ai ka lindur në shtëpinë e Ebu Talibit në Shi’ab Benu Hashim.


Nur el-Jekin fi Sirat Sejjid el-Murselin (fq. 9). Shih, gjithashtu, er-Rehik el-Mekhtum (fq. 41).


Së katërti:

Sa i përket datës së vdekjes së Profetit tonë Muhammed (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!), nuk ka dallime në mendime sa i përket faktit se ka ndodhur të hënën. Rrëfimi nga Ibën Kutejbeh, i cili thotë se ka ndodhur të mërkurën, nuk është i saktë. Ndoshta çfarë ka pasur për qëllim është se Profeti (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) është varrosur të mërkurën, e cila është e saktë.
Sa i përket vitit të vdekjes së tij, nuk ka dallime në mendime se kjo ka ndodhur më 11 Hixhrij.
Sa i përket muajit të vdekjes së tij, nuk ka dallime në mendime sa i përket faktit se ka ndodhur në Rebi’ul-Evvel.


Sa i përket ditës së vdekjes së tij në atë muaj, ka dallime në mendime ndërmjet dijetarëve.
1. Shumica e tyre janë të mendimit se ka ndodhur më 12 Rabi’ul Evvel.
2. El-Khavarizmi ka qenë i mendimit se ka ndodhur më 1 Rabi’ul Evvel.
3. Ibnul-Kelbi dhe Ebu Mekhnef ishin të mendimit se ka ndodhur më 2 Rabi’ul-Evvel. Es-Suhejli anonte më shumë për të favorizuar këtë mendim dhe el-Hafiz Ibën Haxher (Allahu e mëshiroftë!) e ka konsideruar si më të mundshëm që të jetë i saktë.
Pikëpamja më e njohur është ajo e mazhorancës, e cila thotë se vdekja e Profetit (bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka ndodhur më 12 Rabi’ul Evvel të vitit 11 Hixhrij.


Shih Er-Reud el-Unuf nga es-Suhejli (4/439, 440); es-Sirah en-Nebevijjeh nga Ibën Kethiri (4/509); Fet’h el-Bari nga Ibën Haxher (8/130).

Dhe Allahu e di më së miri!


Islam Q&A

Burimi në anglisht: http://islamqa.info/en/147601

Burimi në arabisht: http://islamqa.info/ar/147601

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Must Read