Mos e shani erën.
Në dimër shpeshtohen erërat.
Era është e krijuar nga Allahu dhe ajo është e urdhëruar t’i respektojë dhe ti nënshtrohet asaj për të cilën është krijuar.
Ajo mund të vijë si mëshirë( erë e lehtë, fllad, freski dhe zbritje e shiut) ose si ndëshkim (shkatërrim të bimëve, ndërtimeve dhe shkatërimin e të padrejtëve)
Ajo është ushtari i Allahut që i nënshtrohet urdhërave të Tij, prandaj nuk lejohet sharja ose mallkimi i saj, por kërkojmë nga Allahu mirësinë e saj dhe kërkojmë mbrojtje prej sherrit të saj.
I Dërguari i Allahut-alejhi selam- kur frynte era lutej duke thënë:
اللَّهُمَّ إِني أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَخَيْرَ مَا فِيهَا، وخَيْرَ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهِا، وَشَرِّ مَا فِيها، وَشَرِّ مَا أُرْسِلَت بِهِ
“O Zoti im! Kërkoj mirësinë e saj dhe mirësinë qē gjendet në tē dhe mirësinë e asaj për të cilën është dërguar. Dhe kërkoj mbrojtje nga e keqja e saj dhe nga e keqja që gjendet në tē dhe nga e keqja për të cilën është dërguar.”(Muslimi, 899)
I Dërguari i Allahut-alejhi selam- thotë:
الرِّيحُ مِنْ رَوْحِ اللَّهِ، تَأْتِي بِالرَّحْمَةِ، وَتَأْتِي بالعَذَابِ، فَإِذا رَأَيْتُمُوهَا فَلا تَسُبُّوهَا، وَسَلُوا اللَّه خَيْرَهَا، واسْتَعِيذُوا باللَّهِ مِنْ شَرِّهَا
“ Era është mëshira e Allahut (që me mëshirën e Tij i freskon me erë robërit e Vet). Ajo vjen si mëshirë dhe vjen si ndëshkim. Nëse shihni se po vjen, mos e shani, kërkoni nga Allahu mirësinë e saj dhe kërkoni mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj.”(hadithin e ka saktësuar shejh Albani)
/Mesofenetende