BallinaARTIKUJHadith dhe SunetMISVAKI ËSHTË PASTRIM PËR GOJËN DHE ADHURIM NDAJ ZOTIT

MISVAKI ËSHTË PASTRIM PËR GOJËN DHE ADHURIM NDAJ ZOTIT

MISVAKI ËSHTË PASTRIM PËR GOJËN DHE ADHURIM NDAJ ZOTIT

 

Transmeton Aishja, radijallahu anha, se e ka dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë:

“Misvaku është pastrim për gojën dhe e kënaq Zotin”

Shënon Imam Buhariu në sahihun e tij.

 

Komentimi i hadithit:

Islami është fe e besimit të pastër fe e adhurimit të pastër ndaj Zotit është fe edhe e trupit dhe mendjes së pastër. Ajo kërkon të gjitha llojet e pastërtisë, si të zemrës, mendjes ashtu edhe trupit. Përmes këtyre llojeve të pastërtisë do të jenë të kënaqur të tjerët që janë rreh teje sepse nuk i dëmton me asgjë, as me zemër apo fjalë por as me erëra të këqija që mund të lëshoj trupi.

Prandaj edhe pastrimi i gojës është qetësi për vet personin por edhe për të tjerët. Këto mësime dhe edukatë për përdorimin e misvakut i pari që ua mësoi njerëzve ishte profeti Muhamed, sal-lallahu alejhi ue selem.

Misvak do të thotë rrënjë të bimës së caktuar e cila rritet në shkretëtirë të cilës i hiqet lëkura përreth dhe pastaj ajo shndërrohet në formë të fijeve të brushës dhe me të pastrohen dhëmbët.

Pak nga historia:

Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, përmes shpalljes hyjnore i mësoi njerëzimit forma  të logjikshme dhe të shëndetshme për larjen e gojës dhe pastrimit të dhëmbëve, duke mos harruar se sipas disa shkrimeve përmendet se Ibrahimi , alejhi selam, ishte i pari që Allahu ja mësoi këtë formë pastrimi të gojës.

Në të kaluarën romakët e vjetër si dhe evropianët gjerë në kohët e mesme të tyre gojën e pastronin me urinë dhe më e preferuara  ishte urina e importuar nga Spanja.  Nëse nuk arrinin deri tek ajo atëherë e zëvendësonin me urinë të qeve (buallit). Disa mjek në Evropë këshillonin përtypjen e zemrës ë gjarprit, apo miut mundësisht një herë në muaj që të pastronin dhëmbët e  tyre.

Misvaki  më i miri i të gjithëve:

Kështu erdhi Islami dhe këshilloi të zëvendësoheshin këto forma me një pemë e cila do të ishte sa e logjikshme aq edhe e shëndetshme për njeriun. Ajo do të ruante dhëmbët nga sëmundjet, nga rënia e tyre,  i pastronte ato dhe e pastronte edhe gojën. Misvaki është edhe më i mirë se astat bashkëkohore dhe përmban dobi të cilat nuk gjinden në to. Bazuar në studimet bashkëkohore vërejmë se ekzistojnë rreth 182 bimë të llojeve të ndryshme prej të cilave 158 rriten në kontinentin afrikan. Megjithatë më e mira, më e përshtatshmja dhe e dobishme mbetet ajo që rritet në botën arabe të cilën e praktikonte Pejgamberi, sal-lalahu alejhi ue selem, e njohur me emrin: “Arak” (Salvadora persica)

Është vërtetuar shkencërisht se misvaki përmban substancën antibakteriale të ngjashme me penicilinë, të cilat janë me ndikim të madh në eliminimin e baktereve dhe eliminon të paktën pesë lloje të patogjenëve dhe bakteret në gojë. Sido që të jetë kjo nuk është qëllimi i temës sonë por vetëm desha të përmendi vetëm pak ilustrime rreth saj.

Mësime rreth misvakut

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, urdhëroi që të pastrohet goja dhe dhëmbët me të sa herë të ketë mundësi më shumë myslimani, bile ai kishte traditë që kur i dilte gjumi natën merrte misvakun dhe pastronte gojën me të pasi ngritja nga gjumi është koha më e rëndësishme e pastrimit të dhëmbëe e vërtetuar edhe shkemcërisht. (Buhariu dhe Muslimi) kurse në hadithet tjera të shënuara tek Buhariu përmendet se ai këshillonte: “Sikur të mos kisha frikë se po e mundoj umetin tim do tu kisha urdhëruar ta përdorni misvakun sa herë që merrni abdes” ndërsa në një transmetim tjetër gjithashtu të saktë në vend të abdesit përmendet: “Do të kisha urdhëruar me përdorjen e misvakut para çdo namazi” –pra pesë herë brenda ditës dhe natës ose së paku tri herë gjatë marrjes së abdesit pasi zakonisht njeriu brenda njëzet e katër ore merr abdes përafërsisht tri herë në ditë.

