“Mos u brengos nëse humbet diçka prej kësaj jete”
E kam menduar thellë gjendjen e njerëzve fisnikë dhe kam vënë re se -në shumicën e rasteve- ata privoheshin nga një pjesë e fateve të kësaj bote, dhe kam vënë re se dynjaja në shumicën e rasteve- është në dorën e njerëzve me mangësi (mendjelehtë).
Pashë njerëzit fisnikë dhe i gjeta duke u ndjerë fatkeqë për atë që u shpëtoi nga kjo jetë dhe fatkeqë për atë që fitojnë njerëzit mendjelehtë prej saj, madje një pjesë e tyre për pak sa nuk mbyteshin nga keqardhja për këtë gjë.
U fola disa prej tyre që tregohen fatkeqë dhe i thashë njërit prej tyre: “Ç’të ka gjetur? Vlerësoje këtë situar ashtu siç duhet, sepse po gabon në disa drejtime:
1. Nëse ke ambicie të madhe për të kërkuar dynjanë, atëherë përpiqu që ta kërkosh pa ndjerë keqardhje për atë pjesë që të shkoj kot, sepse qendrimi yt kokëulur duke u treguar fatkeqë për atë që kanë fituar të tjerët -duke shtuar edhe pafuqinë tënde për të bërë përpjekje- është kulmi i pazotësisë.
2. Jeta e kësaj bote synohet për ta kaluar dhe jo për të qëndruar në të përjetësisht. Ky është rezultati drejt të cilit duhet të të udhëzoje dija dhe të kuptuarit tend. Kurse për sa i përket mirësive të kësaj jete, që i fitojnë njerëzit mendjelehtë, ato (të mira materiale) nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëmtojnë trupat dhe fenë e tyre. Nëse e kuptove këtë, por vazhdon të tregohesh fatkeqë për humbjen e diçkaje që ashtu e humbur është më e dobishme për ty, duke e kthyer në një denim keqardhjen tënde për diçka që nëse të qëndron largë (ajo që e kërkon) është për të mirën tënde, atëherë kënaqu me këtë situatë si një dënim i shpejt për ty, nëse (nëse supuzojmë se) i shpëton dënimit të mëvonshëm.
3. Ti e ke mësuar se sa e pakët është ajo pjesë që i takon njeriut për të shijuar të mirat dhe knaqësit e kësaj bote, në krahasim me atë pjesë që i takon kafshës, e cila jo vetëm që i takon të shijojë një pjesë më të madhe të knaqësive të kësaj bote, por nga ana tjetër arrin t’I shijoj ato nën një sigur të plotë, kurse ti i shijon ato (edhe pse të pakta) me frikë dhe sasira të vogla.
Nëse pjesa që të takon do të dyfishohej, kjo nuk do të ishte gjë tjetër veçse një imitim i kafshës, në sensin (kuptimin) që do të zvogëlonte mundësinë për t’u marrë me gjërat e vlefshme, kur dihet se ulja e barrës e inkurajon të zotin të kap grada dhe shkallë më të larta.
Por nëse do të parapelqesh -edhe pse jo shum fisnike- sasinë, atëherë do të kthehesh detyrimisht në atë që njihet si neglizhencë, do të të sakatoset dija dhe do të të përzihen mendimet.
Ibn Xheuzi – “Gjuetia e meditimeve