Mësime dhe dispozita nga beteja e Uhudit
Ibnu-l-Kajjumi flet gjerësisht për të gjitha detajet e Betejës në Uhud. Ai thotë: “Dijetarët kanë thënë: Ngjarja në Uhud dhe mësimet të cilat i kanë nxjerr nga kjo betejë, pastaj dispozitat hyjnore që kanë rezultuar me këtë rast, vërtetë janë madhështore.
Ja disa prej tyre:
– Muslimanëve u vihen në dukje gjërat e këqija për shkak të mos dëgjueshmërisë;
– Shkaktimi i fatkeqësisë për shkak të mospërfilljes së urdhërave, siç ndodhi atëherë kur shigjetarët e thyen urdhrin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që të mos i lëshojnë pozitat e tyre. Është zakon tek të gjithë Pejgam¬berët që t’i sprovojnë ithtarët e vet në vepër, për padëgjesë ka pasur ndëshkime kurse për dëgjesë, shpërblime. Për shkak kundërvajtjes pasoi humbja, kurse për shkak të konsekuencës në urdhër – fitorja. Sikurse të mos ndodhte kështu, por gjithnjë të fitoshin, atëherë në radhët e besim¬tarëve, mumminëve do të futeshin edhe sish, të cilët nuk i takojnë këtyre. Atëherë do të ishte shumë vështirë të dallohet i sinqerti dhe i pasinqerti. Ndërkaq, nëse gjithnjë do të humbnin, atëherë pejgamber¬llëku nuk do ta kishte pasur arsyen e vet. Urtësia e All-llahut [subhanehu ve teala] ka paraparë që të ndodhë edhe njëra edhe tjetra për atë që të veçohet e vërteta nga gënjeshtra. Dihet shumë mirë se hipo¬krizia është veçori e fshehur e dyfytyrëshve – munafikëve, të cilët vetëm mendjehollët i zbulojnë. Në Uhud hipokrizia doli në sipërfaqe edhe me fjalë edhe me vepra, ndërsa fshehtësia doli faqe botës;
– Muslimanët kuptuan se në radhët e tyre ekzistojnë armiq, ndaj u përgatitën edhe për këta dhe ishin syçelë ndaj këtyre armiqëve;
– Me vonimin e fitores dhe ndihmës në disa intervale të betejës, është dashur të thehet nefsi – lakmia dhe kryelartësia tek besimtarët. Dhe kur muslimanët u vunë në sprovë, ata treguan sabër – durim, ndërsa munafikët frikë të madhe;
– All-llahu [subhanehu ve teala] u ka mundësuar robërve të vet që t’i përfitojnë disa privilegje në botën e ardhshme, të cilat nuk do të mund t’i fitonin me veprat e veta të mira, andaj i krijoi shkaqet dhe mënyrat, të cilat do t’ua lehtësojnë rrugën për t’i arritur këto privilegje specifike. Në këto bën pjesë shehid¬llëku, që është shkalla më e lartë të cilën e arrijnë të dashurit e All-llahut [subhanehu ve teala];
– All-llahu [subhanehu ve teala] ka dashur t’i ndëshkojë armiqtë e shehidëve, e ua ka mundësuar që me anë të mosbesimit – kufrit të shprehin shpirtligë¬sinë, dhunën dhe mizorinë e vet ndaj evliave (të dashurit e All-llahut) të Tij. Me kësi metodash, All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka pastruar mëkatet besim-tarëve, e njëkohësisht i ka shkatërruar jobesimtarët.
Shkëputur nga libri “Nektari i vulosur i xhen-netit”
Safujurrahman elMubarekFuri