Fjala profetike: “Misvaku është pastrim për gojën” nënkupton se me të duhet pastruar e gjithë goja e jo vetëm dhëmbët, pra edhe gjuha dhe mundësisht sa të mundet më shumë ta fërkoj me misvak brendësinë e gojës. Por duhet të mos harrojmë se në këtë këshillë besimtari duhet të ketë kujdes që tu largohet gjërave që e pamundësojnë apo vështirësojnë pastrimin e gojës nga ushqimet jo të preferuara siç është qepa, hudhra, etj. Gjithashtu sa duhet kushtuar kujdes pastrimit të gojës nga bakteriet e ndryshme duhet të kujdesemi për të edhe nga fjalët e këqija dhe të ndaluara. Ta pastrojmë gojën prej tre dhe kështu të tjerët të jenë rehat nga ajo.

Fjala e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem; “dhe e kënaq Zotin” pastërtia e kënaq Allahun, por e kënaq edhe insanin ashtu si e kënaq edhe jelekun. Me erë të mirë kënaqet çdokush kurse ajo e keqja i pengon gjithkujt. Prandaj para futjes në namaz duhet ta pastrojmë gojën por edhe trupin nga çdo erë e padëshiruar sepse përndryshe njerëzit do të largohen nga ti ashtu si largohen edhe melekët.

Duke mbajtur veten në formë e mban edhe besimin dhe adhurimet në formë dhe kështu e kënaq Zotin.    Ai  nuk është vetëm pastërti por edhe kryerje e një urdhri fetar, është adhurim,tënd. Pastrimi i gojës shkon në mënyrë zinxhir derisa të arrij tek kënaqja e Zotit.

Sunetet që duhet praktikuar gjatë përdories së misvakut:

1-Përdorimi i tij sa më shumë që është e mundur.

2-Atë nuk mund ta z[vend[sojë në shpërblim e as në dobi as pasta e as brusha e dhëmbëve.

3-Lejohet përdorja e brushës dhe pastës por jo të bëhesh i pamvarurr nga misvaku.

4-Përdore sa herë që merr abdes, sa herë që ngritesh në këmbë për tu falë e së paku bile një herë në ditë.

5-Mbaje afër vetes kudo që shkon bile edhe kur bie për të fjetur që sa herë të del gjumi pastroje gojn.

6-Nuk është sunet vetëm pastrimi i dhëmbëve por kësaj i shtohet edhe pastrimi i gjuhës dhe i tërë brendësisë së gojës.

7-Kësaj pastërtie të gojës nga mbeturinat e ushqimit duhet t’ia shtosh edhe pastërtinë e gojës nga fjalët e pahijshme që e hidhërojnë Allahun.

8-Përveç përfitimeve shëndetësore përmes misvakut besimtari përfiton edhe arritjen e kënaqësisë së Allahut.

9-Lejohet përdorimi i misvakut të tjetrit, ashtu si veproi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, me misvakunn e Abdurrahman ibën ebi Bekrit vëllait të Aishes në çastet e vdekjes së Profetit. Por është mirë që para përdorimit nga tjetri fillimisht të pastrohet e pastaj të përdoret. Kjo bazuar në ngjarjen e lartpërmendur ku Aisheja e pat marrë nga vëllai i saj e pastroi me gojën e vet dhe pastaj ja dha Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, për pastrim.

10-Gjatë pastrimit të gojës mbeturinat që mblidhen në të duhet të nxirren jashtë e jo të dërgohen brenda në stomak. Transmetohet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur e pastronte gojën lëshonte zë me tingullin “UË” përmes të cilit kuptohej se po i mbledh mbeturinat nga goja për t’i gjuajtur.

Për fund:

Misvaki

Është pasim i Sunetit

E gëzon Allahun

Rrit shpërblimin e namazit

Është freski për gojën

Forcon mishrat e dhëmbëve

Shkëlqen dhëmbët

Ndihmon në tretje

Përmirëson shikimin

Përmirëson kujtesën

Shëron dhimbjen e kokës

Rrit rrjedhshmërinë dhe inteligjencën

Relakson trurin

Kënaq zemrën

Lulzim Mehmet Susuri

03.6.2012
Ehlihadithi.com
www.islamifejaevertete.com

 

Must Read